Fermerja e La Sapienza-s s’ndalet së kërkuari ujë e rrugë për fshatin
Edhe 11 vjet pas kthimit në Shqipëri, e diplomuara në një ...

Gjykata e Posaçme ka lënë në burg 3 prej drejtorëve të arrestuar, ndërkohë për 6 të tjerë është lënë në fuqi masa "detyrim paraqitje".
GJKKO-ka lënë në qeli Mariglen Qaton, ish-drejtor i Shërbimeve Mbështetëse pranë UKT-së Tiranë, Redi Mollën, ish-drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë si dhe Taulant Tushën, ish-Drejtori i Punëve Publike. Ky i fundit ndodhet pas hekurave për aferën në inceneratorin e Tiranës, ndërsa urdhër-arresti i fundit vjen në kuadër të dosjes "5D" – 5 Drejtorët.
Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për zyrtarët dhe drejtorët: Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Eglantina Zere dhe Deborah Keçi.
SKEMA
Nga hetimet e SPAK-ut ka rezultuar se Redi Molla dhe Mariglen Qato janë ortakët e vërtetë dhe pronarët “de facto” të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. Molla dhe Qato e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, shtetasit E.M., M.P. dhe N.M., si ortakë fiktivë në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe lidhje miqësore.
Sipas SPAK-ut, gjatë periudhës 2016-2020, kur Redi Molla si Drejtori i Përgjithshëm i shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë”, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” e njëjtë me “V.A.S Konstruksion”, njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi, të realizuara nga autoriteti kontraktor “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a.
Në këto procedura Redi Molla ka pasur cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, ka urdhëruar kryerjen e prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Njësisë së Prokurimit, ka urdhëruar përbërjen e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (duke caktuar në katër raste si anëtar të këtij komisioni Mariglen Qaton, që është ortaku tjetër indirekt i shoqërisë). Ndërkohë ka nënshkruar kontratat e sipërmarrjes, si dhe ka kryer çdo veprim tjetër që lidhet me cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me shoqërinë tregtare në zotërim të tij.
Po kështu, gjatë viteve 2016-2018, kur Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi.
SPAK-u thekson se është provuar edhe me fakte se kompania “V.A.S Konstruksion” sh.p.k. e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.
Këtu futet në lojë edhe Taulant Tusha.
Ky i fundit, teksa mbajti postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike dhe të anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, ka bashkëpunuar me Enton Punavijën, Julian Zanajn dhe Albano Jankun.
Këta të fundit si anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në disa procedura prokurimi, e kanë favorizuar dhe i kanë krijuar këtij subjekti tregtar avantazhe dhe privilegje të padrejta në raport me operatorët e tjerë ekonomikë që kanë marrë pjesë në procedurat e prokurimit, duke e shpallur fituese të procedurës së prokurimit në mënyrë të parregullt dhe në shkelje të rregullave të prokurimit publik.
SPAK-u thekson se Taulant Tusha ka pasur dijeni në lidhje me ortakët e vërtetë të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe ka favorizuar këtë shoqëri tregtare duke ditur se cilët persona kanë qenë zotëruesit indirektë të aksioneve të shoqërisë.
SPAK-u ka prova edhe për Eglantina Zeren, e cila në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k.”, e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fituese në mënyrë të parregullt.
Kjo e fundit ka pasur komunikime edhe me Nestor Muhamellarin, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tenderë e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.
Po kështu Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S. Konstruksion sh.p.k.” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fituese në mënyrë të parregullt.
Ajo ka pasur komunikime me biznesmenin Muhamellarin, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k. dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tenderë e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k., duke i dhënë titullarit të autoritetit kontraktor, shtetasit N.M., user-at e anëtarëve të KVO-së./CNA
Edhe 11 vjet pas kthimit në Shqipëri, e diplomuara në një ...
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan. Raportohet p...
Bankat shqiptare vazhdojnë të mbështeten kryesisht në prod...
Në vigjile të Pashkës katolike, Arqipeshkevi i Shkodrës, I...
Teksa sot do të jepej masa në GJKKO për drejtorët e zy...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka çuar pë...
Drejtorët e Erion Veliajt ndryshuan 3 herë emrin e kompani...
Pas arrestimeve të bujshme të shumë drejtorëve të krye...
Dy ditë më parë, më 28 mars, CNA ishte media e parë që...
Ora dimërore ndërrohet të dielën e 31 marsit. Në orën 2 të...
Shumica e shqiptarëve në të dy vendet mendojnë se ne rapor...
Ka ende shumë punë për të bërë për të konsoliduar edhe më ...
Shqiptarët e Kosovës dhe të Shqipërisë janë më afër/pranë ...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Holta ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka bërë kallëzim ...
Me vendim të Gjykatës së Posaçme janë sekuestruar pasu...
Në Shqipëri dy ish-drejtues në Bashkinë e Tiranës, Red...
Këtë të premte, po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Prej muajsh SPAK-u po heton aferat korruptive në Bashk...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...