SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Çështja e McGonigal, afera e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, është kthyer në politikën dhe në median shqiptare, në studio diskutohet, në media raportohet.
Dje tek "Syri TV", në studion e Çim Pekës, doli e dashura e tij, e cila renditi një sërë akuzash. Në fakt, përtej debatit mediatik, politik apo zhurmës në lidhje me zonjën Allison Guerrero, ka një të vërtetë të madhe.
Dëshmitë e saj thjesht dhe vetëm kanë filluar të jenë si indicie për hetimin, pra si dyshime për të ecur më tej dhe më pas dëshmitë e saj nuk janë pranuar, por FBI-ja ka ecur me hetimet e saj. Këto i përkasin historisë, sepse, në fakt, tashmë ka një akuzë të ngritur, ka një pretencë të dhënë nga Prokuroria e SHBA-së, ku kërkohen 50 muaj burg dhe një gjobë e majme për agjentin McGonigal në lidhje me çështjen e Shqipërisë.
Sipas saj që na raportoi edhe VOA pardje edhe Agron Neza, i cili është njeriu që ka dhënë qindra mijëra dollarë për McGonigal, qe bërë një bashkëpunëtor i drejtësisë dhe i kishte rrëfyer FBI-së gjithçka që ai pretendon, gjithçka që ata kishin kërkuar si informacion.
Për më tepër, thuhet se edhe Dorian Duçka, personi B, që ka qenë në akuzën fillestare, ka dorëzuar telefonat, kompjuterat dhe komunikimet fillestare që ata kanë pasur dhe gjithçka që kanë kryer me McGonigal.

Nga ana tjetër, është kryeministri ynë, zoti Rama, i cili ka thënë se e ka një mik, e ka takuar McGonigal, e ka pritur, dhe nga ana tjetër, është McGonigal në territorin shqiptar, lëvizjet e tij, hyrje-daljet apo vendimet e qeverisë për fushat naftëmbajtëse e kështu me radhë që shkojnë tek ish-ministri Damian Gjiknuri.
Çështja ka tashmë shumë debat politik, shumë teza gazetarie, por askush nuk merret me thelbin, thelbi është vetëm një.
Sipas pretencës prej 19 faqesh që CNA ka publikuar, thuhet nga prokurorët e SHBA-së se ka korrupsion të McGonigal-it me qeverinë, për llogari të qeverisë shqiptare, të cilat nuk kanë avancuar kundër interesave të SHBA-së, por kanë qenë interesa politike, përmendet edhe Partia Demokratike.
Në rast se McGonigal po akuzohet për korrupsion, sipas pretencës së prokurorëve të SHBA-së, në këtë rast është personi pasiv. Pyetja është shumë e thjeshtë:
McGonigal nuk mund ta bënte vetë korrupsionin sepse duhej një palë tjetër që të jepte paratë.
Pa shkuar më tej te diskutimet që vartësi McGonigal kishte filluar hetimet për lobistin Nick Muzin, më pas hetimet ishin ndaluar pas largimit të McGonigal nga detyra e kështu me radhë. Pyetja që përsëritet është një dhe vetëm një:
Mjafton Agron Neza?
Në qoftë se do të ishte aktiv Agron Neza do të kishte probleme për SHBA-në, atë do ta kishin arrestuar në SHBA.

Megjithëse ashtu si McGonigal, i cili është bërë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe do të bëjë burgun, ndoshta edhe Agron Neza dhe Dorian Duçka, duke u bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë amerikane, nesër mund të kenë hetime më të thelluara se çështja do shumë vite që të mbyllet dhe pasojat nuk dihen. Ato janë ligjore, ata kanë marrë avokatët e tyre dhe çështja po hetohet në SHBA.
Por gjithashtu duhet të hetohet edhe në Shqipëri. Kush është personi aktiv i korrupsionit të McGonigal, pasi Agron Neza ka dhënë ca para, dikush tjetër ka përfituar disa fusha naftëmbajtëse. Për interes të dikujt tjetër ka vepruar në lidhje me korrupsionin McGonigal, pra duket hetuar Nick Muzin kundër opozitës dhe kështu me radhë.
Cili është apo cilët janë personat aktivë në korrupsionin e McGonigal?
Ky është diskutimi, kjo është pyetja, pasi McGonigal nuk e ka bërë vetë korrupsionin, ka pasur edhe palë tjetër, ata që kanë vajtur dhe e kanë korruptuar dhe më pas e kanë paguar për të bërë veprime për interesat e qeverisë shqiptare, siç thotë prokuroria e SHBA-së.
Kjo nuk është një pyetje 1 milionë dollarëshe, sepse prokuroria e SHBA-së thotë për llogari të qeverisë shqiptare.
Tashmë SPAK-u duhet të gjejë kush e korruptoi McGonigal-in dhe të mbajë përgjegjësi para drejtësisë së Shqipërisë./ CNA
Deputetët e opozitës të bashkuar rreth Gazment Bardhit, du...
Dokumentat e reja, të botuara nga shqyrtimi që Zëri i ...
Me kapacitetin e ekspertit për Sigurinë Kombëtare, Raj...
Zhvillimi i inteligjencës artificiale është padyshim një k...
Sa herë vjen kjo datë, shpërthen një dhunë-zhurmë mediatik...
Shumë nga shqiptarët treguan indinjatë me presidentin për ...
Kam marrë pjesë në të gjitha votimet që janë zhvilluar...
Ajo që ndodhi sot në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj-G...
Edi Rama mund të ankohet sa të dojë lartë e poshtë, pë...
Në vitin 1989, në ekranin e vetëm shqiptar, RTSH, shik...
Në kohën kur 1+1 nuk është më e sigurt nëse bëjnë dy a...
Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte dis...
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
Nuk është e habitshme aspak se si një lumë komentesh,s...
Kryeministri i Shqipërisë është i implikuar drejtpërsë...
Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGo...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...