Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka mbetur ndoshta i befasuar nga ndryshimi i kursit patriotik në fjalorin e tij. Ai, për herë të parë kritikoi vendimin e Beogradit për të mbajtur zi kombëtare për paramilitarët që ushtruan dhunë dhe vranë një polic pranë Zveçanit. Ai shkoi edhe më tej duke shpallur se, qe një premierë në këtë dekadë të sundimit të tij, që Shqipëria po mbante një linjë të kundërt nga ajo e BE-së, e cila nuk e dënoi, sipas Ramës, me forcën e duhur këtë akt.
Në një shikim sipërfaqësor dhe të pavëmendshëm dukej sikur kryeministri ynë e kishte bërë ndarjen midis viktimave dhe agresorëve dhe ka vendosur të marrë anë në favor të të parëve.
Por, në fakt thelbi nuk është ashtu siç duket nga forma. Në konferencën e shtypit në kryeministri, ai nuk e fshehu dot çoroditjen e njerëzve që kanë diçka për të fshehur. Në qëndrimin e tij kishte një disproporcion absurd, mes goditjes së fortë që i bënte hallkës më të dobët në Bruksel, zëdhënësit të BE, dhe druajtjes për të etiketuar Vuçiçin si ideator të sulmit kriminal të 24 shtatorit. Aty kishte inkoherenca qesharake.
Kur BIRN e pyeti nëse ishte i gatshëm të negocionte mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se kjo qe e pamundur, pasi si kryeministër i Shqipërisë e konsideronte veten palë. Ama kur iu desh të përgjigjej nëse ia kishte treguar propozimin e vet për asocacion, Prishtinës dhe Beogradit, ai u mbrojt duke argumentauar se kishte paraqitur një propozim mbi palët. Ai pohoi se pavarësisht ngjarjes së rëndë që ndodhi në Banjskë do i vazhdonte takimet bilaterale me Vuçiçin, ndërkohë që për një gjë shumë më të papërfillshme sesa kaq, ai anulloi mbledhjet mes dy qeverive me Kurtin.
E gjithë kjo çoroditje dhe ky varg inkoherencash rridhte nga dyzimi për të bërë bashkë dy gjëra të pamundura: fjalorin prej burri patriot, me legenllëkun prej vasali të Vuçiçit. Sepse këtë 28 shtator, Edi Rama ka lëshuar nga goja një propozim që do të mbahet mend gjatë si një thikë pas shpine për Kosovën e që deri më tani nuk ka guxuar ta artikulojë asnjë politikan i lartë shqiptar. Ai propozoi që trupat ndërkombëtare të KFOR-it të merrnin nën kontroll veriun, një territor me shumicë serbe, po që gjendet në sovranitetin ekskluziv të Republikës së Kosovës.
Kjo kërkesë e rihap diskutimin për veriun, që dikur Rama bëri plane për të trajtuar si një territor të shkëmbyeshëm dhe shpie ujë në mullirin e të gjithë kritikëve të Albin Kurtit, që e akuzojnë atë se e ka këtë pjesë jashtë kontrollit. Por, më e bukura e kësaj lajthitje të kryeministrit ishte se vetëm pak kohë më parë ai mendonte krejt ndryshe. Me një profesionalizëm të lavdërueshëm për memorien dhe shpejtësinë e reagimit, gazetarja e A2 CNN, Fiorela Beleshi, i kujtoi se jo më larg se 19 Qershori i këtij viti, Rama pati shkruar se vendosja e KFOR-it në Veri do të thoshte humbje e kontrollit të shtetit mbi territorin.
Pra, a po kërkonte Rama me propozimin e tanishëm të sanksiononte tkurrjen e kufijve të Kosovës? Pse ky ndryshim radikal vetëm në tre muaj? Çfarë e justifikonte këtë piruetë, që nëse nuk ishte idiote, mund të quhej me plot gojën e poshtër?
Ata që i hedhin një sy mediave të Beogradit e kanë përgjigjen. Propozimin 180 gradë të ndryshëm me atë që mendonte dikur, kryeministri e bëri pasi të njëjtën gjë e artikuloi një ditë më parë Vuçiçi. Pra ai s’po bënte as më pak e as më shumë sesa papagallin e presidentit serb. Prandaj, për të kamufluar me sa mundej këtë akt që do të ishte i turpshëm për çdo njeri normal, ai u rek ta kamuflojë atë me një gjuhë të rënduar patriotike. Kritikat për mbajtjen e zisë në Beograd dhe shpallja gjoja e ndarjes nga linja e BE-së, ishin maskimi formal për t’u bashkuar në thelb me të njëjtën linjë si Serbia.
Kosova hyri me sukses në një luftë që e fitoi në datën...
Edvin Rama, më shumë ishte si vizitë private apo edhe si v...
Nga Miron Çako, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i ...
Çdo “justifikim” për çdo humbje dhe për çdo rezultat, ...
Kukësi shënoi fundin e një pritshmërie sociale e cila ...
Besnik Mustafaj i bëri vetes sot një dhuratë të veçantë në...
Gazetari i oborrit të Edi Ramës, Denis Dyrnjaja ka reaguar...
Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të treg...
Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga...
Kurrë më parë ndonjëri nga shkrimet e mia të shumta nu...
Dymbëdhjetë vite pas procesit të fundit, Shqipëria po ...
U bënë tash sa vite që vijon të qarkullojë, duke u përhapu...
Janë në hidhërim patologjik sot në Shqipëri të paguari...
Konflikti i fundit mes Tiranës dhe Athinës ka ngritur ...
Sot filloi Censusi i radhës, i popullisë dhe banesave....
E diela e temperaturave të larta të shtatorit ka sjell...
Në Lezhë pronari i fermës "Mrizi i Zanave" deklaroi publik...
I. Ky qytetërimi i sotëm është filozofi, letërsi, art ...
Kur motra më tha që Ladi, shoku im i vegjëlisë, nuk qe...
Festat e fundvitit sjellin gëzim tek të gjithë nëpërmjet u...
Dosja e kredisë së Pëllumb Memës me ra rastësisht në dorë....
Emisioni "Fiks Fare" solli një skandal me një qendër ku st...
Kompania "Wizz Air" nuk ndalet me skandalet. Dhjetëra qyte...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një 76-vjeçare në Greqi ka rënë pre e një mashtrimi. Ajo k...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lënë në burg Naim Mursel...
Një atentat mafioz në aksin Lezhë-Shkodër la viktimë 40-vj...
Gjykata caktoi këtë të dielë masën e sigurisë “arrest me b...
Të kesh një punë që të pëlqen jo vetëm që mund ta bëjë më ...
Martesa e nxituar është shkaku që Anila ka sjellë djalin e...
Anila është një nënë e cila ka sjellë në “Shihemi në Gjyq”...
Etleva ishte e ftuara e radhës në rubrikën “Ka një mesazh ...
Këtë të dielë në Mal të Zi ka nisur regjistrimi i popu...
Ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosla...
Ushtria izraelite po e zhvendos fokusin e ofensivës së...
Kryeprokurori i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ka thënë...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Sot më 3 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93 lekë ...
Sot më 2 Dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 92.9...
Euro e ka mbyllur javën me një rënie të mëtejshme në k...
Fondet që shpenzohen për nxitjen e inovacionit dhe kërkim ...