Ari bie pavarësisht inflacionit të lartë në SHBA, ekspertët shpjegojnë arsyet
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...

Një familje si Popajt e famshëm ishin pronarë tokash në Shqipëri. Popajt që guxuan "të vrasin veten" kur hynë në ambasadën italiane.
Ata, të persekutuarit nga komunizmi, më pas u persekutuan dhe nga italianët dhe nga shqiptarët... kur?... në demokraci.
Berisha, për të bërë pronare të bijën, Argitën, përdori zyrtarët më të lartë të shtetit pas tij... ministër Oketën, ministër Rulin, ministër Mehdiun... i vuri këta robër të pushtetit t'i binden vullnetit të tij.
Popajt, antikomunistë të dëshmuar... mbetën të persekutuar në tirani.. në demokraci.
Më 1990, në kthesën e madhe të rënies së komunizmit botëror, antikomunizmi na doli se ishte një pare kallpe. Bota perëndimore u kënaq që u shemb perandoria e Armagedonit, si e quante komunizmin Regani. U shemb pa luftë. Me antikomunizmin tani bëhej politikë, propagandë. Aktronin me antikomunizmin ndërkombëtarisht, mediat, qeveritë... po një shkumë qe; nuk e vlerësonte njeri. Nuk donin t'ia dinin në kishe qenë ose jo antikomunist. Ishte një histori e mbaruar. As për propagandë rrugësh nuk ia vlente. Nuk ishte vlerë persekutimi, nuk ishte shenjë në sistemin botëror të vlerave.
Kishe qenë antikomunist? Kishe vuajtur... burgjeve, mjerë ti. Antikomunizmi ishte pa thelb, pa objekt. Një histori si një portofol i vjedhur. Një vlerë e korruptuar. E mbyllur. Ndodhur dikund në 50 vjet të shkuar, në histori.
Ke pësuar, nuk ke pasur fat... na vjen keq... por na plasi. I takon së shkuarës. Mbyll gojën dhe gjeje veten në sistemin e ri.
Historia e vdekur nuk prodhon filiza të rinj... nuk prodhonte as kërpudha që dalin pasi bie një vesë shi.
Popajt këtë që po ndodhte, nuk e kuptuan: nuk kish dëmshpërblim për ca vuajtje që nuk i konsideronte njeri. Ata vijonin me drangër-drung... historia na ka borxhe... na lau e na leu në 50 vjet fatkeqësi.
Në kohërat moderne nuk kanë qejf të dëgjojnë histori me fatkeqësi. Mbaji larg nga ne Kasandrat. Mbaji për vete. Jemi larg për të na vënë përgjegjësi.
Popajt kishin guxuar. I kishin thënë kokës: ik pirdhu. E kishin sfiduar komunizmin në apoteozën e tij. Në robëri kishin bërtitur botërisht: duam liri.
Por bota kishte ndryshuar në 50 vjet që ata persekutoheshin. Ata hynin në llogaritë e mbyllura. Në efektet anësore të një operacioni që po ndryshonte epokat. Ata pandehnin se padrejtësia u jepte tagrin ta shpallnin veten si qendër e botës.
Bota ishte tjetër. Popajt prishnin rregullat e lojës. Donin të ktheheshin mbrapa në gjysmë shekulli histori. Kërkonin llogari për padrejtësi të zgjatura sa një gjysmë shekulli.
Bota nuk kthehet në llogari të vjetra, në llogari që asnjë bankë nuk i ka arshivuar.
Dhe Popajt...I kishin të gjithë kundra. Askush nuk guxonte ta kthente mbrapa mokrrën që bluan histori. Rrota e saj shtypi kë shtypi, dhe asgjë...
Askush nuk do t'i ngjallte të vdekurit përsëri.
Demokracia e shpallur rishmëz për ca përfitime politike të çastit, mashtronte të vuajturit. Me ca iluzione të varrosura kohërave. Mjerë kush binte pre e kësi iluzionesh.
Kundra të persekutuarve të burgjeve e të pronave, kundër një familjeje si Popajt dolën komunistët shqiptarë të konvertuar në demokratë. U doli kundër dhe demokracia më e kultivuar e një vendi perëndimor si ajo e Italisë.
Ironi e përqeshur me të përvuajturit.
