Parlamenti i Hungarisë voton për shkarkimin e presidentit nga detyra
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...

Nuk vlen pyetja pro/kundër? Por PSE dhe Çfarë?
Pyetja a je pro apo kundër ardhjes së emigrantëve në Shqipëri është pyetje e gabuar.
Duke evokuar faktin që jemi popull migrator dhe mikëpritjen, besën e borxhet e shqiptarit thjesht po shmangim thelbin e problemit.
Shqipëria, me marrëveshjen që Italia të trajtojë çdo vit në Shëngjin dhe Gjadër 36 mijë kërkesa të emigrantëve të kapur në det - jo vetëm që nuk po i mikpret, por po i godet fatkeqët.
Emigrantët nuk kanë marrë detin në këmbë se u dogjën për të ardhur në Shqipëri. Ata duan të mbërrijnë në vendet e Bashkimit Europian.
Çfarë po bën Shqipëria- po jep territor për ngritjen e një kampi me kapacitet 3000 vende dhe po ofron ndihmë policore/shëndetesore në rast të ndonjë problemi të papërballueshëm brenda kampeve.
Emigrantët që kapen në det, do t’u shtohet edhe një udhëtim shtesë deri në Shëngjin e Gjadër, para se të kthehen sërish mbrapsht në Itali.
Shqipëria po sherben jo si mikpritëse, por si gogol! Mesazhi për emigrantët: “do t’iu dërgojmë në Shqipëri!”
Ky mesazh nuk ndihmon as emigrantët, as Shëngjinin e Gjadrin dhe as imazhin e vendit.
Po të kishim vërtet shqetësimin e emigrantëve apo “racizmin” e rrjeteve sociale pyetja është: nëse një valë emigrantësh vjen në Shqipëri, - sa kapacitete kemi ne që t’i mikpresim dhe t’i hapim dyert e t’i trajtojmë në mënyrën sa më humane? Numri i shtretërve në dispozicon është vetëm 450! Vitin e kaluar 11.216 emigrantë të paligjshëm u kapën nga policia në territorin shqiptar. Numri i atyre që kërkuan azil nuk i kalon të dy shifrat. Emigrantët nuk e shohin Shqipërinë si vend destinacioni, por si trampolinë për të kaluar drejt vendeve të BE-së.
Shqipëria është ende larg ditës që të dëshmojë se sa tolerante e mikpritëse është për refugjatët. Për momentin sfida është “largimi i shqiptarëve nga Shqipëria”, largimi i profesionistëve, dhe i shtresës së mesme. Ndaj nuk ka kuptim pyetja akuzë: a je pro apo kundër emigrantëve? Ku ta gjenim që të qëndronin në Shqipëri sepse kemi shumë nevojë.
Ajo që të bën përshtypje është se të zënë në hall, avokatët me dhe pa pagesë të qeverisë kanë guximin e lavdërueshëm jo vetëm për të thënë në sytë e publikut që e zeza është e bardhë, por të rendisin dhe “argumenta” dhe “fakte” nga perditshmëria dhe historia që duhet të mikpresim emigrantët dhe të mos jemi në anën e kundërt të historisë!
Për avokatët e qeverisë: nuk po ndihmojmë emigrantët, por Italinë, fuqinë e tretë ekonomike në BE, me 58 milionë e 851 mijë banorë dhe me siperfaqe 301 mije e 263 km2
Është rasti që nuk di çfarë të bësh: të qash apo të qeshësh?/ CNA
Një nga problemet më të komplikuara të globit koflikti...
Befas, si të ishim një kontinent larg nga qeveria jonë...
E gjithë vorbulla e trazirave politike në radhët e opozitë...
Niçe thoshte se ndryshimi midis një vizionari dhe një ...
Një marrëveshje për të pritur në Shëngjin emigrantë ng...
Marrëveshja e firmosur midis Shqipërisë dhe Italisë për pr...
Misteri që shoqëronte vizitën e dytë brenda një muaji ...
Kanë kaluar vetëm pak ditë nga vizita e një përfaqësie e t...
Mazhoranca ngjan sot me një pacient që nuk pranon të m...
E kam paralajmëruar në vitin 1993 Berishën: Shqipëria ...
Përpara 32 vitesh një plak i mençur, kur po i flisja për l...
Në Izrael ka nisur lufta. Në një mbrëmje kërcimi atje ...
Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Fi...
A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodh...
Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe ...
Po të ishe 20 vjet me i ri, çfarë do të bëje? Kjo ish...
Presidenti i Serbisë vijon refrenin se nuk do ta njohë Kos...
Edhe unë e ndoqa dje intervistën e Argita Malltezit në Top...
Uroj që sot në mbremje Argita Malltezi të dalë tek Rep...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar intervistën e Argita Mal...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dënuar ashpër sulmin ndaj ...
Numri i viktimave nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Ve...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...