
Të enjten, me urdhër të SPAK-ut janë arrestuar 2 drejtorë të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qato, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë dhe Redi Molla, ish-drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë. Ndërkohë SPAK-u ka lëshuar një tjetër urdhër-arresti për Taulant Tushën.
Ky i fundit ndodhet pas hekurave për aferën në inceneratorin e Tiranës, ndërsa urdhër-arresti i fudit vjen në kuadër të dosjes "5D" – 5 Drejtorët.
Masat e vendosura nga GJKKO-ja:
Arrest me burg:
Mariglen Qato
Redi Molla
Taulant Tusha
Detyrim paraqitje:
Enton Punavija
Julian Zanaj
Albano Janku
Nestor Muhamellari
Eglantina Zere
Deborah Keçi
SKEMA
Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktivë në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.
Sipas SPAK-ut, gjatë periudhës 2016-2020, kur Redi Molla si Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” e njëjtë me “V.A.S Konstruksion”, njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.
Në këto procedura Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni Mariglen Qaton, që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë). Ndërkohë ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.
Po kështu, gjatë viteve 2016-2018, kur Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi.
SPAK-u thekson se është provuar edhe me fakte se kompania “V.A.S Konstruksion” sh.p.k. e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.
Ky i fundit, teksa mbajti postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka bashkëpunuar me Enton Punavijën, Julian Zanajn dhe Albano Jankun.
Këta të fundit si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedura prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.
SPAK-u thekson se Taulant Tusha ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qenë zotëruesit indirektë të aksioneve të shoqërisë.
SPAK-u ka prova edhe për Eglantina Zeren, e cila në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k.”, e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fituese në mënyrë të parregullt.
Kjo e fundit ka pasur komunikime edhe me Nestor Muhamellarin, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tenderë e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.
Po kështu Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S. Konstruksion sh.p.k.” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fituese në mënyrë të parregullt.
Ajo ka pasur komunikime me biznesmenin Muhamellarin, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tenderë e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i dhënë titullarit të autoritetit kontraktor, shtetasit N.M., user-at e anëtarëve të KVO-së./CNA
Të enjten, me udhër të Prokurorisë së Posaçme, janë arrest...
Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje në lidhje me apli...
Erion Veliaj dhe banda e tij mediatike, kryesisht e...
SPAK ka dalë me një njoftim zyrtar për arretsimet e dr...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 3 urdhër-arreste për 3 dre...
SPAK ka kërkuar arrestimin e një tjetër drejtori të Ba...
3 drejtorët kryesorë të kryebashkiakut të Tiranës, Eri...
Dy drejtorë të bashkisë së Tiranës janë arrestuar dhe 6 zy...
CNA ka zbuluar të tjera detaje nga arrestimet masive në Ba...
CNA ka zbuluar emrat e drejtorëve të arrestuar të Bashkisë...
SPAK ka kryer arrestime masive në Bashkinë e Tiranës, rapo...
Pas arrestimit të Evis Berberit, në krye të ARRSH-së ë...
Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur 10 persona p...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment ...
Industria e Sigurimeve sot njeh një evoluim global dhe ten...
Gazment Bardhi ka nxjerrë faktet se si vëllai i kryemi...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një...
Kryeministri Edi Rama, në Këshillin Ekonomik Kombëtar, ka ...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Këshilli...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...