
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, dje doli në televizion në përpjekjen e tij të tretë apo të katërt për t’u shfajësuar.
Ndryshe nga herët e para, ku u shfaq me arrogancë dhe si avokat mbrojtës, dje arrogancën e kishte humbur dhe thjesht mbrojti sërish hajdutët duke i vlerësuar punët e mira që ata kishin bërë.
Mjaftoje të shikoje komentet në rrjetet sociale për të kuptuar cili ishte vlerësimi për sjelljen e Erion Veliajt.
Ky pretendon se nuk di asgjë, kur në fakt, në mars të vitit të kaluar ka qenë në dijeni. Veliaj pretendonte se nuk dinte asgjë kur, doli në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut dhe tha se janë shpifje dhe gënjeshtra dhe i ka verifikuar të gjitha akuzat e bëra nga Belind Këlliçi.
Erion Veliaj pretendon se nuk di asgjë, ndërkohë që është kapur duke asfaltuar një rrugë pa u zhvilluar tenderi. Tenderi është zhvilluar disa javë më pas.
Erion Veliaj pretendon se nuk di asgjë, ndërkohë që ka telefonuar dhe shkruar me redaksi mediatike për të mos shkruar ndaj drejtorëve të tij, ndaj Taulant Tushës që e mbronte me pathos.
Erion Veliaj ka thirrur njerëz të drejtësisë, ka çuar mesazhe drejt SPAK-ut, drejt gjyqtarëve, për të liruar hajdutët e tij, kjo jo vetëm Taulant Tushën, por edhe të tjerët, por janë gati 9 drejtorë, pra është i gjithë zinxhiri komandues.
Mjaftonte të shikoje dje në “YouTube” komentet e bëra dhe e kuptoje se cili ishte qëndrimi i qytetarëve ndaj Erion Veliajt. (Lexo ketu)


Mjaftonte të shikoje ditën e diel aktivitetin “Las Vegas Magic Festival” dhe kuptohej cili qe reagimi i qytetarëve. (Lexo ketu)
Mjafton të shikosh rrjetet sociale dhe të kuptosh se cili është reagimi i qytetarëve ndaj Erion Veliajt.

Në fakt, Erion Veliaj nuk është një socialist. Erion Veliaj është një 99-ç i ardhur nga Mjaft-i, i cili punoi fort për të rrëzuar PS-në në vitin 2005.
Më pas u bashkua me Edi Ramën dhe socialistët e mori ofiqet e pushtetit të tyre, pasi i vetëm me një parti nuk do të mund të vinte kurrë në pushtet.
Por e mori dhe e shfrytëzoi PS-në duke e sfilitur atë, duke i çuar nga pas sektin e 99-çave të tij, drejtorët e tij, të cilët kanë emëruar në bashki dhjetëra e dhjetëra familjarë e kanë kthyer në një çerdhe personale, në një kopsht për përfitimet e tyre.
Veliaj ndoshta bën sikur nuk e di, por përgjegjës për emërimet në administratën e bashkisë është Erion Veliaj.
Ashtu siç është përgjegjës për tenderët Erion Veliaj, që i merrte kompania “5D” dhe kompanitë e tjera lidhur me familjarët e tyre (Lexo Ketu)
Kryebashkiaku nuk mund të thotë dot se si burri i një drejtoreshe u ngrit në detyrë dhe më pas kompania “5D” fitoi tenderin.
Nuk mund të thotë dot se bulevardin e ri e bëri Mariglen Qato me shokë. Sipas vetë Veliajt, Mariglen Qato ka shkuar tek IMT në vitin 2018-2019, kohë në të cilën historia e bulevardit të ri ishte mbyllur.
Pra sërish ka gënjyer, por kjo i përket një tjetër materiali që do të publikohet në CNA.

Erion Veliaj mjafton të marrë informacion se cili është reagimi që kanë socialistët në rrethe, të pyesë në Vlorë, në Fier, të pyesë në Shkodër a Elbasan, të pyesë në Gjirokastër, Korçë, Dibër a Lezhë, se cili është qëndrimi që mbajnë socialistët ndaj tij apo ndaj drejtorëve të tij që vidhnin 24 orë shqiptarët.
Erion Veliaj u ka ulur kokën socialistëve dhe socialistët janë të neveritur nga ai.
Ai mund të dalë të bëjë propagandë sa të dojë, por sërish koka e tyre nuk ngrihet me mashtrime për të cilat ata janë ngopur së tepërmi.
Dhe CNA ia ka thënë me editorial, ke të drejtë që të mos flasësh zoti Veliaj se sa më shumë që të flasësh aq më keq do t’i bësh vetes tënde.
Dhe aq shumë sa fole dje, akoma më keq i bëre. Socialistët do të neveriten edhe më shumë me ty! Drejtësisë i dhe më shumë fakte dhe prova kundër vetes tënde./ CNA
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e cilëosi kryebashki...
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi është shprehur se...
Nga media e inceneratorëve, Top Channel, kryebashkiaku...
Kryebashkiaku Erion Veliaj i ka ndryshuar disa herë që...
Kryebashkiaku Erion Veliaj kërcënoi 3 ditë më parë kryemin...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë rolin e Shvejkut, t...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shkuar mbrëmjen e kësaj ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka marrë sërish në mbrojtje...
CNA raportoi 3 ditë më parë se kryebashkiaku i Tiranës...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka folur nga tel...
Kryeministri Edi Rama shtroi këtë të hënë një darkë If...
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka bërë thirrje për pje...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në mbledhjen m...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ka denoncuar...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lëshuar pa kr...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është ankuar kët...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, hodhi akuza ndaj ...
Ditën e enjte parlamenti do të votojë nëse do ta dërgo...
Sot në komisionin për Mandatet dhe Imunitetin po diskutohe...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...