Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Cilido që i ka ndjekur penat më të mprehta analitike greke, që kanë komentuar situatën e mardhënieve Tiranë-Athinë, pas dënimit të manipuluar të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, me siguri ka vënë re një emërues të përbashkët. Në një pjesë prej tyre, që Lapsi.al i ka përkthyer dhe botuar, për të kuptuar më mirë opinionet që qarkullojnë në anën tjetër të kufirit, vihet re, një këndvështrim i veçantë ndaj Edi Ramës. Pa nguruar ta konsiderojnë si përgjegjës dhe fajtor për gjendjen e krijuar, ata e vlerësojnë për forcën që ai ka fituar dhe për mbështetjen ndërkombëtare që ka arritur të sigurojë.
Pothuajse nuk ka artikull ku “kundërshtari”, që fajësohet se po i vë flakën pas dy dekadash marëdhënieve Greqi-Shqipëri, të mos përshkruhet si i përkëdheluri i ShBA, si një lider autokrat që ka arritur të heshtë Brukselin, Berlinin dhe Romën për mëkatet e pushtetit të tij. Në këtë aradhë përmenden vizita e Blinkenkenit, pakti për marrjen e refugjatëve me Melonin, apo bashkëpunëtorëve afganë të amerikanëve, ngritja e bazës së NATO-s në Kuçovë dhe kapja e drejtësisë me bekimin e aleatëve tanë perendimorë.
Pra, ndonëse duket qartë se Athina po përgatitet për betejë, me atë që ish kryeministri Antonis Samaras e konsideroi si “një regjim që s’ mund të ketë vend në BE”, fqinjët tanë jugorë e shohin me realizëm fuqinë e tij. Ata e pranojnë se falë koncesioneve, që ka ditur të ndërtojë me llokma Shqipërie, falë lobingjeve alla McGonigal, Edi Rama është një kundërshtar i fortë.
Natyrisht, këtë profilizim politologët dhe analistët grekë e bëjnë nga këndvështrimi i tyre, të prekur në sedrën nacionaliste të dikujt që ndien se i kanë thyer hundët padrejtësisht, të lënduar në dinjitetin e fqinjit të parespektuar, por ajo që ka rëndësi për ne, në gjithë këtë tablo, është vështrimi realist se, kanë përballë një “armik” jo të lehtë dhe me mbështetje.
Pikërisht kjo qasje bie ndesh, katërcipërisht, me atë që kanë adoptuar pjesa dërrmuese e rivalëve dhe kritikëve të kryeministrit autokrat brenda vendit. Ata janë të gatshëm të bëjnë qimen tra për ndonjë kritikë që vjen nga mediat perendimore, të kapen si i mbyturi tek fija e flokut pas ndonjë rezolute pa rëndësi vendimmarrëse, të ekzaltohen për ndonjë deklaratë të balancuar të ndonjë ambasadori avdall. Ata i mëkojnë ndjekësit e tyre me iluzionin se “Amerika e drejtë” do të ndëshkojë satrapin qe i korruptoi agjentin e FBI-së, apo se evropianët nuk do ta durojnë më atë që e ka shndërruar vendin në një port gjigant prej ku eksportohet kokaina kolumbiane drejt brigjeve te tyre.
Në thelb të këtij rrefuzimi për të parë kthjellësisht realitetin, qëndron ngurimi dhe frika për të pranuar se regjimi shqiptar është një autokraci që qëndron në këmbë falë mbështetjes perendimore. Pranimi i zgjedhjeve të vjedhura, mbyllja e syve fillimisht për kanabisin e më pas për depërtimin e parave të drograve të forta në ndërtim e turizëm, leja për të përdorur drejtësinë e re si kamzhik kundër rivalëve politikë, kanë të gjitha të njëjtin burim. Duke u hequr sikur nuk e sheh atë, opozita bëhet e pabesueshme dhe kritikët e kryeministrit hipokritë, pasi nuk mund të ketë rivalitet real me kundërshtarin, pa njohur peshën e tij reale dhe pa bërë llogaritë me pikat e tij të forta.
Një betejë e ndershme me Edi Ramën kalon me detyrim përcaktim edhe përmes denoncimit të atyre qarqeve perendimore që janë vënë në shërbim të vrasjes së demokracisë në këtë vend. Pak rënëdësi ka se në target mund të jenë evropianë apo amerikanë, e vërteta ku kundërshtarët e regjimit besojnë duhet ti ç‘kompleksojë ata nga çdo tabu.
Shembulli i asaj që po ndodh në Kosovë, ku po lartësohet në publik figura e lidërëve që mbrojnë interesat e vendit dhe parimet e tyre, qoftë edhe kur ato bien ndesh me atë çka u kërkojnë aleatët, është një dëshmi që tregon se shqiptarët e kanë arritur pjekurinë për tu shkëputur nga komplekset e inferioritetit. Ata kanë nevojë për udhëheqës që u thonë të vërtetën dhe jo për hipokritë që valëvisin fjamujt e perendimit dhe kur mesazhet që vijnë prej andej prarojnë imazhin e autokracisë.
Fiks për këtë ajo që po ndodh në Athinë duhet parë si një laborator ku mund të farkëtohet opozitarizmi shqiptar.
Natyrisht, jo në aspektin e nacionalizmit shpesh të sëmurë dhe folklorik grek, por për aftësinë e tyre për të njohur përmasat reale të kundërshtarit që kanë përballë. Edhe në Shqipëri të jesh kundër Edi Ramës, përveçse të bësh llogaritë me oligarkët mediat dhe falangat e tij, duhet të ndërgjegjësohesh edhe për kundërshtimin e një koalicioni të fuqishëm ndërkombëtar që ai ka në krah.
A është kjo një betejë e pamundur? Për këtë askush nuk mund të vërë bast. Ama një gjë është e sigurtë: disfata do të jetë e pashmangshme për të gjithë ata që do vazhdojnë të shiten edhe si shokë të ambasadorëve edhe si “armiq” të diktatorit.
Budva. Ezmerka kishte datëlindjen. Bëmë konak ...
“Eureka-Eureka-Eureka!” Kjo ishte britma e parë e majmuni...
Në dhjetëra lajmet e ditës mbi “dhunën” e “shtetit” nd...
Po të analizosh i shkëputur nga tirania e çastit, qoft...
Gazeta konservatore greke “Ta Nea”, shumë pranë partis...
Nato shpenzoi në Kuçovë rreth 55 milionë euro dhe sot Shqi...
Siç është bërë gjerësisht e njohur, sot, “datë 4 mars ...
Arrestimet janë gjithmonë të bujshme, por kur këto ndo...
Më në fund u pranua që ka një plan për të përdorur amnisti...
Në një botë në prag të kaosit, dhe Luftës së Madhe ku ...
Me një lojë në grup, duke nisur nga Rama i pari, Mirela Ku...
Emigracioni në vendet e Ballkanit Perëndimor është në nive...
Lexoj dëshmitë e fëmijëve që janë vënë nën akuzë për vrasj...
Siç është gjerësisht e njohur, dy ditët në vijim (28-2...
Koalicioni anti-Kurti në aksin Tiranë – Prishtinë - Te...
Sivjet, shënojmë 32 vjetorin e Referendumit të 1 dhe 2 mar...
Media të ndryshme thonë se ka zbritur nga malet, dhe ekspe...
Sigurisht e ndoqa me interes dhe përgjegjësi shtesë Konfer...
Nuk e di se si e pse, ndërsa shfletoja nja dy libra kur më...
Dëgjoja një ditë administratorin bullafiq të një gjoja uni...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...