
Sherri me grushta, sot në parlament, është interpretuar në mënyra diametralisht të kundërta nga palët e përfshira në të. Nga njëra anë, qeveria dhe mbështetësit e saj e kanë përshkruar atë si një përpjekje për radikalizim nga Berisha, për të mbrojtur interesat personale dhe ato të familjarëve të tij të goditura nga SPAK.
Nga ana tjetër, për PD, ky është thjeshtë një reagim vetëmbrojtës, ndaj mekanizmit të shtypjes të çdo lloj të drejte që i takon me ligj dhe kushtetutë opozitës. Po ti vesh në peshore të dyja versionet, nuk është e vështirë të mbërrish në një përfundim. Në pamje të parë, duket sikur argumenti kundër Berishës ka logjikë. Në një situatë, kur ai po preket për herë të parë realisht nga drejtësia, në kushtet kur po shqyrtohen me themel përfitimet financiare të njerëzve pranë tij, ajo çka do i interesonte atij qe kaosi i demostruar përmes ushtrimit të forcës. Por kjo logjikë duket e tillë vetëm në sipërfaqe, pasi konkretisht gjërat janë shumë më ndryshe. Së pari, rebelimi i demokratëve daton përpara se drejtësia të shpallte goditjen e saj ndaj shefit të opozitës.
Pra përplasjet në parlament filluan që në 19 tetor dhe ato u pasuan me përjashtimin nga kuvendi të dy duzina deputetësh demokratë. Megjithatë, më thelbësorja nuk është alibia kohore, por thelbi real i rebelimit opozitar. Po të vëzhgohen me vëmendje ngjarjet e fundit në parlament, aty vërehen tre mëkate të mëdha nga shumica rilindase. Së pari, me votat e tyre, socialistët po tentojnë të caktojnë se kujt i takon përfaqësimi i PD në kuvend. Së dyti ata po i mohojnë afro 50 deputetëve demokratë të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në komisionin e reformës zgjedhore. Dhe së treti, ata po shkelin me të dyja këmbët kushtetutën, duke e zhveshur minorancën nga e drejta për të ngritur komisione hetimore.
Le të marrim dy shembuj ilustrues për të kuptuar më mirë atë që po ndodh. Deputetët e PD kanë dështuar të ngrejnë komisione hetimore parlamentare për koncesionet në shëndetësi, për konfiktin e interesit në investimet strategjike të tipit Xhaçka, për pretendimin e vjedhjes të të dhënave të sistemit TIMS, për udhëtimet me çarter të Edi Ramës etj. Po le të ndalemi tek ky i fundit. Opozita pretendon se kryeministri ka shpenzuar mbi 20 milionë euro duke udhëtuar si sulltan i një vendi naftëmbajtës me avionin e tij personal. Nga ana tjetër Edi Rama pretendon se e ka kursyer buxhetin me këtë metodë, duke harxhuar shumë më pak se në kohën e qeverisjes Beisha. Tani a ka të drejtë publiku të marrë vesh se kush gënjen dhe kush thotë të vërtetën? A jemi ne të denjë si popull për të pasur transparencë mbi paratë tona të përbashkëta? A duhet të ushtrojë parlamenti kontroll mbi shpenzimet e luksit të qeverisë?
Kaq po kërkon opozita dhe kjo është ajo që asaj po i mohohet.
Një patate tjetër e nxehtë është ajo se cili do të përfaqësohet në reformën zgjedhore, grupi i Berishës, me 43 deputetë apo ai i Bashës me 7 – 8. Socialistët pretendojnë të ruajnë Lulin si një atu me vlerë për ta, duke përdorur si justifikim, se vula ende i takon atij. Dhe thonë ata, reformat zgjedhore nuk bëhet nga deputetët, por nga partitë kryesore në pozitë dhe opozitë. Por edhe këtu thjesht mashtrojnë, sepse më parë emrat e anëtarëve të Komisionit hetimor gjithnjë i ka vendosur grupi parlamentar. Kush e mban mend kohën kur opozita dogji mandatet, pra kur PD-ja ishte jashtë kuvendit për ndryshimet kushtetuese, mes partive u ngrit një mekanizëm jashtë parlamentar, si Tryeza politike, por në kuvend vazhdoi të funksiononte komisioni me deputetë fallco. Pra edhe e shkuara e afërt e rrëzon tezën që socialistët po duan të përdorin si alibi tani.
Djalli që fshihet në këto detaje e nxjerr në pah qëllimin kryesor të asaj që po ndodh kohëve të fundit. Ajo është një strategji e qartë për ti ulur kokën dhe për ta zhbërë opozitën duke e zhveshur atë edhe nga ato pak mundësi që i jep sistemi. Rebelimi dhe ngritja e tensionit nga deputetët e PD-së ka në gjenezë këtë frustrim. Prandaj shtrimi i çështjes sikur kjo po bëhet për kalkulimet personale të Berishës është më shumë një tezë që do të shmangë thelbin. Natyrisht Berisha, ashtu si tek e fundit çdokush, nuk është i zhveshur nga hallet dhe synimet vetjake, por në këtë rast edhe po të ketë të tilla, ka rastisur që ato ti përkojnë me interesin e opozitarizmit. Sepse, fatkeqësisht, për mungesë force apo vetëbesimi, nuk është ai që po e radikalizon opozitën, por janë deputetët e saj që po vetëmbrohen nga grushtet e njëpasnjëshme të regjimit.

Avokati, Spartak Ngjela i ka kushtuar kohë pozisë. "Jam kë...
Nuk hap dot një faqe gazete se të gjitha merren me Sal...
Nuk po kuptoj se si po mbrohen të akuzuarit e familjes...
Prostitucioni në vetvete është kurvëri dhe abuzim me seksu...
Historia jonë ka protagonistë tre mjekë. Babanë dhe dy dj...
Nuk po ia përmendim emrin sepse nuk është një lajm që ...
Plasi dhe dosja “Partizani”. Tërësisht e paralajmëruar...
Çfarë është një aferë korruptive dhe çfarë është një g...
Ndalimi i Sali Berishës nga SPAK ka hapur një debat të...
Historia e pronave të ish-Klubit Partizani është e til...
Në gjithë këtë debatin e madh që është futur Shq...
“I pavaruri” prokuror Arben Kraja, ka një karrierë pol...
Domethënë me qëllim apo me marmelatë, me plan apo jo u pro...
Një familje si Popajt e famshëm ishin pronarë tokash n...
Berisha nën akuzë. Për ndryshime ligjesh që një pronë ...
A mund të akuzohet një kryeministër për korrupsion për...
Duke parë i tmerruar ngritjen në këmbë të opozit...
Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ...
Arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi...
Të nderuar përfaqësues të medias, Me anë të kësaj kom...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...