Komisioni “Babale”/ Gogu: Po kërkoni të bëheni gjyqtar të Berishës
Komisioni "Babale" është mbledhur ditën e sotme ku ka pasu...

"Nisma Thurje" ka kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Kërkohet që të kontrollohen dhe hetohen procedurat e emërimit të drejtorëve në Bashkinë e Tiranës, si dhe përse kanë dështuar mekanizmat e auditit të brendshëm për sa i përket abuzimit me tenderët e bashkisë.
Kërkesa është mbështetur edhe nga anëtarë të opozitës në Këshillin Bashkiak.
Kërkesa:
E nderuar kryetare e Këshillit Bashkiak, të nderuar anëtarë të kryesisë, të nderuar këshilltarë,
Siç edhe jeni në dijeni, në 8 Dhjetor 2023 Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion lëshoi 15 urdhër arreste që lidheshin me hetimin e dosjes së inceneratorit të Tiranës, e cila ka nisur me një kallëzim në SPAK të Nismës Thruje me datë 24 Qershor 2020. Mes personave të arrestuar ishte edhe drejtori i infrastrukturës në Bashkinë Tiranë. Po ashtu, javës së kaluar, me datë 28 Mars 2024, SPAK ka lëshuar 9 urdhër arreste të tjera për ish zyrtarë të lartë të bashkisë së Tiranës, ku u përfshinë edhe ish drejtori i Ujësjellës Kanalizime të Tiranës (UKT) dhe ish drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit (IMT).
Sipas të dhënave të sigurura nga SPAK, këta drejtues të Bashkisë akuzohen se për vite të tëra kanë përdorur pushtetin publik për të abuzuar me tenderat e bashkisë, duke përvetësuar dhjetra miliona euro nga taksat që qytetarët e Tiranës na kanë besuar.
Ndërkohë që prokuroria bën kontrollin penal të shkeljeve të kryera, gjykojmë se si Këshill bashkiak është e domosdoshme të ndëmarrim dy veprime:
1) Një mbledhje urgjente të Këshillit Bashkiak, ku të thërrasim në interpelancë kryetarin e bashkisë (bazur në nenit 53, pika 3.b e Rregullores së Këshillit Bashkiak dhe neneve 64, pika d dhe 59, pika 4 e ligjit 139/2015)
2) Ngritja e një komisioni të përkohëshëm që të hetojë mbi procedurat e emërimeve të strukturave drejtuese në Bashkinë e Tiranës, dhe mbi mekanizmat e kontrollit të brendshëm (Bazuar në nenin 38, pika 2, të Rregullores së Këshillit Bashkiak)
Së pari, ne si Këshill Bashkiak kemi detyrimin të zbulojmë çfarë ka çaluar në proçesin e rekrutimit dhe emërimit të stafit drejtues të administratës së bashkisë Tiranë. Ligjit 139/2015, neni 64, pika g, përcakton se drejtuesit e drejtorive emërohen dhe shkarkohen nga kryetari i bashkisë. Prandaj do të ishte me rëndësi të kontrollohen proçedurat e ndjekura për emërimin e drejtorëve të arrestuar, për të kuptuar se si këta persona kanë arritur të kalojnë filtrat kontrollues duke u vendosur në krye të administratës së bashkisë Tiranë.
Gjithashtu, kryetari i bashkisë duhet të na raportojë mbi masat që kishte marrë për verifikimin e akuzave që ishin ngritur mbi abuzimin e drejtorëve të korruptuar. Vlen të përmendet se në emisionin Opinion në 27 Prill 2023, kryetari i bashkisë i ka zhvlerësuar dyshimet se drejtorët e bashkisë po abuzonin me pushtetin public duke u shprehur se:
“…jam informuar për rastin…dhe mua nuk më rezulton kështu, dhe më rezulton se [akuza se Mariglen Qato po përfitonte miliona euro përmes një kompanie private] një gënjeshtër shumë e madhe …”.
Nëse ky besim i kryetarit të bashkisë buronte nga rezultatet e auditit të brendshëm, atëherë kjo e bën shumë të rëndësishme për të hetuar se përse këto raporte nuk kanë arritur të zbulojnë abuzimet me tenderat e bashkisë. Nga ana tjetër, nëse kryetari i bashkisë nuk e kishte ngritur këtë bindje mbi raportet e auditit, vlen për tu hetuar përse ai i ka injoruar këto indicie, dhe nuk ka vënë në lëvizje strukturat e kontrollit të brendshëm.
