Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në Shqipëri dy ish-drejtues në Bashkinë e Tiranës, Redi Molla, i cili ka qenë në krye të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime”, dhe Maringlen Qato, deri para disa kohësh në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, u arrestuan sot me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Ata dyshohen për “korrupsion pasiv” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.
Një urdhër i dytë arresti është lëshuar edhe për Taulant Tushën, ish-Drejtor i Përgjithshëm, i arrestuar më herët, për përfshirjen në rastin e inceneratorit të Tiranës. Ai dyshohet për “shkelje të barazisë në tenderë”.
Masa më të lehta, “Detyrim për paraqitje”, janë dhënë ndaj katër drejtuesve dhe ish-drejtuesve në bashki, Enton Punavija, Drejtor i Drejtorisë së Transportit, Julian Zanaj, Drejtor i Prokurimeve, Eglantina Zere e shoqërisë “Tirana Parking” dhe Deborah Keçi, titullare e Klubit Sportiv “Tirana”, ndaj një përgjegjësi sektori, si dhe ndaj administratorit të kompanisë “5D Konstruksion”, Nestor Muhametllari.
Është pikërisht kjo kompani, që ka ngritur dyshime e rreth së cilës janë zhvilluar hetimet e Prokurorisë së Posaçme. Sipas njoftimit zyrtar, “janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasit Redi Molla dhe Maringlen Qato, janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Ata e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë”.
Kompania, e cila ka ndryshuar disa herë dhe emër, rezulton të ketë përfituar “në kundërshtim me rregullat” një seri tenderësh nga agjencitë në varësi të Bashkisë së Tiranës, përfshirë 7 raste nga “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, kur ajo drejtohej pikërisht nga Redi Molla, ndërsa Maringlen Qato ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.
Disa procedura të tjera prokurimi janë fituar direkt nga Bashkia e Tiranës. Në këtë rast, sipas Prokurorisë së Posaçme është zbuluar përfshirja e Drejtorit të Përgjithshëm Tusha, i cili dyshohet se së bashku me disa anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave “e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik. Ekzistojnë dyshime të bazuara se Tusha ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qenë zotëruesit indirektë të aksioneve të shoqërisë”.
Dy rastet më flagrante janë procedurat e prokurimit nga shoqëria “Tirana Parking” dhe Klubi Sportiv "Tirana". Sipas Prokurorisë së Posaçme, titullaret e tyre ia kanë besuar vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender, vetë punonjësve të shoqërisë “5D Konstruksion sh.p.k.”/VOA
Këtë të premte, po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Prej muajsh SPAK-u po heton aferat korruptive në Bashk...
Aktivisti Adriatik Lapaj, në një postim në rrjetet soc...
Të enjten, pas hetimeve të SPAK-ut, u arrestuan 3 drej...
Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko, ka reaguar për arrest...
Gjin Gjoni, ish-gjyqtari i shumakuzuar, tashmë është k...
Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar me...
SPAK-u prej disa muajsh ka kryer hetime intensive për ...
Të enjten, me urdhër të SPAK-ut janë arrestuar 2 drejtorë ...
Të enjten, me udhër të Prokurorisë së Posaçme, janë arrest...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me apli...
Erion Veliaj dhe banda e tij mediatike, kryesisht e...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arretsimet e dr...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 3 urdhër-arreste për 3 dre...
SPAK ka kërkuar arrestimin e një tjetër drejtori të Ba...
3 drejtorët kryesorë të kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Dy drejtorë të bashkisë së Tiranës janë arrestuar dhe 6 zy...
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga arrestimet masive në Ba...
CNA ka zbuluar emrat e drejtorëve të arrestuar të Bashkisë...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...