web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zbulohet urdhër-arresti për drejtorin e tretë të Veliajt

28 Mars 2024, 18:13, Aktualitet CNA
Zbulohet urdhër-arresti për drejtorin e tretë të Veliajt
Fotomontazh - Taulant Tusha dhe Erion Veliaj

SPAK ka kërkuar arrestimin e një tjetër drejtori të Bashkisë së Tiranës, pas vënies në pranga të Redjan Mollës dhe Mariglen Qatos.

Burime zyrtare bëjnë me dije se është lëshuar një tjetër urdhër-arresti për Taulant Tushen.

Ky i fundit ndodhet pas hekurave për aferën në inceneratorin e Tiranës, ndërsa urdhër-arresti i sotëm vjen në kuadër të dosjes 5 D – 5 Drejtorët.

Hetimet për këtë dosje kanë nisur pas kallëzimit në SPAK nga drejtuesi i PD-së për Tiranën dhe ish-deputeti, Belind Këlliçi.

Aktet e kësaj dosjeje janë publikuar nga CNA, e cila ka qenë një nga denoncuesit kryesorë të një dosjeje hajdutesh të pandalshëm./ CNA

 





Lajmet e fundit nga