web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mandati i Olta Xhaçkës/ Të enjten parlamenti voton nëse do ta çojë në Kushtetuese

8 Prill 2024, 15:30, Politikë CNA
Mandati i Olta Xhaçkës/ Të enjten parlamenti voton nëse do
Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin

Ditën e enjte parlamenti do të votojë nëse do ta dërgojë për shqyrtim çështjen e mandatit të Olta Xhaçkës, në Gjykatën Kushtetuese.

Sot në Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin u diskutua për mandatin e ish-ministres, Olta Xhaçka.

Kreu i grupit të PD-së, Gazment Bardhi, u shpreh se çështja duhet të shqyrtohet në themel në Kushtetuese.

Bardhi ka deklaruar se kjo gjë është tentuar të bllokohet nga mazhoranca.

“Ka dy vendime të Kushtetueses, ku thuhet se duhet një vendim Kuvendi që të vihet në lëvizje GJK.

Nëse kolegia juaj nuk ka asgjë për të fshehur, çështja të shqyrtohet në themel në Kushtetuese. Dhe e ndajnë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese më pas nëse është apo jo në papajtueshmëri në ushtrimin e mandatit.

Ju keni tentuar të bllokoni këtë gjë, nuk kishit ndërmend ta fusni në rend dite.

Miratoni ligjin për Portin e Durrësit dhe koncesione, por për këtë ju paska penguar protesta e opozitës.

Nuk kërkon shumicë të cilësuar, nuk ju pengonim dot ne sepse i kishit votat”, tha Bardhi./ CNA

 





Lajmet e fundit nga