Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

2023 për Shqipërinë nuk përfundoi mirë, paçka se ishte një vit i veçantë.
Ngjarja më e rëndësishme nuk ishte vendosja e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës, njërit prej politikanëve që kanë dominuar jetën politike dhe ekonomike të Shqipërisë në këto 33 vjet, as zgjedhjet vendore, të cilat sollën pasoja të ndërlidhura njëra me tjetrën, por fakti që më në fund duket se me ndërhyrjen e Drejtësisë, duket se tranzicioni është në fillim të fundit të tij.
Nuk do të flas për varfërinë, ekonominë, çmimet e larta, turizmin, arsimin e shëndetësinë, largimin masiv të të rinjve, sepse ato janë thënë e stërthënë dhe nuk i shtojnë debatit publik ndonjë gjë të re. As për qeveria, e cila nuk ndërmori e as zbatoi reforma logjike për të ruajtur kontratën me elektoratin e saj dhe jo vetëm.
Viti 2023 në skenën politike, pavarësisht dominimit viziv, me zë, figurë e veprim nga të dyja krahët, si nga opozita ashtu edhe nga pozita, duket se shënoi fundin e populizmit, i cili përkrahet vetëm nga pjesa militare e politikës.
Gjatë vitit 2023 vazhdoi thellimi i përçarjes së opozitës dhe forcimi i pozitës në një shkallë të tillë sa arroganca e saj të mos njihte limit.
Sa i përket mungesës së dialogut politik ndërmjet qeverisë dhe opozitës, por edhe ndërmjet partive apo grupimeve të opozitës, në 2023 ai kulmoi duke marrë përmasa të paimagjinueshme.
Klima e luftës në parlament, me një pjesë të opozitës, e cila mosbindjen e disa deputetëve e emërtonte mosbindje civile dhe miratimin nga pozita të ligjeve të rëndësishme pa debat dhe brenda disa minutave mes flakadanëve, tymueseve dhe karrigeve të përmbysura, nuk është gjë tjetër veçse treguesi i cilësisë së dobët të demokracisë e shkeljes që asaj i bëhet në mënyrë të ndërgjegjshme nga “etërit e kombit”.
Veçanërisht divergjencat brenda opozitës janë kaq të mëdha, sa divergjencat që opozita ka me qeverinë ngjajnë aq të vogla, sa mund të zgjidhen në “Gjyqin e së dielës pasdite” të dielave.
Për funksionimin e mirë të demokracisë, është e domosdoshme dhe e ngutshme të forcohet një opozitë e shëndetshme, me program të qartë, zgjidhje praktike për problemet, me të cilat përballet vendi.
Ndërkohë që kemi hyrë në vitin 2024, është e dukshme që Shqipëria ka nevojë për reforma radikale. Gjithashtu është e qartë nevoja e marrëveshjeve ndërmjet qeverisë dhe opozitës për reforma thelbësore. Por ka një paradoks, ndërkohë që qeveria pavarësisht skandaleve që i dalin dita- ditës opozita është copë e thërrime dhe pa asnjë alternativë të qartë për reforma.
Opozita gërryhet dhe, fatkeqësisht, duke pasur parasysh nivelin e politikanëve tanë do të vazhdojë të gërryhet në luftën e brendshme, në retorikën agresive, në akuzat ndaj njëri- tjetrit për shitje e blerje idealesh, të cilat ata, që akuzojnë me zë të lartë e nuk lënë rast, shpeshherë edhe duke shpifur, nuk i kanë pasur ndonjëherë.
Viti 2024 e gjen opozitën (një pjesë të saj) krejtësisht pa busull, të mbërthyer pas së kaluarës, miteve të rreme, kultit të individit dhe me një armiqësi të mbjellë qëllimisht nga qendra në bazë, duke bërë armiq, miqtë e dikurshëm, ata që ishin në beteja e qëndresa vite me radhë.
Por të gjitha këto që përmenda ndoshta do të përbëjnë edhe pikën e startit nga duhet të rinisë këtë vit jeta politike në Shqipëri.
Qeveria në verbërinë e saj, vështirë se do të ndryshojë, aq më tepër që skandalet, që po hetohen nga SPAK, janë monstruoze me dhjetëra eksponentë të PS në prangat e SPAK-ut, pasi janë kapur në korrupsion.
Opozita ka shansin të shohë të ardhmen, e çliruar nga vargonjtë e së shkuarës, nga gjithçka që e mban pas, nga mitet e kultet e rreme të individit.
Duhet të kuptojë se me mënyrën e deritanishme të veprimit e ka humbur qëllimin, për të cilin votohet dhe e ka mbyllur cilkin historik e politik.
Opozita duhet të tejkalojë vetveten, të ngrihet mbi gënjeshtrat historike, të kultivuara me aq kujdes e mjeshtëri nga disa individë, dhe të synojë bashkimin, nëse do të shndërrohet në forcë e alterantivë qeverisëse.
Ndaj, jo vetëm që historia të mos përsëritet si farsë, por edhe për të mos lënë jetimë e pa mundësi zgjedhjeje e shprehjeje politike elektoratin opozitar, duhet të ndryshojë, të reformohet, të rinovohet, të mos ngelet e lidhur pas një emri dhe as aksionin opozitar të mos e lidhë me një emër.
Kështu i bën mirë vetes, politikës, Shqipërisë, por edhe individit në planin personal.Prandaj uroj që 2024 të shënojë fundin e tranzicionit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë!
Por a do të realizohet urimi im? Vështirë!
p.s: Por urimet janë lutje pa Zot, si lutje që nuk i drejtohen një Zoti. Janë si një prush që digjet për pak, derisa realiteti i shuan. Por ndërkohë që urojmë, ndalojmë së dëgjuari pa marrë asgjë seriozisht. Urimet janë të kota dhe parashikimet komike./ CNA
Amos Oz shkruan se zakonisht tragjeditë përfundojnë në dy ...
Kurrë televizionet shqiptare nuk janë angazhuar ndonjë...
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites...
Këtu e dy vite e gjysmë po shikojmë e jetojmë jetojmë shpë...
Ndërkohë që gazeta, televizione, portale, organizata d...
Këtu e dy vjet mediat vizive e të shkruara, konferencat pë...
Për një kohë të gjatë, brezi im, ai i 20- 30 vjeçarëve...
Mos harroni, më të ligjtë që na kanë sunduar kan...
Nuk jam i majtë, por më vjen ndër mend një shprehje e ...
Sot Erion Veliaj refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen e po...
Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sido...
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës! Nesër ...
Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje ...
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e ...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngu...
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por j...
SPAK dhe kuvendi po bashkëpunojnë për ti dhënë fund pr...
Netflix, gjigandi i transmetimit të filmave dhe serial...
Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian q...
Lufta mes Greqisë dhe Shqipërisë s’është për 5 mijë lekësh...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...