LISTA/ Ja kush janë anëtarët e diasporës në Këshillin Kombëtar të PD-së
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...
Ka nisur mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokrat...

Kryetari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Ilir Alimehmeti ka publikuar disa deklarata të kryebashkiakut Erion Veliaj ku tregon se si përgënjeshtron veten në lidhje me inceneratorin e Tiranës, që nuk ekziston dhe atë të Elbasanit që kërkon mbi 2 milionë euro për tu mirëmbajtur.
Alimehmeti ka komentuar deklaratën e Veliaj, pak ditë më parë në një emision ku deklaronte se nuk ishte ai që kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranës dhe se Bashkia e Tiranës ishte vetëm një kliente e qeverisë.
Kryetari i Këshillit Bashkiak i PD-së, Alimehmeti është kthyer pas në shtator të 2018, ku në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Veliaj thoshte me krenari se ishte ai që i kishte kërkuar qeverisë inceneratorin , pasi ishte frymëzuar nga suksesi i inceneratorit të Elbasanit madje e ka kërkuar për të gjithë qarkun.
Alimehmeti tregon se Veliaj po ashtu kishte deklaruar se nuk do të kishte kosto shtesë për bashkinë e Tiranës dhe se angazhimi konkret i kostove do t’i paraqitet Këshillit Bashkiak sapo të jetë gati.
Pas kësaj ai e ka ftuar Veliaj që së bashku me këshilltarët të shkojnë të shohin qoftë inceneratorin inekzistent të Tiranës dhe atë që nuk funksionon në Elbasan.
“Dy ditë më parë, Erion Veliaj deklaroi në një emision se nuk ishte ai që kishte kërkuar ndërtimin e inceneratorit të Tiranë, por se bashkia Tiranë ishte vetëm një kliente e qeverisë. Le ta dëgjojmë se çfarë thotë zoti Veliaj i vitit 2023.
Tani, le të dëgjojmë se si e përgënjeshtron veten Veliaj, pikërisht gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të muajit shtator 2017.
Pra në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në shtator të 2017 Veliaj e thotë me krenari se është Ai që i ka kërkuar qeverisë inceneratorin e Tiranës, frymëzuar nga suksesi i inceneratorit të Elbasanit, madje e ka kërkuar për të gjithë Qarkun.
Po kështu, vetë Veliaj thotë se nuk do të ketë kosto shtesë për bashkinë e Tiranës, se ai tashmë ka shprehur angazhimin për bashkinë e Tiranës, dhe se angazhimi konkret i kostove do t’i paraqitet Këshillit Bashkiak sapo të jetë gati.
Tani le ta vendosë vetë Veliaj se cilit Erion duhet tí besojmë, atij të 2017 apo 2023?
Për këtë dhe për kërkesat me shkrim që i kemi pëtcjellë, të cilave z.Veliaj refuzon t’u përgjigjet që nga shtatori, e ftojmë të na përgjigjet në mbledhjen e datës 21, të thirrur me urgjencë nga 22 këshilltarët bashkiakë për inceneratorin e Tiranës.
E sigurojmë gjithashtu zotin Veliaj, se grupi ynë i këshilltarëve është i gatshëm që të shkojmë bashkë me të, për të parë qoftë inceneratorin jashtë funksioni të Elbasanit, qoftë atë inekzistent të Tiranës. Le ta zgjedhë Erion Veliaj nëse këto vizita do t’i bëjmë përpara apo pas mbledhjes së posaçme të Këshillit Bashkiak që do të zhvillohet të enjten, më 21 dhjetor, në orën 4”, tha Alimehmeti./ CNA
Juglindja është pushtuar nga reshjet e dëborës. Në dis...
Kryeministri Edi Rama është takuar me biznesmenin dhe ...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë jatë një vi...
Kryeministri Edi Rama thotë se marrëveshja me Italinë për ...
Drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Ko...
Një shofer i cili kreu në dy ditë, dy shkelje të njëjt...
Një ngjarje e rëndë tronditi Beratin një ditë më parë,...
Dy të rinj janë vënë në prangat e policisë pas akuzohe...
Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen s...
Zbardhen emrat e zinxhirit komandues të burgut të Sigu...
Një person është arrestuar në flagrancë teksa po i mer...
Policia ka njoftuar se janë zbuluar autorët që dogjën ...
Policia e Elbasanit ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me ...
Disa të burgosur të burgut të Peqindit janë marrë në pyetj...
Zëdhënësja antikorrupsion e Partisë Demokratke, Genta Vang...
Indrit Shaqja, i dënuari me burgim të përjetshëm që mbeti ...
Drejtori i burgut të Peqinit është ndaluar këtë të sht...
Sokol Mjacaj ka dhënë dëshminë e tij për vrasjen në bu...
Një 29-vjeçar është vënë në prangat e policisë pasi ak...
Dëbora ka zbardhur juglindjen e vendit. Në fotot e mëp...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...