web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qytetarët, para derës/ Veliaj mbyllet në zyrë

5 Prill 2024, 11:32, Aktualitet CNA

Qytetarët, para derës/ Veliaj mbyllet në zyrë

Qytetarët po vijojnë protestën para Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në zyrë.

Pavarësisht thirrjeve të shumta, Veliaj nuk ka pranuar të dalë para protestuesve, që të japë llogari për drejtorët e arrestuar.

Kujtojmë se më 28 mars u lëshuan urdhër-arreste për 3 drejtorët e Bashkisë së Tiranës, Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha, ndërsa 6 zyrtarë të tjerë u lanë në detyrim paraqitje.

Tusha u arrestua në dhjetor të 2023-shit dhe ndodhet nën akuzë edhe për aferën me inceneratorin e Tiranës.

Nga hetimet e SPAK-ut rezulton se drejtorët e Veliajt kishin krijuar kompaninë “5D” dhe kishin përfituar dhjetëra tenderë të bashkisë.

Në bisedat e punonjësve përmendet edhe kryebashkiaku i Tiranës për aksione në një hotel të Redi Mollës në Durrës, por Veliaj e mohoi.

CNA ka mësuar se hetimet po vijojnë dhe SPAK-u mund të arrestojë të tjerë drejtorë të Erion Veliajt të përfshirë në korrupsion./ CNA





Lajmet e fundit nga