Nga Klodian Tomorri/ Qëndrimi i SPAK, ku ka më shume konflikt interesi?
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...

Nëse ndonjëri do të donte të përshkruante gjendjen e sistemit politik në Shqipëri me dy fjalë, do të thoshte se po kërkohet opozitë.
Ndërsa me më shumë fjalë, situata do të përshkruhej si e një vendi që kërkon opozitë, por në thelb nuk ka as pozitë, as dialog politik dhe as sistem demokratik.
Në vitin 2023 në Shqipëri qeveria duket e plotfuqishme, jo sepse bazohet në një shumicë demokratike dërrmuese, por sepse ka një distancë të madhe nga një opozitë që, ashtu e përçarë siç është, me urrejtjen e brendshme dhe interesat personale të prevalojnë mbi të mirën e përgjithshme, vështirë se merret me çështjet thelbësisht politike e jopartiake.
Rezultati është që projektligjet paraqiten në parlament, nuk bëhet asnjë diskutim thelbësor për to dhe votimi i tyre nga pozita bëhet në këmbë, mes flakadanëve, tymueseve, fishekzjarreve, dritave të fikura, karrigeve të përmbysura dhe revolucionit live fejsbukian.
Dhe pastaj mburren me trimërinë e tyre në sallën e parlamentit, teksa u marrin kartonat kolegëve, përmbysin karriget, shajnë me zërin e hollë, por burrëror dhe kënaqen teksa, në vend të bëjnë gjë tjetër kundër vendimeve e veprimeve të qeverisë, i vënë zjarrin vendit ku ulet Lulzim Basha, duke treguar, se me cilin e kanë realisht.
Pastaj kur përjashtohen thonë se fishekzjarret ua fusin në sallë deputetët socialistë...
Situata është e jonormale, sepse të dyja palët në parlament e dinë situatën, në të cilën e kanë futur demokracinë, e dinë ngërçin institucional, por nuk bëjnë asgjë tjetër veçse të investojnë në trazirat e përjavshme, duke u tallur me popullin, të cilit i kanë premtuar stabilitet, demokraci e mirëqenie.
Ndërkohë qeveria përgatit reforma që çojnë në trazira të mëdha institucionale dhe, megjithatë, opozita vështirë se është e angazhuar me to. Kujtoni se për sa minuta u votua nga pozita dhe pa asnjë diskutim buxheti i shtetit për vitin 2024.
Kujtohuni nëse opozita është përpjekur në ndonjë mënyrë ta hapë këtë debat dhe ta nxjerrë në pah këtë çështje dhe pasojat e saj. Për buxhetin kanë bërë statuse e kanë folur publikisht vetëm deputetët e PD zyrtare. Rithemelimi pas çdo revolucioni në sallën e parlamentit flet për “aksionin opozitar” dhe moslejimin e funksionimit normal të parlamentit, ndërsa pozita, megjithë skandalet, në të cilat është zhytur, me të gjithë zyrtarët e saj të lartë që po thirren nga SPAK ose janë në arrati, merret me ndeshje futbolli, perëndime të bukura mbi Seman dhe dokrra të tjera aspak politike e aspak aktuale.
Në Shqipëri politika ka një problem të madh me të vërtetën. Duke qenë mashtruesa me patentë, politikanët tanë mohojnë në mbrëmje atë që kanë thënë në mëngjes dhe mohojnë në drekë atë që kanë thënë në mëngjes.
Për t’ja rinisur të njëjtit cikël gënjeshtrash e mashtrimesh ngs e para ditën tjetër.
Nuk e kanë nga skleroza, jo, por mënyra se si janë mbrujtur politikisht e formuar njerëzisht!
E gjithë kjo e shkrin debatin politik. Dhe në fakt, ajo dekonspiron plotësisht sferën e dialogut politik publik që është thelbi i demokracisë.
Megjithatë, nuk mjafton të thuhet se arsyeja që në Shqipëri nuk ka më debat të vërtetë është kriza e opozitës. Në fakt, jo vetëm që është e pamjaftueshme, por mbart edhe rrezikun e të qenit një pikënisje mashtruese e të gabuar.
Në fakt po ndodh e kundërta. Kriza e opozitës, apo edhe mungesa e saj, është pasojë e ndryshimeve në politikë këto kohë. Kriza e politikës tradicionale dhe dalja në skenë e postpolitikës; thënë ndryshe e një politike të re, me të cilën Shqipëria nuk ishte përballur këto 33 vite pluralizëm.
Në Shqipëri perceptimet e politikës aktuale të të dyja palëve thjesht anullojnë konfrontimin politik. Dhe kjo, sepse ata e urrejnë çdo koncept kolektiviteti. Ata besojnë se politika është vetëm çështje individuale dhe personale, ushtrim pushteti të pakufizuar, mosprekje e mosndëshkim i përjetshëm, tallje e gënjeshtra pa fund.
Dhe në fund fare tradhti!
Nuk po flas për ideale, por për shokët e bashkëpunëtorët më të ngushtë.
Sepse, nëse politika është çështje kolektiviteti, atëherë mund të heqim vija ndarëse në bazë të kriterit nëse janë të përfaqësuara interesat e shumicës.
Dhe sigurisht, kur politika nuk kërkon vija të qarta ndarëse, por thjesht individë- klientë dhe jo qytetarë, atëherë dekonspirohet edhe qëllimi.
Sfida më e madhe për Shqipërinë është rikthimi i politikës. Për të rivendosur vijat ndarëse që e djathta dhe e majta të ekzistojnë sërish. Që të kemi një politikë që mendon për popullin dhe i drejtohet popullit.
Dhe vetëm atëherë do të kemi sërish një popull – që është baza e demokracisë– pjesëmarrës në politikë e vendimmarrje dhe jo thjesht “vëzhgues të pafuqishëm”./ CNA
Berisha thotë se gjykatësja që ka çështjen time është ...
Bisedat televizive të mbëmjeve do të ishin krejt të me...
Mendoja se Kongresi i qershorit të vitit 1991, apo kongres...
Mbetet ende i freskët, ndoshta i frikshëm për disa, pa...
A duhet ndarë Gjuha shqipe nga Letërsia qysh në ...
Në një lëvizje që kapi në befasi Fuqitë e Mëdha, Komb...
10 vjet më parë vdiq në një aksident automobilistik So...
Leksi u çua herët në mëngjes. Duhej të kapte furgonin ...
Rrethimi i opozitës që po përgatitet në sallën e parla...
Një nga emisionet me peshë të aktualitetit në bregun p...
Shqipëria e mbylli pandeminë e COVID-it si një prej ve...
U mbushen 79 vite kur u krye masakra masive në Tiranë nga...
Enigmat e aksionerëve të kompanisë offshore Geogenix u zgj...
Shoku dhe vëllai im Vilson Ahmeti. E njihni të gjithë...
Po bëhet 1 dekadë e gjysëm që kemi hyrë tashmë në shek...
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve sh...
Asnjëherë më parë nuk kam fjetur në drekë. Kam plot shokë ...
Jep intervista në mediat italiane, i bën shpërndarje M...
Sipas dispozitave të ligjit për marrëveshjet ndërkombë...
Nuk vlen pyetja pro/kundër? Por PSE dhe Çfarë? Pyetja...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...