
Opozita shpalli fitoren. Pas 5 muajsh betejë u deklaruan se u morën dy komisione dhe ky ishte një sukses i madh i qëndresës në parlament.
Nga ana tjetër, mazhoranca tha se Komisionet Hetimore atje ishin dhe nuk kishte ndryshuar asgjë thjesht dhe vetëm demokratët shkuan atje ku u takonte sipas ligjit.
Nga ana tjetër pretendohet se një fitore e madhe e opozitës ishte edhe Reforma Zgjedhore, pasi shumica e Grupit Parlamentar tashmë është bashkuar rreth Sali Berishës me Gazment Bardhin dhe deputetët e tij e kanë lënë Lulin në vetmi dhe nuk do të jetë si personi kryesor i Reformës Zgjedhore me Alibeajn, por do jetë shumica e Grupit Parlamentar e krijuar nga bashkimi i Sali Berishës me Gazment Bardhin.

Edhe për më optimistin fitorja është një zero me bisht.
Së pari, Komisionet Hetimore parlamentare aty ishin, aty janë, por ka një ligj të ndryshuar për Komisionet Hetimore parlamentare, për të cilin Gazment Bardhi dhe të tijtë justifikohen me faktin se do të jetë Gjykata Kushtetuese që mund ta rrëzojë.
Me ligjin e ri për Komisionet Hetimore parlamentare ato janë të pavlera, janë kot.
Nuk ka një bazë të thelluar hetimore. Gjithçka vendoset me shumicë votash në komisione.
Komisioni mund të krijohet me shumicën e votave, për të kryer hetimin duhet shumicë votash. Nuk e bëjnë më deputetët, por ekspertët, e kështu me radhë.
Pra, atë që pamë në komisionin e inceneratorëve, ku kryeministri u vu me shpatulla pas murit bashkë me bashkëpunëtorët e tij të tillë, komision nuk do të shohim më kurrë.
Prandaj fitorja e opozitës s'është asgjë, thjesht dhe vetëm një njohje nga Partia Socialiste dhe mazhoranca në pushtet e shumicës së re që ka në përfaqësim PD-në.
Një shumicë e re brenda opozitës sepse Edi Rama nuk e njihte pjesën e Berishës, por njihte vetëm Lulzim Bashën.
Largimi i Gazment Bardhit, kalimi i tij në nënkryetar partie, mbajtja dhe e Agron Gjekmarkajt si nënkryetar partie, për të ruajtur edhe postet në Kuvend, njëri si kryetar grupi dhe tjetri si nënkryetar Kuvendi, thirrën Grupin Parlamentar të PD-së dhe bënë që Edi Rama të njihte ata që ishin 40 deputetë, jo ata 5 apo 7 që i kanë ngelur Lulzim Bashës.

Është e qartë që palët do të shpallin fitoret dhe humbjet e tyre, por në fund duhet të kuptohet që askush nuk ka fituar asgjë thjesht dhe vetëm kanë humbur kohë dhe tashmë shpikën një lloj marrëveshjeje për të shpallur secila palë fitoren.
Socialistët për të thënë që janë tolerantë dhe gjejnë dakordësi, demokratët për të thënë se fituan Komisionet Hetimore dhe Reformën Zgjedhore, në fakt, në finale e gjitha çka ka ndodhur këto 5 muaj ka një përgjigje: "Edi Rama njohu shumicën e re opozitare". Ky është thelbi i gjithçkaje.
Asgjë më shumë sesa kaq nuk ka fituar grupimi i Berishës me Bashën apo PD-në pa vulë./ CNA
Në Shkodër, kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, në datën 25 jana...
Disa ditë pas një dalldie masive publike, të komenteve dhe...
Nëse do që të shohësh të gjitha këndet e hipokrizisë njerë...
Ditën e shtunë, CNA publikoi një shkrim shumë etik, me...
Një ishte fjalia kryesore e Rilindjes dhe socialistëve...
Prej gati një viti, Alfred Peza është zgjedhur kreu i ...
CNA dje solli një shkrim të parë në kuadër të një vëzh...
Sot Gjykata Kushtetuese, sipas informacioneve në media...
Kreu i Partisë që u ka vjedhur "vulën" demokratëve, Lu...
CNA ka qenë një nga mediat kryesore, e cila ka ndjekur...
Dikush thoshte se ardhja e Antony Blinken-it ishte një...
Me zë dhe figurë, në dy ekrane të ndryshme, te Syri TV...
Vizita e Antony Blinken, Sekretarit amerikan të Shteti...
Mjafton të dëgjosh apo të ridëgjosh disa herë fjalimin...
Alma Kaçi pasi u dënua me 1 vit burg nga SPAK për pros...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken vjen në T...
Partia Socialiste mblodhi Asamblenë, takime që po bëhe...
Debati i inceneratorëve është shumë i gjerë, pasi shum...
Lul "ekselenti" ka dalë sot në një konferencë shtypi d...
Në një shkrim të gjatë në median e Carlo Bollino-s të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...