
Mariglen Qato është një nga drejtorët e Erion Veliajt që ra këtë të enjte në pranga, me urdhër të SPAK-ut, në lidhje me dosjen 5 D.
Qato akuzohet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, në 4 raste, në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Por, dosja 5 D nuk është i vetmi rast kur Qatos i është dashur të përballet me drejtësinë për bëmat e tij.
Më parë, për drejtorin e Veliajt ka pasur një hetim për ndërtim të paligjshëm nga Prokuroria e Tiranës, që lidhet me kohën kur ai ka qenë Kryeinspektor pranë IMT-së Bashkia Tiranë.
Asokohe, Mariglen Qato u mor nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, por çështja u pushua.

Në një prej kërkesave të Prokurorisë për masë sigurie, thuhet se Qato nuk kishte përmbushur misionin e ngarkuar me ligj për mbrojtjen e territorit dhe mjedisit dhe kishte lejuar ndërtimin e paligjshëm, duke cënuar rëndë interesat e ligjshme të shtetit.
“Kryeinspektori dhe inspektorët e IMT-së, ndonëse kanë ardhur në dijeni për ndërtimin e kundërligjshëm, kanë kryer veprime formale, duke mos marrë asnjë masë nga ato të parashikuara në nenin 5/b, c, ç, d dhe dh, të ligjit me nr. nr.9780 datë 16.07.2007 i ndryshuar “Për Inspektimin dhe Mbrojtjen e Territorit nga Ndërtimet e Kundërligjshme”, si dhe në nenin 5/b, c, ç dhe d të Rregullores së Brendshme të IMT. Ndonëse ndërtimi i kundërligjshëm ishte i qartë, i dukshëm, K/Inspektori ka ndërmarrë masa administrative të lehta në vendosjen e gjobës në shumën 300 000 lekë dhe në vijim nuk është kryer asnjë procedurë për ekzekutimin e kësaj gjobe, megjithse është titull ekzekutiv. Sipas nenit 4 të ligjit, kryeinspektori dhe inskeptorët janë personat përgjegjës për kontrollin e tërritorit dhe zbatimin e ligjshmërisë e aq më shumë pasi kanë ardhur në dijeni për një ndërtim të kundërligjshëm. K/inspektori ka nxjerrë vendimin për pezullimin e punimeve, që në rastin konkret nuk ishte i nevojshëm pasi mund të merrej direkt vendimi për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm”, thuhej në kërkesë.

Sipas prokurorisë, Qato, në detyrën e kryeinspektorit, me veprimet dhe mosveprimet e tij, në mospërmbushje të rregullt të detyrës, duke mos nxjerrë vendimet e duhura dhe në kohën e duhur si dhe duke mos siguruar zbatimin dhe kontrollin e tyre, ka lejuar ndërtimin pa leje.
Gjithashtu, në kërkesë theksohej se Qato në mënyrë të vazhdueshme i është shmangur hetimit dhe nuk është paraqitur në Prokurori, duke pretenduar për gjendje të rënduar të tij shëndetësore.
“Ndërkohë nga këqyrjet e kamerave të sigurisë në ambjentet e IMT-së dhe Policisë Bashkiake, rezulton se shtetasi Mariglen Qato në datat 07.08 dhe 09 Qershor 2021 është paraqitur në punë, në ambjentet e IMT-së dhe ka qëndruar për disa orë, çfarë ka vënë në dyshim jo vetëm gjendjen e tij shendetësore por është provuar fakti, se ky shtetas ndonëse i veshur me funksionin publik, me dashje, i është shmangur paraqitjes në organin e prokurorisë dhe në tërësi vënies së tij në dispozicion të hetimit”, nënvizohej më tej.

Megjithatë, drejtori i Veliajt shpëtoi nga prangat për ndërtimin e paligjshëm, duke qenë se çështja u pushua.
Tashmë, ai është arrestuar dhe po hetohet për dosjen 5 D – 5 Drejtorët, ku SPAK thekson se është pronar “de facto”./ CNA
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
CNA denoncoi dy ditë më parë propagandën e kryebashkiakut ...
Sot, në një deklaratë për mediat, kreu i grupit parlamenta...
Një nga çështjet e nxehta që vazhdon t’u kushtojë mili...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Fiks Fare bisedoi edhe me Drejtoreshën e Komitetit Shqipta...
Në 14 Mars, “STOP” transmetoi denoncimin e zonjës Besarda ...
Gjon Mula tregon se ka bërë një aksident në vitin 2021 në ...
Rreth dy javë më parë, kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka bërë një denoncim për k...
Drejtuesi politik i PD-së në Tiranë, Belind Këlliçi, ka pu...
Prej 7 vitesh një vendim i marrë nga IMT Tiranë për prishj...
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri, ka ngrit...
Një denoncim i fortë ka ardhur këtë të diel për ish-am...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, lajthiti dhe s...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...