Me Musine Kokalarin ... dhe me sa të tjerë vdekur e pavarrosur si Prenushi, dom Shtjefën Kurti...etj.
Popajt, të persekutuarit nga komunizmi, pandehnin se të vuash pa të drejtë në tirani, është domosdoshmëri për kërkesë drejtësie në liri. Kërkonin shpagë. Në këtë ajër bote ka drejtësi? Në tirani na shtypën, na zhveshën nga pronat, nga të jetuarit me drejtësi, gjejmë vallë drejtësi tani në demokraci?
Që të kesh të drejtë, nuk na qenka një vlerë absolute?
Jo gjithmonë merret drejtesi.
Të kesh të drejtë, të kesh prona, të jesh i ndëshkuar dhe i poshtëruar.. nuk është një vlerë absolute universale e patjetërsueshme në kohë dhe në hapësirë që patjeter duhet shpaguar në demokraci.
Kjo padrejtësi u provua në kapërcyellin nga komunizmi...në pluralizëm.
Mbase as nuk ishte premtuar të jepej drejtësi.
Të drejtën duhet ta fitosh legalisht. Të ta japin disa zyra drejtësie këtu në tokë...
Një e drejtë virtualisht mundet të takon, por po nuk e more në dorë legalisht, është në qiell jo në tokë.
Popajt, antikomunistë par excellence, Popajt, antikomunistë ndërkombëtarisht, vdiqën si të mallkuarit planetarisht. Pse? Se ata u nxituan. Ata menduan se persekutimi vetvetiu është një vlerë që shpaguhet me privilegje në liri. Me drejtësi.
Kjo nuk është e vërtetë. U provua. Asgjë e humbur nuk shpërblehet automatikisht në këtë botë.
Dhe Popajt që thyen rregullat, thyen edhe kokën.
Asnjë mëshirë nga Berisha për Popajt. As prona, as banesë, as asistencë.
Berishajt tashmë ishin shpallur antikomunistët më të mëdhenj. Edhe sesa ata që kishin vdekur në kampe, në burgje, në litar e plumb nga komunizmi. Antikomuznizmi berishist ishte ai i komunistëve që kishin kapërcyer ylberin. Berishistët antikomunistë morën patentë politike rehabilitimi nga Berisha. Antikomumistë të tillë, si: Pekajt, Elezët, çulët, mustafajt, milloshët... ata ta Zërit të Popullit, të gazetës Drita të gazetës Bashkim and company,, ishin patentuar si demokratë... të pas pilafit.
Popajt vdiqën në mjerim duke shitur kanoçet e koshave të plehrave.
Jamarbërit, Berishët bënë prona, karrierë përsëri.
Berisha nën akuzë. Për ndryshime ligjesh që një pronë ...
A mund të akuzohet një kryeministër për korrupsion për...
Duke parë i tmerruar ngritjen në këmbë të opozit...
Arben Kraja ka qenë hetues në Shkodër para vitit 1990, se ...
Arrestimi i dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi...
Të nderuar përfaqësues të medias, Me anë të kësaj kom...
Veriu i Kosovës është domosdoshmëri jo vetëm për Kosov...
Buja e madhe e takimit të radhës të Procesit të Berlinit u...
Kur bie shi dhe kur ka një vizitë të një shtetari të h...
Udhëheqësit e vendeve evropiane dhe ballkanike do ta lënë ...
Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis dje ka pësuar n...
Alqi prej vitesh e vuante shumë ditën e fillimit të shkoll...
Një foto në tribunën e sfidës Shqipëri – Çeki, një fot...
Siç pritej, filloi dhe një vit akademik me ulje të ndj...
Studentët e mjeksisë kanë që në qershor që protestojnë...
Në datën 24 shtator dhe 7 tetor. Por, për Shqipërinë ...
Kujdes zoti Viçiç, se turpi nuk hahet me bukë!Historia...
Brian Spahiu - njomëzaku 3 vjeçar që humbi jetën pas o...
Na kanë votuar që të bëjmë opozitë thonë. Çudi e madh...
Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ari po shkon drejt muajit të katërt radhazi në rënie, pava...
Një zyrtar i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ...
Janë publikuar detaje nga dëshmia që themeluesi i Microsof...
Senati i SHBA-së, i kontrolluar nga republikanët, ka mirat...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...