
Pas arrestimit të tre drejtorëve të tij, Mariglen Qato, Redjan Molla dhe vendosja e një tjetër mase sigurie për Taulant Tushën, kryebashkiaku Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrjeje në tëmth.
Ndërhyrja është kryer në QSUT dhe mësohet se Veliaj është në gjendje të mirë shëndetësore.
Duket se kryebashkiaku nuk po e përjeton dhe aq mirë rënien e drejtorëve dhe zyrtarëve të tjerë të Bashkisë Tiranë në pranga.

Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drejtorë të Bashkisë së Tiranës.
Në prangat e policisë ranë Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë.
Ndërkohë u lëshua një tjetër urdhër-arresti për Taulant Tushën, ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike.
Më tej, GJKKO dha masën "detyrim paraqitje" për Eglantina Zeren, ish-drejtoreshë e "Tirana Parking", sot drejtoreshë e Gjelbrimit në Tiranë.
Ndaj saj është vendosur edhe një tjetër masë, "Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”.
Masën "detyrim paraqitje" GJKKO ka dhënë edhe për Enton Punavijën, Drejtor aktual i Trafikut dhe Transportit në kryeqytet, si dhe Debora Keçin, Drejtoreshë e "Klubit të Sportit Tirana", Julian Zanaj, funksionar pranë Prokurimeve Publike dhe Albano Janku inxhinier pranë kompanisë dhe për biznesmenin Nestor Muhamellari.
Rikujtojmë se, nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktivë në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.
Sipas SPAK-ut, gjatë periudhës 2016-2020, kur Redi Molla si Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” e njëjtë me “V.A.S Konstruksion”, njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.
Në këto procedura Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni Mariglen Qaton, që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë). Ndërkohë ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.
Po kështu, gjatë viteve 2016-2018, kur Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi.
SPAK-u thekson se është provuar edhe me fakte se kompania “V.A.S Konstruksion” sh.p.k. e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë./ CNA
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, e ka kthyer në një ru...
Bashkia e Pustecit është bashkia më e vogël që ka qarku ju...
Gjatë javës, policia ka arrestuar 27 drejtues mjetesh, për...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 prej drejtorëve të arr...
Edhe 11 vjet pas kthimit në Shqipëri, e diplomuara në një ...
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan. Raportohet p...
Bankat shqiptare vazhdojnë të mbështeten kryesisht në prod...
Në vigjile të Pashkës katolike, Arqipeshkevi i Shkodrës, I...
Teksa sot do të jepej masa në GJKKO për drejtorët e zy...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar pë...
Drejtorët e Erion Veliajt ndryshuan 3 herë emrin e kompani...
Pas arrestimeve të bujshme të shumë drejtorëve të krye...
Dy ditë më parë, më 28 mars, CNA ishte media e parë që...
Ora dimërore ndërrohet të dielën e 31 marsit. Në orën 2 të...
Shumica e shqiptarëve në të dy vendet mendojnë se ne rapor...
Ka ende shumë punë për të bërë për të konsoliduar edhe më ...
Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë më afër/pranë ...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë kallëzim ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...