Aksidenti me dy viktima në Cërrik/ Policia me reagim zyrtar
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...

Në regjimin e diktatorit, tej viteve 90-të, kishte disa gazeta, sigurisht me filtër partie e sigurimi, kryesisht një zgjatim shërbimi, në funksion të gjithëkontrollit. Zëri i Popullit, Zëri i Rinisë, Bashkimi, Mësuesi, Drita, gazetat e vaktit të qoftëlargut kishin shpesh shkarje qortuese brenda sistemit, më tepër se 90 për qind e medieve sot, në raport me nënshtrimin ndaj pushtetit. Sot mediet më së shumti ato tradicionale, pa lënë mënjanë pjesën masive të atyre sociale, janë biznes qeveritar, ku informacioni dhe gjithnjë e më shpesh programacioni, servilosen kryeministrit e ministrave, apo rrinë duke qëndisur porositë e tyre. Ato gjithnjë e më përsëritshëm po i bëjnë opozitë borderosh qeverisë, duke ndërtuar me të një marrëdhënie ekonomike, një harmoni interesash financiare.
Mediet kombëtare kanë dalë nga binarët e gjithëpërfaqësimit, duke u vëtëpërfshirë në sektorin fason të informacionit. Janë bërë prodhuese të një tjetër realiteti, duke gatuar kriza larg qeverisë e pushtetit, në bashkëpunim të detajuar me të, për ti siguruar asaj mbështetje, në sajë gënjeshtrash. Për 90 për qind e kusur të këtyre medieve, Shqipëria është anëtarësuar në BE, Rama është lider Global, Veliaj është bashkiak global, ministrat janë të hatashëm, më të mirët e 30 viteve. Opozita fajtorja kryesore kur punët e qeverisë nuk ecin mirë. Mbi 1 milionë shqiptarë kanë braktisur atdheun për arsye astronomike, e jo pamundësi jetese shërbimesh dhe ekonomike.
Trafiku i drogës është minimizuar, ne kemi marrë edhe vend të dytë e të tretë krahas vendit të parë të mbajtur prej vitesh. Sot falë mbështetjes së pushtetit, ia kemi dalë që grupet tona mafioze e kriminale të furnizohen vetë me kokainë në Ekuador, Venezuelë, Kolumbi, kudo në vendet prodhuese në Amerikën Latine, duke mos pasur më vartësi nga shpërndarësit e mëdhenj të para dhjetë viteve. Bana King e simotrat e saj shkarkojnë në Durrës, apo Rinas edhe ndonjë banane mes kokainës, trailerat e kamionët dalin e shkarkojnë sikletet e kthehen sërish për të bërë letrat. Bedelët mendimtarë me tekste të furnizuara në bordero, krehin bishtin ramë-fugë-Veliajt, duke habitur dhe paguesit për zellin kapërcyer.
Kryeministri dhe qeveria e tij korruptojnë numrin një të kundërzbulimit të FBI dhe mediet në Tiranë e shohin si sukses këtë ngjarje cenuese të sigurisë kombëtare amerikane, sipas përcaktimit në senat të prokurorit federal. Inceneratorët për shumicën e medieve, ishin listë pagash e reklamash, duke qepur gojën investiguese e denoncuese, për shkërmoqjen e mbi 1 miliard eurove taksa publike. Plaçkitja e pronave, kafshimi kanibal bregdetit, e së fundmi zonave të mbrojtura. Botuesit në Shqipëri, pronarët e mediave kombëtare e lokale, në mbi 90 për qind të tyre janë:
Ndërtues pallatesh, fitues tenderash, koncesionesh, investitorë strategjikë, fshatrash turistikë, një dorë nga dëmet e tërmetit, një tek zgjedhjet e pushtetit, tjetrën të vilat e ziafetit, projekte nga donatorët e huaj, me ndërmjetës qeverinë, qokaxhinj të inceneratorëve, përfitues në fshehje pasurie, evazion fiskal, punonjës pa kontrata në të zezë, paga me dy palë bilance, e mjaft mëkate të tjera.
Rrinë kurriz përkulur ndaj Erion Veliajt, numërojnë me të pemë imagjinare e ajër Zvicre në Tiranë, verbohen nga betonizimi, e plaçkitja e lulishteve, kinemave, teatrove, me firmën e tij. Nga këta nuk pret opozitë askush mbi faqe të këtij dheu. Nxjerrin me orë live torollakë nëpër ekrane sepse kanë etiketën sipër rrobave ministër apo bashkiak, në vend të sallam, mish lope, tru gomari, apo ngordhësirë kriminale. Ata janë eunukërisht të kapur në pamundësi për t’iu vënë kundër, bamirësit të tyre kryeministër, njëherësh krye-keqbërësit të shqiptarëve Edi Rama.
Selitë kryesore diplomatike në Tiranë kanë reaguar në ...
Qekur, veziri i madh Tao i kishte mbushur mendjen Babos se...
Dikur, para shumë vitesh, nga Çmendina e Qytetit tonë u ar...
Një ditë, një burrë hyri në një dyqan me gjëra antike dhe ...
Më duhet ta pranoj se më janë ngjallur shpresat. Prej...
Nuk është e habitshme aspak se si një lumë komentesh,s...
Kryeministri i Shqipërisë është i implikuar drejtpërsë...
Pretenca e prokurorëve të Kolumbias për skandalin McGo...
Zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit për “FokusTV” më tha...
Vetëvrasja me helmin fostoksinë e Bedrie Lokës, gruas,...
Në një natë magjike në fushën e futbollit, Armando Bro...
Leonardi që në mëngjes u ngul te kolltuku i salloni...
Letër që e shkruaj çdo 6 janar këtu e 26 vite I dashur Av...
Festivali i fundvitit ka më shumë se 10 ditë që ka mby...
Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre...
Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktim...
“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dh...
10 milionë turistë në 2023-shin! - shpërtheu lajmi-sih...
Një senator ka bllokuar 43 nominime të Departamentit Ameri...
Në një qytet jetonte një njeri shumë i zgjuar, gjeni. ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...