Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Alqi prej vitesh e vuante shumë ditën e fillimit të shkollës. Derisa u rrit qëndronte tek oborri i ndërtesës dykatëshe. Me sytë nga dritaret e klasave dhe me ca lot që i mblidheshin, por nuk i rrëshqisnin poshtë. Vërsnikët e tij ngjisnin shkallët, hynin në mësim, ai rrinte aty, përballë, pa kapërxyer portën. Një herë që ai guxoi turma e fëmijëve e shtyu dhe e nxori jashtë. Iu duk se shkeli në zonë të ndaluar, por në fakt qe pushimi i madh e përpara e vuri gëzimi i nxënësve.
Alqi nuk kishte si ta kuptonte. Kishte lindur edhe shurdh, edhe memec. Nëna e mësoi qysh javën e parë,por u ngushëllua. Zoti të jep djalë,ta jep të bukur,por pa gojë. Se nuk ka rënë dielli veç për ne,ngushëllohej Asija.
Alqi vêrtet qe i pashëm. Kur u burrërua qysh larg rrezatonte hijeshi. Veçse vajzat e fshatit sa e fshiknin me ca shikime e nga që ai as fliste e as dëgjonte kokën e spërdridhnin drejt djelmoshave të tjerë. Alqit zemra i copëtohej dhe fliste në ëndërr me dëshirat, pasionet, epshet. Sikur të donte t’i hapej dikujt nuk mundej. Vetëm e ëma i kuptonte ca shenja. Por jo të tallazeve të tij. Nëpër vite ai rritej e fshati mpakej. Iknin mesoburra, të rinj. Ajo tokë nuk i mbante dot. Mbase ushqimin ua siguronte, ama jeta sot qe plot kërkesa.
E kështu erdhi një ditë që vajzat e nuset e reja ngelën pa një mashkull në fshat. Në fakt jetonte Alqi atje, por atë ato nuk e llogarisnin. U dukej thjesht si send. Ishte trishtim kur nëpër lagje nuk dukej asnjë djalë. Alqi nuk pati shokë të ngushtë. Por të gjithë e kishin shok. Donin ta merrnin me vete,madje iku dy muaj në Selanik, por nuk ndriti gjë. Jo nga që nuk dinte gjuhën, por se nuk dëgjonte çfarë i thonin dhe u trondit kaq shumë kur u kthyhe në fshat sa pandehu se erdhi në parajsë. Kurrë nuk do iki më, i premtoi vetes.
Fshati pa djem ngjiste si gjella pa kripë, si pema pa gjethe, si lumi pa ujë. Dilte mbasdite nga qendra e fshatit dhe shihte plot vasha të bukura. Burrat e të dashurit u dërgonin atyre plot rroba dhe para. Ndaj shkëlqenin,sikur qenë tiranase a korçare. Shihnin njëra-tjetrën, por u shkonte shikimi edhe te Alqi. Ka sy të bukur, thoshte njëra. Trup atleti, fliste tjetra. Djali nuk kuptonte këtë interes dhe skuqej. Natën ama u gëzohej shikimeve. Por një mbasdite te dera e shtëpisë iu faneps Vjollca, nusja e Ladit.
-S’kam ku të qaj hallin, - ia nisi ajo - Më duket se Ladi është lidhur me një greçkë. Ka pesë muaj që nuk vjen.
Alqi nuk kuptonte gjë. Veç shihte Vjollcën të skuqur. Që ia merrte atij dorën dhe ia vinte te gjoksi i saj. U tallazit i ziu, e humbi. Dukej sikur u ngrit nga toka, sikur po fluturonte. Vjollca po e l?monte në shpatull, në flokë, iu afrua ta puthte e...iku. Vrapoi.
Dy ditë Alqi rrinte në dritare. I dukeshin gjithë vajzat si Vjollca. Kështu pandehu kur fap iu faneps Drita, goca e Bedriut. Hyri drejt e brenda dhe nuk foli. Asnjë fjalë. Iu sul Alqit, ia mori frymën bash mbi dysheme. Kur erdhi në vete djali goca e Bedriut kishte veshur fustanin, mbledhur flokët e vrap poshtë, andej nga lagjja e lumit.
