Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Në bashkinë e Tiranës, me të njëjtën lehtësi idiote që vendosën të vjedhin po mundohen të fshehin edhe ngjarjen. Po ta vëzhgosh me kujdes, mënyra se si drejtorët e 5D planifikuan të grabisin paranë publike ngjan shumë në teknologji me strategjinë që po ndjekin për ta zhdukur lajmin nga ekranet.
Në rastin e parë ata i ranë shkurt duke vepruar naivisht. Në vend që të vazhdonin të merrnin rryshfete sipas traditës, duke ia dhënë tenderat kompanive që ishin në treg, ata krijuan një të tyren dhe ia kaluan asaj mbi 20 milionë euro.
Në rastin e dytë po sillen po aq naivisht dhe me mendjelehtësi. Ndonësë SPAK ka arrestuar tre nga drejtorët më të rëndësishëm të Veliajt, i gjithë presioni po bëhet që ky lajm të mos jepet në TV e mëdha e sidomos mos debatohet në emisionet e mbrëmjes. Pra, nëse deri më tani, ata që kanë një farë fuqie për të manipuluar informacionin, reken ta kthejnë optikën e ngjarjes në favor të tyre, spin doctorsat e mangët të Lalit tentojnë të sillen sikur ajo nuk ekziston.
Deri diku duket sikur ia kanë arritur. Televizionet e mëdha e kanë fshirë këtë lajm nga edicionet e tyre informative. Dy ditët e fundit emisionet e orës 21 00 kanë eksploruar tema të tjera. E çuditshme është se për të fshehur hallin e Veliajt disa janë detyruar të merren gjatë me denoncimin ndaj vëllait të kryeministrit. Pra kur vjen puna: shefin mund ta prekin, ndërsa vartësin e tij të parë asnjëherë.
Ky nënshtrim i turpshëm, i të gjithë atyrë ekraneve që përdorin frekuenca publike, për ti bërë reklamë mbjelljes së 1 milionë pemëve, fasadave të rikonstruktuara të shkollave dhe që zhysin kokën si struci, kur heroi i tyre kapet me preshë në duar, është në fakt i pavlerë. Njësëoj si vjedhja banale me 5D nuk mund të shkonte gjatë, as kjo strategji, nuk mund të dalë triumfuse. Një indicie të parë për këtë e mora tek faqja e Lapsi.al, të cilës mund ti’a kontrolloj në çdo kohë të dhënat. Lajmet për drejtorët e bashkisë dhe për sjelljen e Erion Veliajt kishin një lexueshmeri katër-pesë fish më të madhe se normalia. Jo se në redaksinë tonë kishim bërë një gjë të veçantë, por thjeshtë raportuan për një temë që shumica e kishte të ndaluar ta bënte.
Po e njëjta gjë më rezultoi edhe nga një shikim krahasues në YouTube. Psh, emisionin “Në shënjestër” të Klodiana Lalës, i cili u tansmetua me guxim në vitrinën e propagandës veliiste, në News 24, shifrat e shikuesmërisë për një ditë ishin të barabarta me ato të investigimeve për vrasjën apo zhdukjen e kriminelëve më me emër. Këtë më konfirmojnë edhe ata pak të tjerë kolëgë, që kanë “pasur burrërinë” ta trajtojnë këtë temë. Pra përpjekja për ta varrosur ka krijuar efektin e kundërt, ajo ka shtuar kërshërinë për ngjarjen.
Këtu strategjia e sponzorizuar nga Erion Veliaj rezulton dyfish naive dhe idiote. E para sepse pa dashur ai ka ngjallur kuriozitetin për bëmat e njerëzve të tij të afërt. Dhe e dyta, më kryesorja, pasi më këtë vijë sjelle kryebashkiaku i Tiranës po shndërrohet në akuzuesin e parë të vetvetes. Ndonëse nga njëra anë Erion Veliaj lëshon deklarata se i ka përjashtuar nga organizata ata që gjenden sot prapa hekurave, madje propozon ti zhveshë nga e drejta për të kryer në të ardhmen funksione publike, duke u sjellë sikur ky skandal nuk ekziston, ai tregon se i dejeg miza nën kësulë. Duke lobuar pranë televizioneve, që bëjë propagandën e tij, për ta zhdukur këtë lajm, ai ka adoptuar tashmë një sjellje prej fajtori. Dhe sa më shumë Top Channel, Klan, ABC dhe News 24 heshtin për bëmat e drejtorëve të 5D, aq më tepër shtohen dyshimet se Veliaj ka qenë i lidhur me vjedhjet e tyre./ CNA
4 Prilli 2024 shënon 75-vjetorin e themelimit të Aleancës ...
Nëse nuk e mbani mend, po e përsëris, SPAK u krijua pë...
Leximi i dosjes që çoi në burg tre nga drejtorët e rën...
Përulësia duhet të jetë një privilegj i veçantë i njerëzve...
Në 122 faqe vendim, GJKKO na tregoi se si SPAK-u kisht...
Nga ana formale kemi një demokraci të qëndrueshme. Nga...
Në Shqipëri sporti më popullor nuk është futbolli, por...
Sjellja në shqip e një artikulli të përkthyer të revis...
Bujqësia është sektori më i prapambetur i ekonomisë sh...
Ashtu sikurse ndodh pothuajse me çdo arrestim të SPAK,...
Është e rëndësishme të pranohet se dinjiteti i çdo ind...
Që kur rrjetet sociale janë shndërruar në një ndër pus...
Sot mbushen 32 vite nga dita e 22 marsit 1992 kur sheshi "...
Deputetët demokratë të Rithemelimit do t’i dorëzojnë k...
Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi ...
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetarit të PSSH ...
Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” t...
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...