"Kishte menduar të më shantazhonte"/ Zbardhet dëshmia e Bill Gates për lidhjet me Jeffrey Epstein
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...

Vetëm tragjeditë na zgjojnë, na mbajnë syçelët për tre ditë dhe në të katërtën nisim sërish “të ëndërrojmë” humnerën e tjetrit. Gjithnjë e më të paktë shohin punën e tyre, gjithnjë e më të paktë pasurojnë ditën përtej “reels”-ave të rrjeteve sociale, edhe më të paktë gjejnë motivimin tek aftësitë e tyre kur leku nuk respekton më meritën a talentin dhe më të paktët fare, një grusht arrijnë të ushqejnë orët e panginjura të jetës me kënaqësi shpirtërore.
Konsum, konsum, konsum, komercializim i ekzistencës deri në detajet më private, ekzibicionizëm i një luksi të shfrenuar, sensacionalizim i banales, të gjitha i kemi pasur meny ditore bashkë me të mirat e rrjetit, por të tërhequr në mënyrë virale më së shumti nga skandalozja, përçudnimi, dhunimi.
Ndjekës të pafundmë, si konsumatorë të dalldisur e dehur pas virales, pa një gllënjkë empatie, pa shpirt, pa zemër, por vetëm me “stomak” të uritur për zhurmë, reklamë, famë, parà, idhuj. Por më të zellshëm janë “haters”, urryesit, ata, që edhe nëse kanë të drejtë teksa kritikojnë e nuk bien dakord me dikë, nuk mjaftohen. Duan ta shpërbëjnë, shkatërrojnë, mallkojnë, fyejnë, denigrojnë, ta njollosin, murosin, gurosin, ta shkelin, rrjepin, shqyejnë tjetrin me “lirinë” e pafundme, që garanton rrjeti, anonimati, mjeti shpërndarës, gjurulldia e pakontrollueshme e një shoqërie me institucione të lodhura, të shembura. Dhe këtu nuk është veç “liria e pafundme” e rrjetit, që shkakton viktima, por thelbi i ndyrë njerëzor, që keqpërdor lirinë edhe sikur me pikatore ta ketë.
Një nënë 41-vjeçare e katër fëmijëve vret veten, e bullizuar në TikTok nga adresa anonime. Tmerr!
Por nuk ka si të jetë tjetër shoqëri ajo e para vetëvrasjes së Bedries dhe një tjetër pas.
Kush skandalizohet tani nga ngjarja (dhe me të drejtë) kishte motive të forta për t’u skandalizuar edhe para saj. Me po të njëjtin mllef, me po të njëjtin kut moral, me po të njëjtin pasion.
Sepse aty, nga i njëjti “mejdan”, që kryqëzoi Bedrien ushqehet përditë e më e pangopur një shoqëri e tërë, pleq pa pensione; fëmijë pa kontroll prindëror; adoleshentë nën presione hormonesh; bashkëshortë, që shtrihen me kurriz e flirtojnë secili në llogarinë e vet deri ndaj të gdhirë; nëna të dëshpëruara nga suksesi me temina i të tjerave; baballarë të demoralizuar nga “burra” të aftë të shijojnë jetën (në TikTok); të rinj në kriza identiteti nga bollëku prej “punëve” me bereqet të moshatarëve në rrjet; të divorcuar të zhgënjyer nga paaftësia për të mbajtur familje të sheqerosura Instagrami; profesionistë të shkurajuar nga monetarizimet e sfidave të të papunëve në TikTok; prindër të dorëzuar ndaj modeleve “të suksesit” prej nga frymëzohen bijtë e bijat; nxënës të inkurajuar të diskreditojnë mësuesit, që ende kërkojnë detyra shtëpie; gra e burra të zhytur në përroin psiqik të “challenge”-ve, rutinave dhe videove selfie; manjakë të eksituar nga “bujare” e “bujarë” imazhesh në kufij pornografikë pa asnjë kufizim; xhelozë e inatçorë të stimuluar nga çdo formë anonimati dhe në fund, por jo e fundit, inteligjenca artificiale e gatshme për të çmontuar e përdhosur imazhet e atyre, që “u hanë shpirtin” përdoruesve të rrjetit me e pa të drejtë…
Të gjitha ishin edhe dje, edhe një orë pas vetëvrasjes së Bedries dhe do të jenë aty.
Ndaj t’i kërkosh sot qeverisë të ndalë tik-tok-un si fajtorin e vetëvrasjes së një nëne të bullizuar është si historia e Ksanthit të lashtësisë greke, që premtoi të pinte detin teksa i dehur vinte bast me kapitenin e rojeve. Por kur i doli pija e kuptoi ç’kish bërë i kërkoi ndihmë Ezopit të shpëtonte nga zotimi se do të pinte detin nëse humbte. Dhe Ezopi i sugjeroi të deklaronte se vërtetë pati premtuar, se do të pinte detin, por jo dhe ujin e lumenjve, shiut, a ujëvarave, që derdhen në të. “Ndajini dhe ndalini ato dhe unë do ta pi detin”, deklaroi më në fund Ksanthi.
