Vrasja e policit në Maliq/ Hita: Nëse DVP Korçë do kishte kërkuar ndihmë do ishin marrë masa më të forta
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita ka zbarkuar në Kor...

Fjala dhe lajmëtari kanë një mbrojtje të fortë në Kanun: “Fjala nuk bën mort”, “Lajmësi nuk ka faj”.
Në të njëjtën kohë, nga ana tjetër Kanuni tregohet i ashpër me thashethemexhinjtë dhe dallkaukët:
“Ai që mbjell e hap fjalë të këqija e gërgasa, herë për njanin e herë për tjetrin, me gojë të kanunit thirret ‘Argat i së keqes’ - as e thërret kush në punë, as i nep kush rrogë.” (Fjala; nyja e 86)
Por mjerisht, fjalët, dikur shtylla komunikimi, po shkërmoqen nga mbipesha e gënjeshtrave, sajesave, thashethemeve dhe po zhvlerësohen përballë propagandës, premtimeve të rreme e teorive konspirative.
Harrohet se “Burri kapet prej fjalet” dhe “Fjala asht s’asht, e asht thyen”.
Fuqia e fjalës përherë e më shumë minohet nga akuzat ndaj gazetarëve, integriteti i së cilëve është lëkundur sa nga akuzat për korrupsion e shantazh, aq edhe nga uria për vëmendje apo klikime më shumë.
Në këtë vorbull të marrëzisë digjitale, po ngrenë krye sharlatanët, megallomanët, mitomanët dhe "profetët" e vetëshpallur.
Metamorfoza e fjalëve, nga mjete komunikimi, te municion për betejat politike, është e qartë si kristali në Parlament, në 15 kanalet televizive me 24 orë “lajme”, në 56 televizionet e tjera gjeneraliste, në 800 portalet e dedikuar për lajme dhe pa diskutim, në shkurret e pafundme të rrjeteve sociale.
Rrjetet sociale dhe portalet, fushë beteja e epokës sonë digjitale, përmes përronjve të urrejtjes dhe të ndihmuar nga anonimati, kujdesen që vorbulla e kaosi të mos mungojë qoftë dhe një minutë.
Televizionet me oreks elefanti për “debate” po e shndërrojnë informacionin në kakofoni. Çdo shpresë për pak qartësi e kuptim, zhytet në oqeanin e fjalëve.
Debatet e përnatshme i ngjajnë dramave shekspiriane, ku protagonistët nuk janë mbretër e mbretëresha, por "koka të mëdha" që parashikojnë kobë, mënxyra, gjakderdhje, thika pas shpine, arrestime, investime, gjëmime e tërbime.
Në këtë cirk të përditshëm e të përnatshëm, futen edhe zyrtarët/qeveritarët të cilët kanë marrë detyrën e pa kërkuar të rrefyesve duke raportuar për veten se sa mirë po punojnë për këtë vend të bekuar dhe sa shumë po treten për të realizuar ëndrrën shekullore të popullit për anëtarësim në BE.
Thënia e fjalës së fundit në fillim, është kthyer në moto të diskursit publik.
Mjerisht, vendi e gjen veten jo në një shoqëri informacioni, por në një shoqëri thashethemi, ku vija mes faktit dhe trillimit mjegullohet nga perdja e tymit, e propagandës dhe e disinformimit, duke e bërë gjithnjë e më sfidues, deri në fshirje, dallimin e realitetit nga iluzioni.
Fjalët hidhen në ajër, jo me qëllimin për të kuptuar, por thjesht për të bërë zhurmë si dioksid argumentësh më të dëmshëm se vetë dioksidi i karbonit.
Dialogu është shndërruar në një monolog kaotik, ku të “ftuarit” rreken të dominojnë skenën duke raportuar jo atë që ngjet në realitet, por atë që duan ata të shesin se ngjet në rradaken e tyre. Dialogu nuk nënkupton më shkëmbim idesh, por një garë se kush prodhon decibelët më të lartë. (Akuzat dhe kundërakuzat nuk bëjnë më asnjë përshtypje)
Viktima e parë e kësaj katraure komunikimi mbetet më e dobëta e kohës sonë... e vërteta.
Demokracia, e brishtë siç është, kthehet në kakofoni, fjalët humbasin fuqinë dhe asgjë nuk bën më përshtypje.
Thuaj çfarë të duash, trego sa të duash, ekspozo skandalin më të madh.. asgjë nuk ndodh,.duke nxjerrë kështu jashtë loje manualët e komunikimit, gazetarisë dhe fushave të ndërlidhura me to.
Në një garë për t’ia kaluar artit, gjendja e sotme e komunikimit të kujton John Snow te "Game of Thrones", një nga personazhet më të dashur edhe për faktin se përpiqej t’i shpallte të vërtetën kundërshtarit dhe që thotë: “Kur ka njerëz që bëjnë premtime të rreme, fjalët nuk kanë më kuptim. Nuk ka më pyetje, veç gënjeshtra gjithnjë e më të bukura”.
E lemë me kaq pasi jam i bindur që dieta e leximit që po përhapet ditët e sotme, nuk lejon gëlltitjen e më shumë fjalëve se kaq...
Në vitin 1992 doli në qarkullim një libër me titull ''...
Data 28 nëntor 1944 është jo vetëm dita e Pavarësisë, ...
Thomas Fatmirson Mediu dhe të tjerët shkruan një letër për...
Pas disa ditësh në Shqipëri do të festojmë 8 Dhjetorin. Ës...
Sot mbushen 79 vite kur kombit tonë të dashur ju insta...
Shqiptarë të dashtun, uroj që kjo letër t’iu gjej shën...
Për të shpallur pavarësinë më 28 nëntor 1912, Ismail Qemal...
Rama nuk e dëshiron integrimin europian, ai po i impon...
Përplasja midis SPAK-ut dhe gjykatës së posaçme lidhur me ...
Nëse ndonjëri do të donte të përshkruante gjendjen e s...
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...
Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të me...
Mendoja se Kongresi i qershorit të vitit 1991, apo kongres...
Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, pa...
A duhet ndarë Gjuha shqipe nga Letërsia qysh në ...
Në një lëvizje që kapi në befasi Fuqitë e Mëdha, Komb...
10 vjet më parë vdiq në një aksident automobilistik So...
Leksi u çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin ...
Rrethimi i opozitës që po përgatitet në sallën e parla...
Një nga emisionet me peshë të aktualitetit në bregun p...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...