I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Mendoja se pas atyre që tha ish-zv/kryeministri shqiptar, Shqipëria do ishte e gjitha në rrugë. Mirëpo kjo nuk ndodhi, për më tepër kur shikon se si televizionet flasin për të tjera gjëra, gazetat po ashtu, biles dhe një shpurë opinionistësh gjoja opozitarë, përshpërisin me dhimbje se Beni nuk tha asgjë, etj., të duket e çuditshme.
Madje heshtja që vret më shumë është ajo që vjen nga qeveria dhe bashkia e Tiranës, dy qëndrat. Nuk flasin, nuk i pyet kush, nuk kërkon kush spjegime.
Drejtësia jo, shtypi jo, qytetarët jo. Në një vend ku mungon llogaridhënia, nuk ka demokraci. Ai tha shumë, për më tepër taksën e përlarë nga paratë tuaja në lidhje me televizionet, pronën e grabitur në mes të ditës në portin e Durrësit dhe mbi të gjitha emra konkretë të pronarit real të inceneratorëve të pa qënë si financues i fushatave të rilindjes.
Foli aq gjatë sa e gjitha është e frikshme në lidhje me vrasjen e drejtësisë shqiptare, përmendi metodat e Robespierit ndofta edhe me dëshirën që këta ''revolucionarë'' mafiozë të kenë fundin e tij. Dhe mbi gjithçka, dëshmoi haptas luftën e madhe brenda mureve të Perandorisë. Luftën brenda llojit. Ajo sapo ka filluar. Dhe ndofta të penduar të tjerë do kenë kurajon të heqin nga vetja zgjedhën e kokës së turkut.
Ata tashmë janë shumë dhe mbase nga brenda mureve të qelive ku po sakrifikojnë bash atë unitetin e çeliktë rreth njëshit, të shpresojmë të kenë kurajon e të flasin, pasi u duhet pastërtia e figurës për fëmijët e tyre. Ndofta kthjellohen dhe e kuptojnë se marrëzitë politike të perandorëve janë fatkeqësi e karrierës dhe se pasuria e vënë përmes krimit dhe vjedhjes nuk është kafshatë e ushqyeshme për nipërit dhe mbesat. Ndofta ky do të jetë shërbimi më i madh karshi vendit dhe jo njëshit i cili me kollajllëk mafiozi, pasi pret shirita inagurimesh, i ngordh ata burgjeve me pretekse sharlatanësh se po mbushin shportat prapa kurrizit të tij me dardha e mollë.
Mirëpo në Shqipërinë tonë askush nuk reagon. Ka një stepje brenda grupimit të këtij apo atij deri aty sa askush nuk do t'ia di për vendin. Protestojnë studentët, askush nuk do t'ia di. Biles parakalojnë para protestuesve me sy e vesh dhe thonë, ''ç'më duhet mua''. Rrugët e Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Lituanisë janë pushtuar nga zetorët e rëndë, bujqit shqiptarë protestojnë në këmbë, për më keq akoma, as që ua var kush, megjithëse Europa ndërpreu çdo investim pikërisht për shkak të korrupsionit të lartë, megjithatë askush nuk i bashkohet askujt.
Rrini në atë kërshërinë e vakët të sehirxhiut, merruni dhe kënaquni se çfarë tha ai për atë që të keni materiale kur të konsumoni kafetë e darkës. Ky është një pasivitet social vrastar, të cilin nëse do ta posedonte Franca, nuk do ishte më Francë, nëse do ta posedonte Gjermania, nuk do të ishte më Gjermani. Kësisoj edhe në Amerikë.
Shumë reagime të shkruara lexova këto ditë rreth lajmit se...
Shqiptarët nuk janë më të palumturit! I tronditur nga laj...
Në fakt kjo është një metaforë, por që dëshmon e metam...
Në PS nuk ka qetësi. Nën sipërfaqen e lëmuar të unitetit, ...
1- Tani edhe spitalet e shtetit u bënë me lekë. Ç’ka ngelu...
Big Brother sot është një programacion televiziv që ka bër...
Edhe dje, pothuajse si një muaj rresht, "non-grata " v...
Janë mbushur faqet e Web-eve me gjithfarsoj titujsh. Fillo...
Talat Xhaferri është prej nesër kryeministri shqiptar i Ma...
Thonë se çudia më e madhe në Shqipëri nuk zgjat më shu...
Në një të ardhme të afërt operacionet në spitale do i ...
Çështja e McGonigal, afera e ish-zyrtarit të lartë ...
Deputetët e opozitës të bashkuar rreth Gazment Bardhit, du...
Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i ...
Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Raj...
Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një k...
Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatik...
Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për ...
Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar...
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...