
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, analizoi deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në një konferencë për shtyp, ai tha se të dielën Veliaj pranoi grabitjen e 132 milionë eurove në aferën korruptive të shekullit, inceneratorin fantazmë të Tiranës.
Ai kujtoi dy firmat e hedhura nga kryebashkiaku socialist në mars 2017 dhe mars 2018, ku miratoi dhe garantoi pagesat për kontratën koncesionare 30-vjeçare.
Ish-deputeti gjithashtu risolli një nga deklaratat e Veliajt në shtator të 2017-ës, kur merrte plotësisht autorësinë dhe meritat për aferën korruptive.
Këlliçi publikloi marrëveshjen e bashkëpunimit të Bashkisë së Tiranës me kompaninë e inceneratorit, ndërsa i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë Veliajn për të gjitha këto.
Deklarata e plotë:
Të nderuar qytetarë,
Dy ditë më parë, kreu i organizatës kriminale 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, më në fund pranoi autorësinë e grabitjes së 132 milionë eurove në aferën korruptive të shekullit, inceneratorin fantazmë të Tiranës.
Me dy firmat e tij, të hedhura në mars 2017 dhe mars 2018, Erion Veliaj miratoi dhe garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare.

Erion Veliaj sot na hiqet si viktimë e organizatës së tij kriminale me drejtorët hajdutë, por në fakt ai është drejtuesi i saj. Ishte Erion Veliaj ai që mori kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, duke zhdukur në llogari offshore plot 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës.
Le ta kujtojmë dhe njëherë bashkë se si në shtator të vitit 2017, Veliaj rrihte gjoksin dhe merrte plotësisht autorësinë dhe meritat për këtë aferë korruptive.
Të dashur qytetarë,
Ditën për diell, Erion Veliaj mashtroi anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë, duke u thënë se kontrata koncesionare për inceneratorin nuk kishte asnjë implikim financiar, dhe anashkaloi me vetëdije të plotë, vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, siç e parashikon Ligji “Për vetëqeverisjen vendore”.
Fill pas kësaj ngjarjeje, Erion Veliaj vendosi të gjithë organizatën kriminale të Bashkisë së Tiranës edhe në shërbim të biznesit të dherave, duke vjelë dhjetëra milionë euro shtesë nga kontrata koncesionare.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, nuk është njëri prej klientëve të kësaj kontrate, por pronari faktik dhe përfituesi kryesor nga kjo aferë korruptive.

Gjej sot rastin t’i kërkoj sërish SPAK-ut që të thërrasë dhe nisë hetimet ndaj pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.
Afera e inceneratorit është grabitja korruptive më e dokumentuar me prova të pamohueshme, ndaj mos reagimi i deritanishëm i organit të akuzës dhe frika për të përmendur emrin e Erion Veliajt në dosje, janë tregues të qartë të kapjes dhe shantazhit që Veliaj po ushtron mbi SPAK.
Qëndrimi i Veliajt në detyrë, i jep atij mundësinë e prishjes së provave dhe zhdukjes së dokumenteve zyrtare, që e implikojnë atë drejtpërdrejtë në këtë aferë.
Vetëm një drejtësi e pakapur dhe që nuk mban anë, mund të garantojë besimin e opinionit publik dhe të qytetarëve shqiptarë, që në këto 11 vite janë qytetarët më të vjedhur të Europës.
Ndaj dhe për këtë arsye, ftoj sërish qytetarët dhe banorët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë.
O sot, o kurrë.
Ju faleminderit./ CNA
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi, hodhi akuza ndaj ...
Ditën e enjte parlamenti do të votojë nëse do ta dërgo...
Sot në komisionin për Mandatet dhe Imunitetin po diskutohe...
Ervin Salianji, i njohur si “Babalja”, gënjen paturpës...
"Nisma Thurje" ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor...
Komisioni "Babale" është mbledhur ditën e sotme ku ka pasu...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar të Part...
Sot do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe ...
Lulzim Basha, përveç politikës, gjatë kohës që jetonte në ...
Komisioni Hetimor për sistemin TIMS ka përpiluar planin që...
Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës, deklaroi këtë të ...
Raporti i SPAK i publikuar pak ditë më parë, ka përplasur ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë sërish në mbroj...
Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës, njihet si një nga...
Një denoncim i fortë është bërë pak më parë nga drejtu...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një t...
Çdo ditë dhe çdo javë opozita dhe mediat denoncojnë vjedhj...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Te...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...