Por fjala nuk është qumësht ta fusësh në shishe. Eshte gjëndje, frymë, zgjidhje, shpresë. Ja moj motra, e paskemi një Alq për hallin tonë, i dhanë karar gratë. Nuk e quanin më shurdhi apo memeci. E thirrnin me zëplot, Alqi. Ia shqiptonin me kaq dashuri sikur ai ishte pasioni i tyre i parë.
Alqi shtëpinë e kishte në fund të fshatit. Asnjëherë nuk kishte patur gjallëri ajo rrugë. Ndërsa tani graria e vajzëria lodronin veç atje. Kush qe guximtare e shojti zjarrin, kush qe e ndrojtur gëzohej me pak, merrte me vete shikimin e tij dhe e fuste poshtë çarçafit.
U përhap një fjalë, Alqi shkon me nuset tona. Djemtë e burrat e rinj qeshnin e gajaseshin me këtë “gënjeshtër” të madhe. U hynte nga një vesh e u dilte nga veshi tjetër.
Kaluan ca muaj e dashnori i hallit ra në hall. Iu duk turp e pabesi kjo që bënte. Por gratë nuk i linin kohë për autokritikë. I trokisnin kohë e pa kohë sikur të qe Alqi mjek urgjence. Në brendësi ai pati dhe hakmarrje për nënvlerësimin dhe fyerjet nëpër vite. Gjithsesi, thelbi i tij ishte drejtësia dhe virtyti. Ndaj një natë iku nga fshati pa lajmëruar kënd. Mizëria e femrave një javë u rrotulluan te shtëpia e tij. Të shqetësuara, nuk po mësonin dot gjë. Deri sa një të djelë mbërriti me taksi në qendër, me kostum. Zbriti bashkë me një vajzë veshur nuse. Ajo po i “fliste” me shenja. Që shurdhe dhe memece edhe ajo, kuptohej.
- Do bëjmë dasëm sot, - tha Asija e ëma. - Ftoj gjithë lagjet.
Por fjalën e fundit e dëgjoi veç ajri. Vajzat e nuset e fshatit u tretën në muzgun e vjeshtës. Për to nga sot Alqi u kthyhe sërish në një shurdhmemec të rëndomtë. Shyqyr që është kështu. Na i ruan sekretet si kasafortë banke, u ngushëlluan të djegurat e pasionit e u bënë mjegull. Rrëshqitën poshtë luginës në ëndërrat e tyre trazuar me afshe dhe rënkime nate nën çarçafët e bardhë të zhubrosur./ CNA
Një foto në tribunën e sfidës Shqipëri – Çeki, një fot...
Siç pritej, filloi dhe një vit akademik me ulje të ndj...
Studentët e mjeksisë kanë që në qershor që protestojnë...
Në datën 24 shtator dhe 7 tetor. Por, për Shqipërinë ...
Kujdes zoti Viçiç, se turpi nuk hahet me bukë!Historia...
Brian Spahiu - njomëzaku 3 vjeçar që humbi jetën pas o...
Na kanë votuar që të bëjmë opozitë thonë. Çudi e madh...
Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar ...
Mos u shqetësoni fare miq dhe familja LRE. Ne lindëm ...
U hap në vitin 1990 me dëshirën për liri dhe demokraci, si...
Ndoshta do të duhej që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ...
Nëse flasim për demokraci, liri, konkurrencë, meritokr...
Surprizues mëngjesi sot. Te kafja më bashkoi me Flamur...
Procesverbali i hyrjes për procedurat e mbajtura përpara g...
Partitë historike politike kanë hije të rëndë. Hijen e...
Ngjarja e tmerrshme e të dielës në Kosovë, kriminale p...
Nëse ka vetëm një gjë që Tirana duhet ta ketë mësuar t...
Ngjarjet e fundit në Leposaviç, ku njësi komando...
Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka ...
Kosova hyri me sukses në një luftë që e fitoi në datën...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...