Deklarata skandaloze e ministres serbe/ PD: Të shpallet non grata dhe të paditet për nxitje të genocidit
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...
Partia Demokratike ka reaguar lidhur me deklaratën e minis...

Kur motra më tha që Ladi, shoku im i vegjëlisë, nuk qe mirë mendërisht me thënë të drejtën u shokova. Ngaqë ai ishte plot gjallëri, i shkathët, me humor e kurrë nuk mendoja se do binte në këtë gjendje.
- Po çfarë ka? - e pyeta.
- Kështu normal duket. Pak i vrenjtur në fytyrë e i ka ikur gazi i dikurshëm, por kur e pyet për ditët e javës aty ngec. P.sh. i thua që sot është e hënë e në vazhdim e pyet, po nesër çfarë dite është? Ai në çast të thotë, edhe nesër e hënë është.
I paska lëviz petlla, mendova me vete. Nuk prita, por shkova në Korçë. Sa mbërrita trokita te dera e tij. Doli vetë e më tha:
- Hajde brenda byrazer!
Hyra dhe u shmalla plot dy orë. Kujtuam që nga lindja jonë e deri sot. U gëzova se ishte birinxhi, nuk devijonte aspak. Ka bërë gallatë motra, qesha dhe bëra një provë me shqetësimin që më tha ajo për ditët e javës.
- Ore, se tani u moshuam e nuk di ç’ditë është sot, mo? - e pyeta me provokim.
- Po e hënë, o t’u mbylltë e mendjes, e hënë! - ma preu.
I rashë ballit sikur u kujtova, por e vazhdova lojën:
- Po nesër?
- Dhe nesër e hënë është, byrazer, - foli hazërxhevap e mua m’u tha gjuha.
- Si e hënë? Sot qenka e hënë dhe nesër prapë e hënë?
- E o, kështu është.
Nuk dija si ta cytja muhabetin më tej. Kisha dëgjuar që këto sëmundjet e mendjes janë me simptoma fiksimesh. Shyqyr që ngatërrohej në ditët e javës se për të tjerat Ladi ishte gjeth. Ashtu gjysëm i hidhëruar e gjysëm i gëzuar e lashë Ladin e shkova te motra.
- Të thashë që ngatërrohet, - këmbënguli ajo.
- Po motër, të doli fjala.
Më tej folëm për të tjera gjëra. Ladi qe si patate e nxehtë, na digjte kujtimet po ta merrnim nëpër gojë. Të nesërmen do kthehesha në Tiranë. Sa ndeza jeep - in pashë te një kafe përballë Ladin. Të rri dhe gjysëm ore me të vendosa dhe fika makinën. U ula përballë. Nuk di se si më erdhi vetëtimë pyetja fatale:
- Dje qe e hënë Lad, po sot? - e pyeta.
- Sot është e martë, - më tha e gjerbi kafen.
Nuk e lashë me kaq.
- Po nesër çfarë dite është?
- E mërkurë.
U gëzova, Mendova që nuk e paska sëmundje të përhershme. E paska me hope. Ah, sa mirë. Pra qe një gjë e shërueshme. Ndaj e provova sërish:
- Dje e hënë, po sot?
- E hënë dhe sot! - tha qetë.
U çkomandua, thashë. Kaq e pati. E pashë në sy gati me dhimbje, por sa do hapja gojën foli ai.
- Nuk kam asnjë çoroditje vëlla. E di mirë që java ka shtatë ditë. E di që dje qe e hënë, sot e martë, nesër e mërkurë. Por më është çoroditur jeta, jo java. Asnjë fëmijë nuk kam jo në Korçë, por në atdhe. Marr një pension që vetëm pesë ditë mund të jetoj me të. Po troket fresku e nuk ble dot dru për ngrohje. Ilaçet nuk na bëjnë efekt as mua, as gruas, janë skarco. Televizionet mbushur me vrasje e rrena. Qyteti veç me të moshuar, nuk dëgjon një të qarë fëmije. Nxënës shkollash sheh tek - tuk ndonjë po qëndrove dhjetë minuta në rrugë. Fqinjët si dallëndyshet kanë shtegtuar, punojnë e flenë në Selanik. Ndaj jeta ka marrë ngjyrën gri, ashtu si hiri në mangall kur digjej fare prushi që na ngrohte. Çdo ditë njësoj, çdoj javë njësoj. Me ato halle, me ato probleme e me ato malle.
Më gufosi. Nuk dija ç’të thoja. Por dhe më hapi sytë. Kaq e kaq herë dhe unë e gruaja shpesh pyesim njëri - tjetrin, ç’ditë është sot? Jo se nuk e mbajmë mend, por nga që ato janë kaq identike sa nuk gabojmë po të themi, çdo ditë është e hënë. Edhe e marta, dhe e mërkura, dhe e enjtja të hëna janë
Ika drejt Tiranës. Me dhimbjen për hallet e Ladit, por që s’janë veç të Ladit. Komplet shoqëria jonë jeton pa ëndërra, pa ngjyra, pa projekte, pa të nesërme. Si një gjellë frigoriferi, që e nxjerrim të ngrohet e të ringrohet, por ajo është e njëjta. Në pamje e në shije.
- Më thusj ç’ditë është sot? - pyeta veten.
- Një ditë pa dritë, - më erdhi përgjigjja vetiu.
Nuk do të flas për Emri Vatën si autoritet politik. As...
Në mesjavë publikova një sondazh në "Report TV" për çështj...
“Superoperacioni” i policisë që ka prangosur deri më tani ...
Ka disa vite që ka dalë kjo teoria bajate dhe e palogj...
Shqipëria po bëhet tashmë vendi më proverbial në botë ...
Me precedentin që po krijon prokuroria e Tiranës ku rrahja...
Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit e...
Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e ...
Shpallja e pavarësisë së Kosovës, si fakt historik tani, d...
Te sheshi, kur po prisja jeshilen e semaforit, dikush ...
Programi: “Çfarë NUK do të bëjmë” 10 vjet më parë PS prem...
“Follow the money!” Shprehja tashmë e famshme u kriju...
Nuk ka kandidatë dhe pretendon se është shumicë! Si ë...
10 vjet më parë, PS erdhi në pushtet duke bërë shumë premt...
Arbana Osmani është një moderatoret më të njohura të e...
Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një...
Nëse do t’i besojmë policisë shqiptare, Behar Bajri, p...
Në kapacitetin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit ...
Më bëri përshtypje, foljet ishin zgjedhuar në njëjësin e v...
Ndryshimet në qeveri nuk erdhën as nga presioni rrugës...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...