Së dyti, ne duhet të ngremë një komision të përkohshëm që të hetojmë në thellësi se ku ka dështuar kontrolli i brendshëm i bashkisë. Kuadri ligjor, specifikisht ligji 139/2015, neni 13 dhe neni 43, përcakton se bashkia, përveç mbikqyrjes dhe inspektimit që i ushtrohet nga qeveria dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, është subjekt edhe i auditit të brendshëm. Gjithashtu sipas rregullores së KB, neni 39, parashikon që përmes komisionit financiar, si dhe përmes audituesit të jashtëm, Këshilli kontrollon administratën e bashkisë në mënyrnë se si shpenzohet buxheti.
Kohëzgjatja e abuzimit të këtyre drejtorëve dhe numri i lartë i tenderave të dyshuar, tregon se këto struktura të kontrollit të brendshëm kanë dështuar. Shembulli më domethënës është se si ka kaluar pa u vënë re nga auditimi i brendshëm konflikti i interest në rastin e raportuar në media se kompania e drejtorit të Departamentit të Shitjeve të UKT-së ka fituar disa herë tenderin për t’i shitur ujë të pijshëm bashkisë Tiranë.
Të nderuar kolegë, nëse ne nuk arrijmë të kuptojmë problemet sistemike që kanë lejuar këta drejtorë të shpërdorojnë buxhetin e bashkisë rrezikojmë që ky abuzim të vazhdojë edhe pas arrestimit të tyre, duke na detyruar që të vazhdojmë të rrisim taksat vendore si mënyrë për të kompensuar abuzimin që bëjnë drejtuesit e bashkisë. Një praktikë kjo që me sa duket ka vazhduar deri në momentin që flasim, nisur edhe nga vendimet e fundit të Këshillit Bashkiak.
Për më tepër, në një moment të tillë ku imazhi i bashkisë Tiranë është dëmtuar në opinionin publik, rifitimi i besimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm, për të siguruar bashkëpunimin e qytetarëve të Tiranës me strukturat e bashkisë, si dhe për të inkurajuar pagimin e taksave dhe tarifave vendore, pa patur frikë se ato do të përfundojnë në xhepat e zyrtarëve të bashkisë.
Nisur nga krahasimi që kryetari i bashkisë i bëri korrupsionIt me një sëmundje në trupin e bashkisë. Detyra jonë si Këshill Bashkiak është të zbulojmë sa e përhapur është kjo sëmundje, dhe mbi të gjitha të kuptojmë nëse kjo është një sëmundje autoimune.
Duke shpresuar që të gjithë këshilltarët janë të bashkuar kur vjen puna tek lufta ndaj korrupsionit dhe garantimi i integritetit të institutionit që përfaqësojmë, ju dërgojë këto kërkesa./ CNA
Komisioni "Babale" është mbledhur ditën e sotme ku ka pasu...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Bledi Çuçi mblodhi këtë të hënë Grupin Parlamentar të Part...
Sot do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe ...
Lulzim Basha, përveç politikës, gjatë kohës që jetonte në ...
Komisioni Hetimor për sistemin TIMS ka përpiluar planin që...
Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës, deklaroi këtë të ...
Raporti i SPAK i publikuar pak ditë më parë, ka përplasur ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë sërish në mbroj...
Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës, njihet si një nga...
Një denoncim i fortë është bërë pak më parë nga drejtu...
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një t...
Çdo ditë dhe çdo javë opozita dhe mediat denoncojnë vjedhj...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorjan Te...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi ...
Gjin Gjoni është shpallur kryetari i ri i PD-së për Lezhën...
Erion Veliaj që prej 10 ditësh u shmanget mediave, zgjodhi...
Pas një jave heshtjeje të habitshme, Erion Veliaj dhe ...
Juristi Ylli Manjani ka nxjerrë tre konkluzione pas de...
Jorida Tabaku vijon të mos nxjerrë asnjë fjalë nga goj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta të muajit ...
Irani ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit amerikan ...
Policia kundër terrorizmit ka marrë nën kontroll hetimet p...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...