Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Dëgjoja një ditë administratorin bullafiq të një gjoja universiteti privat, që tregonte se institucioni, pronë private e familjes së tij, kishte rregulla strikte, cilësi, modernitet.
Në ditë provimi? - tha.
Ça thua? Unë bëj terror, mo, terror.
E çfarë janë këta studentët? Mashtrues të mëdhenj, horra, por mua nuk ma hedhin dot.
Provime, s'kaaaaaaa, s'lë unë të bëj njeri giliviliiiiiiii!
Rrup-sup ua bëj! As bëhet fjalë!!!
E shihja dhe herë më dukej si kujdestari surrat patate i filmit, tani kush ia mban mend emrin, herë si oficer gestapoje te filmi lista e Shindlerit, herë si polic kampi internimi në Tepelenë, herë si karagjoz.
Nuk e di pse!
Dhe vazhdoi:
Telefonin e mbajnë në xhep maskarenjtë kurse në vesh fusin kufje sa një fasule. Prandaj, fillimisht, kush futet në klasë e kontrolloj nga veshët!
I zhvesh nga veshët!
Kokërr për kokërr fasuleje i kontrolloj. U fus nga një shtizë në vesh.
Nja dyve u ka ngel fasulja në vesh dhe kanë shkuar në spital për t'i operuar. Sa u futën anestezinë, e pohuan vetë te doktori se përse e kishin bërë.
S'kaaaaa, pse sylesh jam unë!
Sa futen studentët në sallë u mblidhen librat, fletoret, letrat që mund të kenë, xham çdo gjë, telefonat bëhen grumbull aty te banka e parë. As miza nuk lejohet të kalojë.
Se çfarë bëjnë ca goca? Fusin kopje poshtë minifundeve. Prandaj, gjëja e parë, ul kokën dhe shoh se mos ndokush lëviz këmbë a dorë.
Nuk ka vajtje në banjë në provim. Kur dikush ngre pretendimin se ka nevoja personale, kuptohet se përse e bën! Atyyyy, i them, ça kishe për të bërë ta bëje para provimit!
Fletët ku shkruhen shtjellimet janë të sekretuara mooooo. Ku di pedagogu se çfarë korrigjon!!! Ashtu në tym! Madje shpesh provimet i korrigjojnë sekretaret.
Pedagogu i vendos notën në fillim, pastaj e çon fletoren në sekretari, që këndej bëhet lidhja e kodit me emrin e studentit. As emër as gjë prej gjëje. Emrat në fletore janë zëvendësuar me shifra të koduara: 007, 5 fraksion 1, 17 17, e kështu me radhë.
Pastaj nis një fazë tjetër. Provimet kalohen në sitë. Po u gjetën tri fjali që janë afërsisht të njëjta në dy fletore të ndryshme, menjëhere skualifikohen të dyja. Kam dhjetë veta që kontrollojnë fjalitë.
Se teknologjia ecën. E kupton vetë ti!
Tani kam gjetur një gjë tjetër. Ditën e provimit vë në funksionim një aparaturë që ndalon valët telefonike si edhe Internetin në të gjitha hapësirat e universitetit tim, në pronësi. E bëj black out fare.
Terror, mo po të them! S'ka valë! Fillimisht studentët nuk e kuptonin se përse nuk kishin valë. Unë shkrihesha se i shihja se ç'bisedonin me njëri-tjetrin.
Imagjino edhe në çantat e vajzave vë nja dy sekretare të kontrollojnë. Kurse dyert e hyrjes i kam bërë si në Rinas. Skanohet çdo gjë!
Erdhi një kontroll cilësie nga lart! Kur pa se çfarë masash merrnim ne, iku pa zë!
Bravo ! - na tha! Kështu duhet bërë, burg mo burg! Izolohet studenti nga bota e jashtme, si Navalni mo në Siberi! Dhe aty testohet ça di!
E dëgjoja, tundja kokën dhe pikëllimi më kishte kapur të gjithin!
Mua më tmerron kur shumë prefesorë kanë tmerr nga tekn...
Lexova me shumë vëmendje një peticion të disa akademikëve,...
Në Devollin e punës, aty ku Dritëroi i madh nisi udhën e l...
Përse Amerika e përkrah Edi Ramën? Përse sekretari i s...
Parada e shkurtër e sekretarit të shtetit Antony Blink...
E kam ndjekur me përgjegjësi shtesë intervistën eskluzive,...
Të dashur miq, vizita e sekretarit të Departamentit të Sht...
Më shumë sesa ka vetëvrasje për shkak të ndikimeve nga...
Në PD po ndodh ajo që dukej e pamundur dy vite më parë, ku...
Një nënë e re i dha fund jetës (siç raportohet deri më tan...
Ajo që sot mendohet e pa imagjinueshme, - një ditë pa lajm...
Gjykata së fundmi lëshoi vendimet për dënimet e 2 personav...
Në një vend ku procesi i vendimmarrjes së mazhorancës ...
Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftërat dhe zg...
Të premtojnë revolucionin dhe përmbysjen e regjimit at...
Sigurisht e kam ndjekur me interes të shtuar konfirmimin e...
Intervista e ish-njeriut më të rëndësishëm të qeverisë...
Mendoja se pas atyre që tha ish-zv/kryeministri shqipt...
Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se...
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...