
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka marrë një ditë më parë fletëthirrjen nga SPAK-u për t'u paraqitur dhe për t'u pyetur në lidhje me dy dosje famoze, e para ajo e inceneratorëve dhe e dyta dosja "5D", të cilat kanë kulmuar me arrestimin e njerëzve të të gjithë komandës drejtuese të Bashkisë Tiranë me rreth 9 drejtorë dhe disa zyrtarë të tjerë.
CNA ka mësuar se SPAK-u do të ketë veprime të tjera në lidhje me drejtorët dhe bashkëpunëtorët e Veliajt, të cilët po hetohen për çështjen e inceneratorëve. Gjithashtu janë thelluar edhe më tej hetimet për dosjen "5D".
CNA, nga burimet zyrtare, ka konfirmuar se Erion Veliaj është thirrur javën e shkuar për t’u paraqitur në SPAK, por arsyet shëndetësore, plasja e tëmthit pas arrestimit të drejtorëve, ka bërë që Veliajt t'i shtyhen paraqitjet. Një fletë e dytë thirrjeje ka shkuar te kryebashkiaku ditën e djeshme, duke caktuar javën e ardhshme si afat për të paraqitur dhe për t’u pyetur nga SPAK-u.

Mësohet se prokurorët e SPAK-ut kanë mundur të sigurojnë fakte dhe prova, të cilat implikojnë edhe kryebashkiakun, Erion Veliaj, në çështjen e inceneratorëve dhe të dosjes "5D", jo vetëm për faktin se ai ka qenë një person në dijeni të gjithçkaje ka ndodhur, por dyshohet edhe për veprën e "shpërdorimit të detyrës" dhe "korrupsionit".
Veliaj prej disa vitesh ka qenë një nga “avokatët” kryesorë të aferës së inceneratorëve. Ai e mbronte me pathos dhe deklaronte se ishte një investim i suksesshëm.
Nga ana tjetër, ai ka detyruar drejtorët e tij të firmosin një kontratë shtesë mbi kontratën koncesionare të inceneratorëve, siç është ajo e dherave, e cila ka kapur vlerën marramendëse, që shkon në rreth 60 milionë euro.
Para këto të cilat nuk dihet se ku kanë shkuar, por deri tani SPAK-u ka mundur të sigurojë informacione zyrtare se këto fonde janë përdorur në mënyrë abuzive, nuk janë investuar, janë keqpërdorur, pa shkuar te fakti se janë paguar shuma të mëdha parash për mediat për korrupsion./CNA
Qindra qytetarë të Tiranës u mblodhën para Bashkisë së Tir...
Pak pasi akrepat e orës shënuan 11:00, para Bashkisë së Ti...
Këshilltarët bashkiakë të opozitës janë lejuar pas rreth d...
Argita Malltezi, vajza e ish-kryeministrit Sali Berish...
Qytetarët po vijojnë protestën para Bashkisë së Tiranës. ...
Qindra qytetarë të Tiranës janë duke protestuar para b...
Qytetarët kanë hedhur mollë drejt Bashkisë së Tiranës. Në...
Qindra qytetarë të Tiranës janë mbledhur para bashkisë...
Gjykata e Posaçme, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçm...
Gazetari Zamir Dule ka ndërruar jetë në moshën 55-vjeç...
Nëpërmjet dylbive, ornitologu Jon Vorpsi përgjon flamingot...
Gjashtë kompani kanë arritur të kalojnë fazën e parë të pr...
Çfarë duhet për të bërë karrierë? Është një pyetje që me s...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Mbrëmjen e sotme në televizionin ortak të inceneratorëve ë...
Në emisionin "Të Paekspozuarit" me Ylli Rakipin është ...
Mes moderatorit të emisionit "Të Paekspozuarit" Ylli Rakip...
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti në e...
Themeluesi i lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj ka...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi ka zbu...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...