
Eksperti i Ekonomisë, Pano Soko, ka reaguar për arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës. Në një postim në rrjetet sociale, Soko thekson se Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe Redi Molla kanë qenë pa fuqi ekzekutive në bashki gjatë mbajtjes së funksioneve të tyre.
Sipas tij, cilado qoftë procedura me të cilën është abuzuar, asnjë nga ata nuk e ka firmosur vetë. E ka firmosur autoriteti ekzekutiv që është vetëm kryetari i bashkisë. Soko sqaron se vetëm firma e kryetarit merr vulë për procedurat që kanë lidhje me paratë, "pa firmën e tij s'e vë dot vulën protokolli".
Ai thekson se në të gjithë këtë histori, SPAK-u duhet të merrte të pandehur Erion Veliajn, si personi përgjegjës për të gjitha aferat.
Reagimi i plotë:
Po e riformuloj edhe një herë pyetjen që kam pasur në rastin e arrestimit të Drejtorit Tusha dhe që vazhdoj ta kem edhe në këtë rast për ata të SPAK-ut:
Tusha, Molla, Qato e të tjerët që janë proceduar e arrestuar këto kohë, janë ose drejtorë administrativë, ose shefa sektori a specialistë që nuk kanë pozicion ekzekutiv në bashki. Pra ata janë pa fuqi ekzekutive. Firma e tyre nuk ka asnjë fuqi.
Cilado qoftë procedura me të cilën është abuzuar, (tender, kontratë, licencë, leje, kontratë shërbimi, urdhër ekzekutiv, urdhër-pagesë etj.) asnjë nga ata nuk e ka firmosur vetë. E ka firmosur autoriteti ekzekutiv që është vetëm kryetari i bashkisë. Kështu thotë ligji. Vetëm firma e kryetarit merr vulë për procedurat që kanë lidhje me paratë, pa firmën e tij s'e vë dot vulën protokolli.
Tani pyetja është:
SPAK-u a nuk duhet të merrte si të pandehur fillimisht të zotin e firmës ekzekutive që është hedhur në ato procedura që është abuzuar? Se ai është autoriteti i parë që ti je i sigurtë që ka përgjegjësi, se firmën e tij e ke aty të prekshme.
Natyrisht pas tij mund të jenë dhe të tjerë (këta drejtorët, shefat etj..) që patjetër duhen hetuar, proceduar apo marrë të pandehur, po ai njëherë është i sigurtë.
Sepse, kryetari, (i cili mund ta ketë bërë nga paaftësia, ose ka qenë vetë i përfshirë) ka përgjegjësi direkte sepse e sigurtë është që firma e tij i ka dhënë jetë procedurës abuzuese dhe dëmit që është bërë nga të gjithë këta të tjerët.
Pa firmën e kryetarit do të ishte çdo gjë nul dhe drejtori s'do kishte me çfarë të abuzonte.
Tani SPAK-u te rasti i Lefter Kokës mori direkt autoritetin ekzekutiv që ishte ministri (dhe gjithë zinxhirin e përfshirë nga pas).
Te bashkia pse s'ka vepruar njëlloj?/CNA
Gjin Gjoni, ish-gjyqtari i shumakuzuar, tashmë është k...
Disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës janë arrestuar me...
SPAK-u prej disa muajsh ka kryer hetime intensive për ...
Të enjten, me urdhër të SPAK-ut janë arrestuar 2 drejtorë ...
Të enjten, me udhër të Prokurorisë së Posaçme, janë arrest...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me apli...
Erion Veliaj dhe banda e tij mediatike, kryesisht e...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arretsimet e dr...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 3 urdhër-arreste për 3 dre...
SPAK ka kërkuar arrestimin e një tjetër drejtori të Ba...
3 drejtorët kryesorë të kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Dy drejtorë të bashkisë së Tiranës janë arrestuar dhe 6 zy...
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga arrestimet masive në Ba...
CNA ka zbuluar emrat e drejtorëve të arrestuar të Bashkisë...
SPAK ka kryer arrestime masive në Bashkinë e Tiranës, rapo...
Pas arrestimit të Evis Berberit, në krye të ARRSH-së ë...
Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur 10 persona p...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe ten...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...