Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Një term i huazuar në titull, “gjakderdhja” financiare, nuk është i artikuluar prej meje, por e thënë nga ish-ministri, ish-deputeti socialist, Ditmir Bushati, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste.
Një term i fortë, paralajmërues, qe në atë mbledhje, siç raportohet, kryeministri Rama u bë mjaft nervoz dhe u trondit nga shprehja e përdorur.

Në fakt “gjakderdhja” financiare e Rilindjes kishte ndodhur me koncesionet dhe me PPP-të për të cilat kryeministri Rama ishte paralajmëruar më shumë se një herë nga mediat, ishin denoncuar me dhjetëra raste skandalesh që nga “check-up”-i, sterilizimi, inceneratorët, koncesionet e tjera, por kryeministri hesht dhe i mbështeste me shpresën se këto afera një ditë do të harroheshin, apo duke propaganduar zgjidhje të tjera e duke sulmuar denoncuesit, gjithçka do të zgjidhej.
Në fakt jemi përballë një skandali, jemi përballë një afere të madhe që quhet “gjakderdhje” e Rilindjes, e cila përmbledh gjithçka që ka ndodhur gjatë pushtetit të 10 viteve të socialistëve me korrupsionin, aferat dhe koncesionet.
Po ta marrim pak shkurt “gjakderdhjen” financiare të Rilindjes, sikur të merreshin dëshmitë e zyrtarëve në komisionin hetimor parlamentar për çështjen e inceneratorëve për shembull, të cilët u betuan dhe kanë përgjegjësi penale, të gjithë rezultojnë se kanë mashtruar dhe të gjithë do të ishin sot pas prangave.
Sot pas gati 3 vitesh, në komisionin hetimor për inceneratorët, “gjakderdhja” financiare e inceneratorëve nuk është ndaluar, ashtu si nuk është ndaluar “check up”-i, apo ashtu si nuk janë ndaluar koncesione të tjera dhe korrupsioni në shumë drejtime në shumë institucione vazhdon.
Nuk pati asnjë masë politike, administrative, apo ligjore. Politikanët përgjegjës që janë individët, tek Bashkia Tiranë, të cilët duhet të veprojnë në lidhje me çështjet, ku denoncohet nga media nga opozita, me njerëz brenda partisë socialiste, të kryera këto disa vite më parë, edhe me arrestime, prapë inceneratorët vazhduan biznesin.
Vazhduan dhe morën nga 2021 i Komisionit Hetimor e nga kallëzimet që u bënë në SPAK, vazhduan morën para nga taksapaguesit. Është 25 milionë euro deklarimi i të ardhurave gjatë vitit 2021, kaq është edhe 2022 afërsisht, nga biznesi i landfillit të Tiranës, ku inceneratori nuk ekziston.
Nuk mund të pranohet se vjedhja e shekullit mund të katandiset te babai i Alqit, te gratë e tigrit, te Taulant Tushja, te fisi i tij, te familjarët e Lefter Kokës e kështu me radhë.

Ndaj denoncimi i aferës së inceneratorëve është bërë pa kompromis për të ndaluar pikërisht “gjakderdhjen” financiare, e cila nuk është bërë.
Nuk ka njeri në botë sot ta mendojë dhe ta besojë se tigri i vuri në kokë kobure qeverisë dhe bëri 17 vendime brenda ditës, apo Taulant Tushja me mendjen e tij firmosi një incenerator më një kontratë koncesionare 30-vjeçare, 1 miliard euro.
Ky është një vullnet politik, është një vullnet politik i Rilindjes, që braktisi landfillet, edhe pse kishte studime në bashkëpunim me qeverinë gjermane, kishte financime, gjithçka të siguruar, por u hoq dorë dhe u çua tek inceneratorët, që kushtojnë me qindra miliona euro, që nuk funksionojnë, apo që nuk ekzistojnë.
Në rast se pushteti politik do të ishte i interesuar për të vërtetën dhe po të mos kishte futur këmbët dhe duart brenda aferës së inceneratorëve, brenda 24 orëve ato do ishin ndaluar, apo për më tepër dhe Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto nuk do ishin lejuar të largoheshin nga Shqipëria, i pari në Vjenë dhe i dyti duke u vërtitur rrugëve të Tiranës natën.
Do të kishte veprime shumë më të shpejta ndaj Mirel Mërtirit në çdo strukturë të shtetit, por shteti kishte rënë nën thundrën e njerëzve të inceneratorëve, të cilët ishin pjesë e “gjakderdhjes” financiare të Rilindjes. Ishin pjesë e vizionit të pushtetit politik për të ndërtuar koncesione, PPP, të cilat në fakt sollën thjesht dhe vetëm “gjakderdhjen” financiare të Rilindjes e cila nuk u ndal.
Sot jemi para faktit dhe ka dhjetëra arrestime hetime për inceneratorët, ka arrestime në lidhje me koncesionin e sterilizimit e kështu me radhë.

Ajo që është më e rëndësishme në të gjithë këtë histori, është ndalimi i kësaj “gjakderdhje” financiare dhe gjetja se ku kanë shkuar paratë?
Ku shkuan paratë e shqiptarëve të varfër dhe pse u përdor “gjakderdhja” financiare si koncept politik nga Rilindja dhe nuk ndalën koncesionet dhe korrupsioni i tyre edhe pse prej vitesh denoncohet pa ndalim nga media, nga politika, nga opozita dhe shoqëria civile./ CNA
Paraprakisht, për të evituar spekulimet me titullin, më du...
Pol Baumer, personazhi qendror në kryeveprën e Remarku...
Dy festa në 33-vjetorin e themelimit të Partisë Demokr...
A ia vlen të shkruash një libër për ngjarjet e Dhjetor...
Shprehja në titull është përgjigjja e Benjamin Frankli...
Gazetari Mero Baze, në portalin e tij “Tema” ka publik...
SPAK duket që është në aksion. Deri këtu biem të gjith...
Qesharakëzimi i SPAK për të goditur dallkaukët e vegjë...
Shtatë studio televizive ndoqa mbrëmë, të gjitha merre...
Gazetari- reporter Deputët e opozitës vijuan protestë...
Çdo fillim dhjetori, unë si njëri nga ata që pata fatin un...
33 vite pas 8 Dhjetorit 1990 ndiej keqardhje që them s...
Kur ka një, mund të ketë dhe dy. Dhe kur bëhen dy, e treta...
Kujdes me Italinë, i kemi borxhe! Edhe në ëndrrën më të ç...
Ajo qytezë ishte kaq e qetë dhe me njerëz kaq të dashu...
Tragjedia e 29 nëntorit në Prishtinë, ku bashkëshorti ...
Të nderuar demokrate dhe demokratë, të dashur bashkëqy...
Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...