
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bashkisë së Tiranës përdorin aplikacione të personalizuara, të koduara.
Këto aplikacione u gjetën në telefonat nga BKH-ja në kuadër të hetimeve të SPAK-ut, gjatë kontrolleve të bëra në bashki dhe në banesat e drejtorëve.
Për këto aplikacione ka folur mbrëmjen e sotme edhe drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.
Ky i fundit tha në emisionin "Të Paekspozuarit" se kryebashkiaku Erion Veliaj ka komunikime me 5 drejtorët e kompanisë 5 D, të cilat i disponon sot edhe SPAK-u.
"Mua gjatë fushatës më ka ardhur një informacion nga brenda Bashkisë Tiranë në lidhje me kompani që operonte përmes 5 drejtorëve në Bashkinë Tiranë, që në fillim nuk e kam besuar.
Por, pasi ekipi që ka punuar me mua e shqyrtuan në detaje denoncimin dhe indiciet, rezultonte një skemë korrupsioni e ngritur në Bashki, me pesë drejtorët, Mariglen Qato, Redi Molla, Taulant Tusha, Erion Rrapaj dhe Elton Kacidhja. Diku del edhe një drejtor i gjashtë. Këta kishin ngritur një kompani ku kishin bërë aksionerë familjarë të tyre dhe në institucionet që drejtonin, tenderat ia kalonin familjarëve. Me këto para kanë ndërtuar një nga hotelet më të shtrenjtë në Dhërmi. Po ndërtojnë tani një hotel të dytë. Kam denoncuar ndërtimin e një hoteli 15 milionë euro në Durrës.
Nga punonjës të shtetit me rroga normale, përfunduan në aksionerë të hoteleve të mëdha miliona euro. Pasi bëmë analizë të 29 tenderave ku kanë qenë titullarë, këta ua jepnin tenderat familjarëve të tyre. Kam depozituar kallëzim në prill, kur isha kandidat pë Bashkinë.
Unë mund t’ju jap edhe përgjigjen që ka dhënë Veliaj në një media në atë kohë dhe ka deklaruar që është shpifje dhe isha paditur në gjykatë për shpifje dhe Mariglen Qato më paditi për shpifje, por nuk erdhi kurrë në gjyq.
Çfarë ka ndodhur? Unë e kam asistuar SPAK me materiale të detajuara, informacionet, ekstraktet. Në rastin e Mariglen Qatos kishte kunatën, vëllain... E gjithë familja punonte për këtë kompani. Nuk e kam besuar edhe unë, por rezultoi e vërtete.
Ajo që kam mësuar gjatë hetimeve, është që këta për herë të parë kanë ngritur një aplikacion të enkriptuar që komunikonin të pestë, madje edhe me Erion Veliajn brenda. Aty ka nisur gjithçka. Është niveli i sofistikimit që po flasim. Prokuroria i ka hyrë në detaje dhe në këtë aplikacion që ka gjetur në një nga pajisjet e një personi që u arrestua, gjetën komunikime se si shpërndaheshin tenderat, parate, porositë. Është e vërtetë.
Shoqëruar edhe me një kallëzim për një drejtor tjetër. Ajo që ndodh në Bashki, është e paimagjinueshme. Mariglen Qato ka qenë drejtues i fushatës në disa njësi. E njëjta gjë me të tjerët. Taulant Tusha është bankomati personal i Erion Velisë.
Ka patur denoncim që fabrika e asfaltit në Krrabë është vatër korrupsioni. Nuk kalojnë paratë me bankë dhe nuk faturohen, janë ndërmarrje korrupsioni. Asnjë reagim nga SPAK", theksoi Këlliçi./ CNA
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Fiks Fare bisedoi edhe me Drejtoreshën e Komitetit Shqipta...
Në 14 Mars, “STOP” transmetoi denoncimin e zonjës Besarda ...
Gjon Mula tregon se ka bërë një aksident në vitin 2021 në ...
Rreth dy javë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një denoncim për k...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka pu...
Prej 7 vitesh një vendim i marrë nga IMT Tiranë për prishj...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, ka ngrit...
Një denoncim i fortë ka ardhur këtë të diel për ish-am...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, lajthiti dhe s...
Prej 6 javësh, urgjenca e sëmundjeve të brendshme, sallat ...
Më 11 shkurt të këtij viti, një zjarr ra në Urgjencën ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...