Shqipëria avancon në negociatat me BE-në, sot hap i ri drejt integrimit europian
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...
Shqipëria shënon një tjetër moment të rëndësishëm në rrugë...

Mazhoranca ngjan sot me një pacient që nuk pranon të mjekohet, refuzon ekzaminimet dhe kyçet online për të kryer veprimtarinë politike e kushtetuese sikur të ishte në gjendje emergjence.
Të gjithë e mbajnë mend periudhën 2-vjeçare të takimeve dhe punës online të institucioneve shtetërore e private gjatë Pandemisë COVID-19.
Pamje të tilla janë rikthyer sërish dy javët e fundit me Parlamentin.
Është e njohur rezistenca e pacientit ndaj mjekut për t’u vizituar. E njëjtë është edhe rezistenca e hajdutit për t’u hetuar.
Kjo gjë po ndodh me mazhorancën socialiste, duke mos pranuar të hetohet sipas një protokolli të mirëpërcaktuar nga Kushtetuta e Republikës.
Pse ky kaos dhe mbledhje online të komisioneve parlamentare?
Opozita shqiptare prej kohësh po kërkon një të drejtë kushtetuese, ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për të hetuar veprimtarinë e qeverisë. Gjëja më normale dhe më legjitime në botë.
Por pushteti i zhytur në korrupsion deri në grykë, po sillet si një pacient që refuzon ekzaminimin.
Arsyetimet nuk janë as ligjore, as logjike, janë vetëm forcë kartonash dhe brutalitet që buron nga numrat.
Për ta kuptuar qytetarët, çfarë nuk pranon pushteti?
Nuk pranon që parlamenti të hetojë vjedhjen e taksave të tyre:
Nuk pranon të hetohet çështja Becchetti dhe qytetarët të kuptojnë se për faj të arbitraritetit të pushtetit, më saktë, për shkak të qejfit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt qytetarët duhet të paguajnë miliona euro sipas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar.
Mazhoranca nuk pranon të hetohen investitorët strategjikë të lidhur me pushtetin që kanë grabitur bregdetin e jugut. Më thjeshtë, nuk pranojnë të hetohet vjedhja e pronave në bregdet nga Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, ndër të tjera.
Mazhorana nuk pranon të hetohet grabitja e Portit të Durrësit për t’ia dhënë pasurinë mijëvjeçare të shqiptarëve një investitori arab në mënyrë të dyshimtë. Kështu, shqiptarët pëveçse humbasin portin, nga më të vjetërit në Mesdhe dhe botë, do të paguajnë para për të ndërtuar portin e ri, përkundër mashtrimit që qeveria tha se nuk do paguajnë shqiptarët për portin e ri.
Mazhoranca nuk pranon të mësojnë shqiptarët se sa para paguan kryeministri i tyre për udhëtime me avionë privatë nëpër botë, që janë miliona euro.
Mazhoranca nuk pranon që shqiptarët të mësojnë pisllëqet që ka bërë kryeministri i tyre me agjentin e lartë të FBI-së, McGonigal.
Mazhoranca nuk pranon komision parlamentar për të dhënat e sistemit TIMS, të cilat i ka grabitur ditën për diell. Nuk pranon sepse ato janë të dhënat e shqiptarëve dhe nuk do që të merret vesh për çfarë ua ka grabitur.
Mazhoranca nuk pranon gjithashtu që shqiptarët të mësojnë pse nuk marrin shëndetësi falas, siç iu është premtur. Përse nuk marrin shërbime cilësore në spitalin publik? Sepse po u ngrit komisioni shqiptarët do të kuptojnë se atyre u janë grabitur miliarda lek nga taksat e tatimet për të ngritur Rama-Beqaj e Manastirliu një skemë mafioze vjedhje në spitalet publike.
Këto janë edhe arsyet pse mazhoranca reziston të ekzaminohet si ndonjë pacient jo-bashkëpunues, pasi ka frikë se të gjithë do të mësojnë që është me kancer. Është me kancer malinj që ka pushtuar çdo qelizë të saj, korrupsioni. Ndaj edhe kyçet e bën mbledhje online sikur të ishim në kohë Pandemie globale.
E kam paralajmëruar në vitin 1993 Berishën: Shqipëria ...
Përpara 32 vitesh një plak i mençur, kur po i flisja për l...
Në Izrael ka nisur lufta. Në një mbrëmje kërcimi atje ...
Në vjeshtën e vitit 1991 së bashku me Azem Hajdarin dhe Fi...
A mund të gjejmë një lidhje midis dy fakteve, të ndodh...
Në shekullin e njëzetë, Shqipëria ishte e trazuar dhe ...
Po të ishe 20 vjet me i ri, çfarë do të bëje? Kjo ish...
Presidenti i Serbisë vijon refrenin se nuk do ta njohë Kos...
Edhe unë e ndoqa dje intervistën e Argita Malltezit në Top...
Uroj që sot në mbremje Argita Malltezi të dalë tek Rep...
Gazetari Hysni Gurra ka komentuar intervistën e Argita Mal...
Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në...
Avokati, Spartak Ngjela i ka kushtuar kohë pozisë. "Jam kë...
Nuk hap dot një faqe gazete se të gjitha merren me Sal...
Nuk po kuptoj se si po mbrohen të akuzuarit e familjes...
Prostitucioni në vetvete është kurvëri dhe abuzim me seksu...
Historia jonë ka protagonistë tre mjekë. Babanë dhe dy dj...
Nuk po ia përmendim emrin sepse nuk është një lajm që ...
Plasi dhe dosja “Partizani”. Tërësisht e paralajmëruar...
Çfarë është një aferë korruptive dhe çfarë është një g...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Evropë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Nëndetësja bërthamore sovjetike Komsomolets, e cila u fund...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një konferencë shkencore e veçantë u mbajt nga Kryegjyshat...
Përveç efektit në rënien e kërkesës të shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...