Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, në daljet e tij publike, shpesh ka deklaruar se do të sjellë disa fakte që tregojnë lidhjet e vëllait të kryeministrit Edi Rama me laboratorin e drogës në Xibrakë.
Sot, nga selia blu, më në fund foli për akuzat e tij, ku dhe parashtroi disa detaje në lidhje me Olsi Ramën dhe grupin e kokainës së Xibrakës.
Ai parashtroi 10 fakte, ku tregon se si Olsi Rama dhe grupi i kokainës kanë përdorur të njëjtën makinë me targat AA653DM.
Por, në fakt, në këtë deklaratë nuk kishte asgjë të re, pasi ish-kryeministri ka denoncuar më herët këtë fakt.
Në një nga daljet e tij, Berisha ka përmendur makinën me targat AA653DM, si dhe personat e përfshirë në grupin e trafikut të drogës, Ermal Hoxha, Genci Xhixha dhe Gentjan Gjonaj.
“Ka ca dokumente. Ekziston një makinë me targë AA 635DM. Kjo makinë është makinë e transportit të kokainës. Shko pyet te Krimet e Rënda. Kush kanë qenë pasagjerët e kësaj makine të përshtatur për transport kokaine? Genci Kasem Xhixha, djali i sponsorizueses kryesore të Ramës. Kartelit të Xibrakës.
Pasagjer tjetër ka qenë Ermal Ilir Hoxha, me data dhe me të gjitha. Pasagjer tjetër i saj ka qenë Gentian Hasan Gjonaj. Dhe i katërti ka qene Olsi Kristaq Rama”, ka qenë ky denoncimi që ka bërë Berisha vite më parë.
1. Prokuroria dhe gjykata shqiptare kanë pranuar se personat e dënuar (9 shtetasë, prej të cilëve 7 shqiptarë dhe 2 kolumbian) nuk janë të vetmit persona që kanë qenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Në datën 08.03.2016 Prokuroria për Krime të Rënda ka ndarë procedimin për “bashkëpunëtorët e paidentifikuar” duke e emërtuar me nr. 335/1 të procedimit, për të cilin ka vlerësuar se kishte nevojë për hetime të tjera lidhur me identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë aktivitet kriminale për të cilët hetimet duhet të vazhdonin.
2. Në shumicën e raporteve të shërbimit të grupeve policore të vëzhgimit, ku rezulton të jenë identifikuar të gjithë personat e përfshirë, evidentohet githmonë një person i paidentifikuar që përshkruhet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”. Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit Edi Rama, ka lindur më 09.09.1969 dhe në periudhën Dhjetor 2014-Janar 2015 ka qenë 45 vjeç. Nga pamja e fotografisë së tij rezulton gjithashtu se ai është një person “me flokë të shkurtra”.
3. Në takimin e datës 13.01.2015 me pothuajse të gjithë anëtarët e grupit kriminal, “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurta”, që ka mbetur i paidentifikuar, ka qenë përdorues i automjetit me targa AA653DM.
4. Nga të dhënat e sistemit TIMS rezulton se Olsi Rama është përdorues i automjetit me targa AA653DM.
5. Automjeti me targa AA653DM, në drejtimin e të cilit ishte anëtari i paidentifikuar dhe që cilësohet si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, rezulton të jetë përdorur edhe nga pjesa tjetër e drejtuesve të grupit kriminal, ku përfshihen Genci Xhixha, Ermal Hoxhën dhe Gentian Gjonaj.
6. Pra, automjeti me targa AA653DM, që në datën 13.01.2015 në takimin e organizuar mes anëtarëve të organizatës kriminale, drejtohej nga personi i paidentifikuar dhe i cilësuar si “personi i moshës 45 vjeç me flokë të shkurtra”, gjatë periudhës Prill – Dhjetor 2014, është përdorur për hyrje-dalje nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS, nga Olsi Rama, Genci Xhixha (bosi i grupit kriminal), Ermal Hoxha (anëtar i grupit kriminal) dhe Gentian Gjonaj (anëtar i grupit kriminal).
7. Përdorimi i të njëjtit automjet më së paku provon një miqësi të konsoliduar mes Olsi Ramës dhe personave drejtues të organizatës si Genci Xhixha apo Gentian Gjonaj.
8. Dyshimi i hetuesve shqiptar ka qenë se Genci Xhixha është njoftuar paraprakisht për mundësinë e arrestimit dhe është larguar nga territori shqiptar në mënyrë ilegale më datë 14 Janar 2015. Vëllai i Kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama, rezulton nga sistemi TIMS të ketë datë nga Shqipëria më datë 14 Janar 2015, në orën 15.38 min, nga pika e kalimit të kufirit “Morinë” në Kosovë, me një automjet që rezulton çuditërisht si asnjëherë tjetër i paregjistruar në sistem.
9. Nga verifikimi i sistemit TIMS, Olsi Rama, ashtu si Genci Xhixha, konstatohet se ka hyrje-daljet më të shpeshta dhe me kohë të shkurtër qëndrimi nga muaji Tetor 2014-në muajin Janar 2015, kohë në të cilën shtrihet periudha e përgatitjes deri në finalizimin e veprës penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
10. Nga verifikimi i sisitemit TIMS rezulton se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Olsi Rama, ka dalë jashtë territorit shqiptar, me date 07/11/2014, një ditë përpara mbërritjes në Shqipëri, të dy shtetasve kolumbian Cesar Adolfo Avila Gutierrez dhe Ëalther Moren Morena, të cilët me njohuritë e tyre kimike bënë të mundur fillimin e procesit të përpunimit të kokainës. Sipas gjykatës shqiptare rezulton se një person i paidentifikuar, ka bërë të mundur ardhjen në Shqipëri të tyre në datën 08/11/2014./ CNA
Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe ten...
Gazment Bardhi ka nxjerrë faktet se si vëllai i kryemi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një...
Kryeministri Edi Rama, në Këshillin Ekonomik Kombëtar, ka ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshilli...
Ish-kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa, është paraq...
GJKKO ka kërkuar që SPAK-u të hetojë kallëzimin e KLSH-së ...
Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Fran Tuci, k...
Dega e Omonias në Himarë ka reaguar ndaj Jorgo Goros p...
Ambasada amerikane ka publikuar një rrëfim të Saida Do...
Avokati i ish-ministrit Ilir Beqaj u shpreh në një dek...
Ish-ministri Ilir Beqaj është paraqitur sot në SPAK. Mësoh...
Një nga anëtarët e grupit të dialogut për Reformat në krah...
Konstituohet grupi i dialogut për Reformat, i cili do të p...
Shqipëria shënon 15 vite e anëtarësuar në organizatën ...
Të enjten, Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ...
Të enjten, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ës...
Dymbëdhjetë persona, dy kryeinspektorë dhe inspektorë të I...
Në Tiranë, Komiteti i Helsinkit publikoi një raport mbi kr...
Qeveria shqiptare ka vendosur të dëmshpërblejë familje...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...