Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Një ngjarje që do të hyjë në analet e historisë si "Gjyqi i Shekullit", ndodhi sot në Tiranë.
R. D, e njohur ndryshe si "Mbretëresha e Korrupsionit në Shqipërit", me profesion pastruese, u dënua me 7 vite burg, zbritur në 4.8 vite falë gjykimit të shkurtuar, pasi u zbulua si “truri” pas vjedhjes së 462 mijë eurove. Ish-drejtoresha, në shtëpinë e së cilës ra gjëma, u dënua me 1 vit e tetë muaj.
Ky vendim ka shkaktuar një valë të shpejtë dhe të fortë reagimesh.
Ekspertë të drejtësisë dhe konsulentët antikorrupsion e quajnë vendimi një "fitore të madhe" kundër korrupsionit dhe një shembull i qartë se kulturës së pandëshkueshmërisë po i vjen fundi.
"Më në fund, sistemi ynë gjyqësor ka arritur të zbulojë dhe të dënojë aktorët e vërtetë të këtij tumori malinj për shoqërinë," tha një deputet i komisionit të sigurisë në Parlament.
“Eshtë krejt e qartë që ajo kova që duhej mbushur me ujë për të larë dyshemenë është përdorur për ta mbushur me lekë dhe euro - çka tregon se korrupsioni ekziston, tha një analist pranë të cilit është qeveria, duke shtuar se deri më tani ne thjesht kemi hedhur vështrimin gabim. Nuk duhet të shohim lart, por duhet të ulim kokën dhe të pranojmë, pse jo me përunjësi, se korrupsioni i vërtetë bëhet poshtë, nën hundën tonë, në këmbët tona. Pra, e thënë në mënyrë metaforike, nuk është ariu, por miu”.
“E kemi nisur vettingun së prapthi- tha një tjetër komentator, që mendon se në këtë vend nuk ka shpresë nëse nuk ndryshon opozita.
“Pastrueset duhet të futen në vetting dhe me radhë gjithë të tjerët, rojet, infermieret kamarierët…. Kemi shpenzuar kot shumë kohë dhe energji me vetingun e policisë, gjyqësorit dhe politikës. Pastrimi duhet të nisë nga pastrueset.
“Armiku më i rrezikshëm është ai që harrohet. Nuk paska qenë çështje sistemi, por këndvështrimi” - tha një polikan i shumicës. “Agjentët e policisë, hetuesit, BKH, SPAK dhe prokurorët e tjerë duhet të hapin sytë dhe të shohin se gjakderdhja e vërtetë financiare këtij vendi po i vjen nga një armatë e pangopur pastruesish.
Tashmë e kemi të qartë se pastrimin e parave e bëjnë pastrueset. Përndryshe do të quhej “ministrim parash”, “drejtim parash”, prandaj quhet pastrim parash, për shkak të pastrueseve.
OSBE nga ana e vet, në një komunikatë për shtyp, përshëndeti zhvillimin më të fundit dhe shtoi se vendimi i sotëm, megjithëse i pritshëm ka tronditur themelet e korrupsionit institucional në nivel global. Eshtë një vendim i ri shokues sepse ka hedhur dritë mbi aktorët e vërtetë të korrupsionit dhe Shqipëria edhe në këtë drejtim po tregon aftësi të larta lidershipi”.
Pas këtij vendimi pritet që renditja e Shqipërisë në indexin antikorrupsion të pësojë një ngjitje të menjëhershme dhe të lëre pas plot 192 vende e territore.
Ishte një kohë, kur kripa ishte gjëja më e çmuar mbi d...
Fjala e Kryeministrit, njëkohësisht Kryetarit të PSSH ...
Agron Gjekmarkaj është shembulli tipik i “Kolltukofagut” t...
Ka shumë pak lajme që mund të ndajmë në lidhje me tend...
Besoj të gjithëve u vjen mirë që aktiviteti parlamenta...
Nisi të krijohet në dy mandatet e para të qeverisjes s...
Tirana festoi dhe zhurmoi sot në disa arterie, dhe asg...
] Në një njoftim që nuk hidhëroi askënd, kryeministri s...
Lajmi i keq se 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës...
Partia Demokratike ka bërë një pakt ku ka pranuar që n...
Ju kujtohet Gazi? Ai Gazi i tmerrshëm që deklaronte s...
Një hajdut ama i tipit AliBaba me emrin E kishte mbërr...
Lajmi se Zelenski, Presidenti i Ukrainës, është me ori...
Cili është mendimi i parë që ju vjen, kur dëgjoni fjal...
Një pjesë shumë e madhe e elektoratit dhe shoqërisë sh...
Nuk është njëra nga pamjet më të këndshme ajo ç’ka shikojm...
Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike g...
Budva. Ezmerka kishte datëlindjen. Bëmë konak ...
“Eureka-Eureka-Eureka!” Kjo ishte britma e parë e majmuni...
Në dhjetëra lajmet e ditës mbi “dhunën” e “shtetit” nd...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...