Policia, me "dorë të hekurt"/ Arrestohen 27 shoferë, ndëshkohen mijëra të tjerë
Gjatë javës, policia ka arrestuar 27 drejtues mjetesh, për...

Bashkia e Pustecit është bashkia më e vogël që ka qarku juglindor, me atraksione mjaft të bukura turistike e kulturore. CNA herë pas here ka sjellë në vëmendje objekte të ndryshme me vlera në këtë zonë, si edhe disa nga vendet që mund të vizitohen. Në këtë reportazh, fokusi është pikërisht turizmi dhe zhvillimi i mëtejshëm i tij. Turistët e huaj janë ata që e kanë vizituar më shpesh zonën, duke bërë që të ketë një rritje të numrit të vizitorëve, e kjo pranohet nga kryetari i kësaj bashkie, Pali Kolefski. Një një intervistë për CNA TV, Kolefski ka treguar një sërë hapash që do të ndiqen këtë vit për ta kthyer Pustecin dhe fshatrat përreth në destinacione turistike. Fillimisht, kryetari tregon se kanë bërë planet për të përballuar çdo lloj situate lidhur me pastërtinë në zonë, si edhe ka zhvilluar një takim me bizneset për të biseduar lidhur me zhvillimin më tej të tyre.
"Ne shpresojmë dhe kemi besim të plotë që do jetë një sezon i suksesshëm, si kudo në Shqipëri. Po shikojmë një interesim të madh të turistëve të huaj që vizitojnë Prespën, pavarësisht kohës që ende s'jemi zyrtarisht në sezon. Ne kemi bërë planet tona për të përballuar çdo lloj situate, me shërbimet që ofron bashkia, lidhur me pastërtinë e me gjëra të tjera që kanë kërkuar. Jo më larg se 10 ditë, kam bërë një takim me bizneset që operojnë në fushën e turizmit në Pustec, të cilët kishin disa kërkesa shumë normale dhe ne do përpiqemi t'ua realizojmë në mënyrë që të lehtësojmë punën e tyre. Kuptohet që do të duhet të përmirësohet infrastruktura, gjë që jemi duke u marrë dhe kemi aplikuar në shumë projekte”, tha ai.
Rritja e lartë e numrit të turistëve ka qenë pikërisht në vitin 2023, duke u konsideruar si një vit shumë i suksesshëm. Turistë të huaj që qëndronin 1 ditë në Pustec duke vizituar të gjitha atraksionet që ofron, por edhe të tjera që qëndronin disa ditë me rulota në natyrën e bukur të zonës. Ishulli i Maligradit, sipas kryetarit të bashkisë Kolefski, mbetet një nga destinacionet më të kërkuara e të preferuara të vizitorëve.
"Viti 2023 ka qenë një vit shumë i suksesshëm, sepse pas pandemisë së 2020 kishte një ulje të turistëve. 2023 ka pasur një rritje shumë të madhe të fluksit të turistëve. Tipi i turistëve që kanë vizituar Bashkinë e Pustecit kanë qenë ata që vijnë ditorë, ose për më shumë ditë duke ndenjur në rulota dhe vizitojnë objekte të ndryshme. Ishulli i Maligradit ka qenë një destinacion, edhe kishat eremite. Gjithashtu, është vizituar edhe muzeu i ndërtuar në Gollomboç. Ka pasur vizita edhe në fshatin Kallamas, ku njerëzit duan të shohin kishat eremite të asaj pjese", tha ai.
Bashkëpunimi i Bashkisë Pustec me Bashkinë e Prespës në pjesën greke, po ashtu edhe me Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës dhe partnerëve në anën tjetër të kufirit, duket se po ecën më së miri në fokusin e tyre për zhvillimin e turizmit dhe përmirësimit të infrastrukturës. Kolefski tregon disa nga pikat më të rëndësishme që dëshiron të realizojë për këtë vit, në mënyrë që të bëjë të aksesueshëm çdo objekt dhe zonë që ia vlen të vizitohet në Pustec. Kishat mbartin një rol kryesor në historinë e kësaj zone, pasi kjo bashki ka një kishë bizantine që ndodhet në kufi me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por dhe shumë kisha të tjera.
