Berisha sot është një titan!
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites...

Kurrë televizionet shqiptare nuk janë angazhuar ndonjëherë kaq shumë në shkatërrimin dhe shpërberjen e opozitës. Kurrë ndonjëherë shoqëria shqiptare nuk është marrosur kaq shumë sa këto ditë në një mllef pervers në izolimin e liderit të opozitës.
Pavarësisht firove drastike të një qeverisje të dështuar, asnjë studio televizive nuk është marrë me dëmin, por me fenomenin. Pavarsisht se kanë shkatërruar çdo vlerë kulturore dhe sot plot qytete janë deri pa drejtori arsimore, apo qëndër zjarrëfikësesh siç edhe doli në rastin e zjarrit në Tregun e qytetit të Lushnjes, ata prapë merren me fenomenin.
Madje fenomeni ka lënë mënjanë edhe show-t spektaklet, por edhe tregun e çmendur shqiptar për blerës të varfër. Të gjithë televizionet vu vetëm në një drejtim, Berisha, Berisha, Berisha. Biles edhe ndonjë që njihet si pro Berisha si Syri Tv, çdo mbrëmje studiove të tia në vend të demokratëve, shikon të kuvendojnë antidemoktratë, ushtarët e regjimit si Baton Haxhiu, Lorenc Vangjeli etj.
Të paktën ky televizion duhet të kuptonte i pari se strategjia për shkatërrimin e opozitës, nuk është çështje debati me t'i mbushur mendjen ta zëm Batonit apo Lorencit, por fryma opozitare. Debatin real do ta bënin njëqind herë më mirë, demokratët e bazës, demokratët safi, ata që sot kanë 3 alternativa...,
1) o të shiten tek regjimi,
2) o papunë rrugëve dhe kush ka ndonjë biznes, dyfish i tatuar,
3) o të marrin malet. Demokratët sot janë tabela e qitjes, u kërkohet llogari, madje ata e kanë fajin për të gjitha firot e kastës në pushtet.
Shqipëria nuk është në stadin ku njeriu ha logjikën e studiove perëndimore, ku vërtet shtypi sado i prirur kah një force nuk e bajatos veten në konflikte bajate, të luftës së tipit Putin. Ka vdekur demokracia në Shqipëri dhe shtypi është pjesëmarrës në këtë ekzekutim. Sot Shqipëria është totalisht e kthyer në vitet më të ashpra të historisë së saj, të luftës famëkeqe të klasave. Kësisoj demokratët nuk janë më demokratë, por ''armiq''.
Kudo ku ti gjesh, kudo ti kërkosh, ata trajtohen si kulakët dikur. Ka vdekur sensi i konceptit social mbi drejtësinë. U thonë menjëherë, '' do ta burgosim plakun Mere, do ta burgosim non gratën, kemi investuar për këtë''. Dhe demokratët përpiqen të ofrojnë elementë të drejtësisë etj. Por nuk funksionon kështu me regjimet. Regjimi të vjen natën bashkë me provat e sajuara dhe të dhunon si i do dhe kur i do.
Kjo është drejtësia e regjimit. E mbani mend opericionin për sekuestrimin e pronave, ''kriminelëve'', një i tillë me atë bjonden me syze, ku policia shkonte furtunë dhe sekuestronte prona duke thënë se po vendoste ligjin, pa asnjë shkrese prokurorie, pa asnjë urdhër drejtësie, por me verdiktin e propagandës se po vendosnin ligjin.
Njerëzit janë të marrosur keq pasi nuk dinë nga ta kapin, kokën e kanë plot frikë nga Edi Rama, trupin e kanë rrugëve të botës dhe këmbët të lidhura.
Shqipëria po vuan si kurrë më parë faktin se pjesa më vitale e saj, ka ikur. Nuk ka forcën e reagimit, ka pranuar gjithçka, sikur edhe 10 veta të votojnë, votimet do njihen. Është sheshuar gjithçka nevralgjike, çdo ndjeshmëri, gjithçka u duket normale dhe e pranojnë me përulje pasi nuk qeveris Edi Rama, por Enver Hoxha. Po kujt ia thuash.
Demokratët do bënin mirë të prishnin edhe rezervimet për festat e fund vitit, do bënin mirë të dilnin rrugëve ashtu si në Beograd. Ka marrë fund arsyeja, komunikimi, balancimi i pushtetit etj., dhe fund do të thotë o ngrihu, o hesht.
Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites...
Këtu e dy vite e gjysmë po shikojmë e jetojmë jetojmë shpë...
Ndërkohë që gazeta, televizione, portale, organizata d...
Këtu e dy vjet mediat vizive e të shkruara, konferencat pë...
Për një kohë të gjatë, brezi im, ai i 20- 30 vjeçarëve...
Mos harroni, më të ligjtë që na kanë sunduar kan...
Nuk jam i majtë, por më vjen ndër mend një shprehje e ...
Sot Erion Veliaj refuzoi të merrte pjesë në mbledhjen e po...
Në ditët e errëta të sundimit gati total të Berishës, sido...
Edhe Putini ka arrestuar kryetarin e opozitës! Nesër ...
Sot me praninë tuaj në këtë takim shënoni atë ngjarje ...
Ajo është vetëm një. Kjo kohë politike është pritja e ...
Unë nuk mund të hesht për Elton Qynon sepse kam te ngu...
Të dashur miq, muaj më parë dëshmitë tronditëse, por j...
SPAK dhe kuvendi po bashkëpunojnë për ti dhënë fund pr...
Netflix, gjigandi i transmetimit të filmave dhe serial...
Lajm i madh sonte është vendimi i Këshillit Europian q...
Lufta mes Greqisë dhe Shqipërisë s’është për 5 mijë lekësh...
Një term i huazuar në titull, “gjakderdhja” financiare...
Paraprakisht, për të evituar spekulimet me titullin, më du...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...