Si ta ndash detin (tik-tok-un) nga ushqyesit e tij, që nga “shitësit” e gjithçkaje veç për famë tek mediat, që venerojnë llumin. Se këtu “pas hekurave” nuk duhet të shkojë
tik-tok-u, por i gjithë sistemi, që mban gjallë pjesën kërcënuese, vrastare, përdhunuese të tij. Tik-tok-u ka edhe gjëra të bukura, këshilla të vyera, reagim politik, zell anti-censurues, siç është njëkohshëm mjeti e sheshi favorizues edhe i shkatërrimit shpirtëror, moral e njerëzor për miliona gra e burra të tjerë viktima potenciale. Ama “limfa”, që e ushqen këtë rreth, ajo, që e mban gjallë, nuk është avatari, algoritmi, por shoqëria, që marroset pas mjetit e sheshit për mos t’u ndjerë e përjashtuar, për t’u konformuar, për të plotësuar mangësitë e jetës reale, për t’u konfirmuar edhe pa talent, për të fituar edhe pa meritë, për të triumfuar edhe pa djersë, për t’u respektuar edhe pa vlera, për të “vrarë” këdo urren me dhe pa arsye pa u dënuar kurrë.
Ky skandalizim, që i paraprin ndonjëherë edhe një nevoje për protagonizëm, këto protesta, që i paraprijnë ndonjëherë edhe një nevoje për “të larë” ndërgjegjen kishin po kaq arsye për të ekzistuar edhe para vetëvrasjes së Bedries, por pas tri ditësh do të treten sërish mes përpjekjes për “monetarizim” dhe vëmendje.
Kjo sa i takon reagimit me komandë dhe veç prej tragjedisë.
E sa për Bedrien e gjorë, që la 4 jetimë dhe për të gjithë viktimat potenciale të rrjetit dua t’u kujtoj se teknologjia po sfidon çdo shpirt njerëzor, se me Inteligjencën Artificiale, jo video origjinale, por të sajuara na kanë që sot viktima.
Mund të gdhiheni një mëngjes e të shihni veten protagonist në video të ndyra virale, ku s’keni pasur asnjë lidhje. Mund të shfaqeni perversë, kriminelë, manjakë, aktorë/e pornografikë, hajdutë, sadomazokistë e striptistë/e pa qenë kurrë të tillë, por veç në fantazinë e maskarenjve, që duan t’u bëjnë keq.
Ndaj nuk ka kufinj kjo betejë çnjerëzore e imponuar nga zhvillimi teknologjik. Jemi të gjithë të rrezikuar seriozisht nga mendjet diabolike, xhelozët, armiqtë e të panjohurit, që thjesht s’duan të të shohin mirë.
Por nuk e ndalon dot as mbyllja e tik-tok-ut e as skandalizimi nga i njëjti rrjet ku mbillen edhe fitimet e privilegjet.
Nis e sos me edukimin kjo histori, me ndërgjegjësimin, me kultivimin e njerëzores, më shumë se kurrë, me forcimin e shtetit e institucioneve, shtetit të së drejtës, me mençurimin e maturimin e shoqërisë, rezistencën me mish e shpirt ndaj kaosit vleror e moral prej të cilit askush nuk është imun.
Andaj e përforcoj më shumë së kurrë, kujdes nga skandalizimi me komandë për arsyet e gabuara, sepse prodhon të keqe po aq vrastare sa edhe vetë krimi, por mendjen tek reagimi i përhershëm ndaj modeleve shkatërruese të një shoqërie virtuale me vese reale.
Një grua 41-vjeçare, nënë e 4 fëmijëve, ka rënë viktim...
“Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë, dh...
10 milionë turistë në 2023-shin! - shpërtheu lajmi-sih...
Një senator ka bllokuar 43 nominime të Departamentit Ameri...
Në një qytet jetonte një njeri shumë i zgjuar, gjeni. ...
Pa diskutim që pozita në Shqipëri është arrogante. Me ...
Rruga “Mustafa Matohiti”, qëkurse aty u vendos të bano...
Të dashur miq, ky vit i ri nisi me një goditje të rënd...
2023 për Shqipërinë nuk përfundoi mirë, paçka se ishte një...
Amos Oz shkruan se zakonisht tragjeditë përfundojnë në dy ...
Kurrë televizionet shqiptare nuk janë angazhuar ndonjë...
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites...
Këtu e dy vite e gjysmë po shikojmë e jetojmë jetojmë shpë...
Ndërkohë që gazeta, televizione, portale, organizata d...
Këtu e dy vjet mediat vizive e të shkruara, konferencat pë...
Për një kohë të gjatë, brezi im, ai i 20- 30 vjeçarëve...
Mos harroni, më të ligjtë që na kanë sunduar kan...
Nuk jam i majtë, por më vjen ndër mend një shprehje e ...
Sot Erion Veliaj refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen e po...
Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sido...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Evropa Perëndimore po përballet me një valë të fortë të të...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...