"Do të përmend ato projekte që kanë në fokus turizmin dhe përmirësimin e infrastrukturës që ka të bëjë me turizmin. Bashkia Pustec ka bashkëpunuar me Bashkinë e Prespës në pjesën greke, lidhur me programin ndërkufitar IPA, ku bashkia jonë do të jetë partnere bashkë me Drejtorinë e Monumenteve të Kulturës, po ashtu me partnerët tanë në anën tjetër të kufirit. Po ashtu kemi menduar, që ne të mundohemi t'i bëjmë të vizitueshme objektet, pasi nuk janë vetëm ishulli dhe kishat. Monumentet e kulturës kanë pjesën e vet në restaurimin e objekteve fetare që janë brenda këtyre, kurse bashkia do aplikojë për pajisjen e këtyre objekteve me mole që shërbejnë për aksesimin e turistëve atje. Kemi aplikuar gjithashtu edhe për rehabilitimin e rrugëve, thirrja konsistonte në lidhjen e rrugës kryesore deri në qendrat e banuara. Kemi zgjidhur pjesën e Kallamasit, duke lidhur aplikimin e Drejtorisë së Monumenteve të Kulturës që ka të bëjë me restaurimin e kishës bizantine që ndodhet në kufi me RMV, si edhe me kishën që ndodhet në qendër të fshatit Kallamas, deklaroi ai.
Vite më parë furnizimi me ujin e pijshëm ka qenë një nga problematikat më të mëdha që kanë vuajtur banorët e Pustecit dhe fshatrave të kësaj bashkie. Fatmirësisht kjo gjeti zgjidhje nga ana e bashkisë dhe Drejtorisë së Ujësjellës Kanalizimeve të Korçës. Ndërsa për këtë vit, bashkëpunimi i këtyre dy institucioneve do të ketë në fokus rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza, në mënyrë që mos të ketë ndotje të liqenit të Prespës.
"Ne kemi bashkëpunuar edhe me Drejtorinë e Ujësjellës Kanalizimeve të Korçës, e cila ka aplikuar në një projekt në të mirë të Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël, që lidhen me pastrimin e ujërave të zeza. Këtu kemi dy fshatra, Pustecin dhe Zaroshkën, të cilët kanë një rrjet funksional të kanalizimit të ujërave të zeza, por më shumë projekti konsiston në pajisjen e pjesës tjetër që nuk akseson këtë rrjet, dhe pjesën fundore për pastrimin sipas standardeve të BE-së, që ujërat të mos ndotin liqenin e Prespës”, tha ai.
Pali Kolefski jep një lajm të mirë nëpërmjet kësaj interviste, duke treguar se pret të fillojë implementimi i projektit strategjik, që do të bëjë përmirësimin e të gjitha rrugëve, si ajo e Zaroshkës, Lajthizës, Pustecit. Për kryetarin e bashkisë, kjo do të jetë një shtysë shumë e madhe në zhvillimin e turizmit.
Në Pustec kanë ngelur rreth 3000 banorë, por duket se janë turistët ata që i japin më shumë gjallëri kësaj zone. Vitet e fundit, falë investimeve në infrastrukturë dhe në bujtina familjare, Prespa ka pësuar një zhvillim të madh, ndërsa për këtë vit pritet të hapet sezoni turistik në maj, me një organizim mjaft të veçantë që do të shpalosë vlerat që ka zona, duke filluar nga gatimet tradicionale e deri te promovimi i atraksioneve turistike./CNA
Gjatë javës, policia ka arrestuar 27 drejtues mjetesh, për...
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 prej drejtorëve të arr...
Edhe 11 vjet pas kthimit në Shqipëri, e diplomuara në një ...
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan. Raportohet p...
Bankat shqiptare vazhdojnë të mbështeten kryesisht në prod...
Në vigjile të Pashkës katolike, Arqipeshkevi i Shkodrës, I...
Teksa sot do të jepej masa në GJKKO për drejtorët e zy...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar pë...
Drejtorët e Erion Veliajt ndryshuan 3 herë emrin e kompani...
Pas arrestimeve të bujshme të shumë drejtorëve të krye...
Dy ditë më parë, më 28 mars, CNA ishte media e parë që...
Ora dimërore ndërrohet të dielën e 31 marsit. Në orën 2 të...
Shumica e shqiptarëve në të dy vendet mendojnë se ne rapor...
Ka ende shumë punë për të bërë për të konsoliduar edhe më ...
Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë më afër/pranë ...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë kallëzim ...
Me vendim të Gjykatës së Posaçme janë sekuestruar pasu...
Në Shqipëri dy ish-drejtues në Bashkinë e Tiranës, Red...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...