SPAK dha pretencën për fraksionin e dosjes “Meta”/ Ish-presidenti reagon nga burgu
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...
Ish-presidenti Ilir Meta ka ndarë qëndrimin e tij pas pret...

Nëse do t’i besojmë policisë shqiptare, Behar Bajri, person në kërkim për vrasje dhe tentativë vrasje, një nga personazhet kyç të operacionit “Metamorfoza” është mbajtur nën vëzhgim për dy javë në Paris nga policia shqiptare dhe arrestimi i tij është bërë si pasojë e një “operacioni të përbashkët" me francezët.
Po t’i referohesh ministrit të Brendshëm, suksesi i takon oficerëve të përfshirë që meritojnë përgëzime “për profesionalizmin e lartë dhe mbi të gjitha për sigurinë e plotë të informacionit sensitiv deri në finalizimin e operacionit. “Vetëm përpara”
Në këtë vend mund të ketë munguar guximi për t’u përballur me krimin dhe të vërtetën, por asnjëherë guximi për të gënjyer nuk ka arritur majat e komunikatave të policisë. Dhe nuk është hera e parë. Dhe nuk bëhet fjalë për gënjeshtra nga halli!
Nëse i referohesh njoftimeve këtu Bajri është kapur në lokal. Francezët thonë e kanë kapur në banesë. Sipas “policisë” këtu është kapur në Paris. Sipas policisë franceze është kapur në Strasburg. Sipas ministrti shqiptar Bajri është kapur nga “operacioni i përbashkët” ku kanë dhënë kontribut edhe oficerët tanë, sipas francezëve është kapur nga “brigada e personave në kërkim” të Strasburgut.
Madje francezët në njoftimin e tyre japin edhe mbiemrin që përdor tani i kërkuari: Brajoviç.
Policia jonë e kishte Bajrin këtu, nuk e gjeti dot. U iku. Por e paskan vëzhguar dhe lokalizuar në Francë! Dhe e arrestuan edhe falë “inteligjencës policore”.
Ministri është i ri në detyrë dhe duhet t’i thotë dikush (nëse ka mbetur ndonjë që nuk gënjen aty) se policia jonë nuk mund të bëjë operacion jashtë Shqipërisë, aq më tepër në një vend të BE-së, aq më tepër në Francë.
Operacionet e përbashkëta bëhen vetëm me miratimin e prokurorëve përkatës të dy vendeve.
Me këtë gënjeshtër të nxitur sa nga tradita aq edhe nga vrulli për të postuar “lajme pozitive” në facebook, mund të marrin në qafë policët shqiptare (që pretendojnë se kanë marrë pjesë në operacion). Prokurori francez ka të drejtë të kërkojë identitetin e tyre dhe t’i arrestojë për shkelje të sovranitetit juridik.
Nëse ky do të ishte një rast i vetëm mund të ‘justifikohej” me zellin e policisë për t’i dhënë lajme të mira ministrit të ri.
Për fat të keq, gënjeshtra në komunikimin e policisë me publikun është bërë ves. Dhe nuk po ndalem këtu te gënjeshtra që lidhen me krime të kryera nga policia në Shqipëri, por me disa raste ku implikojnë partnerët dhe përdorin edhe togëfjalëshin “inteligjencë policore”
Pesë ditë pas 1 Prillit të këtij viti policia në rastin e ndalimit të Elio Bitrit tha se është “operacion i përbashkët” madje guxoi t’i vinte emrin e qytetit ku u ndalua Leiden. E vërteta është se Bitri u arrestua nga polica hollandeze gjatë një kontrolli rutinë të policisë rrugore.
Vjet në qershor, në rastin e ndalimit të Kasandër Nogës në Vienë, - person i kërkuar nga Belgjika u tha: "operacion shqiptaro-belgo-austriak" dhe që Nogën e arrestuan belgët. Në fakt Noga u arrestua nga policia austriake, pas njoftimit të marrë nga policia belge.
Pyetja është çfarë fitojnë me këto gënjeshtra të trasha? Nëse mendojnë se fitojnë besimin virtual të torallakëve -patronazhist- militant dhe turli idiotësh në facebook që shkruajnë “mbrekulli, bravo, etj etj” janë në rregull. Por i kanë vënë vetes një pikëpyetje të madhe para partnerëve ndërkombëtarë. Për këta të fundit është e pa imagjinueshme të shesësh si të vërteta gjëra që nuk kanë ndodhur në realitet.
Nëse në dikastere të tjera ka fituar qytetarinë propaganda, inspektimet, gënjeshtat e vogla, tek Rendi nuk mund të gënjesh kaq trashë. Eshtë fyese.
Dhe pa ndëshkuar gënjeshtarët nuk do të ndreqet as imazhi i policisë dhe aq më pak puna e saj.
Kur gënjejnë edhe kur nuk kanë hall, imagjino ç’bëjnë kur i zë halli. Në fakt e kanë treguar.
Në kapacitetin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit ...
Më bëri përshtypje, foljet ishin zgjedhuar në njëjësin e v...
Ndryshimet në qeveri nuk erdhën as nga presioni rrugës...
A e mbani mend studimin prej ngaku doli shifra 1 milio...
Të martën e kaluar, përsëri McGonigal ka qenë në gjykatën ...
Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë...
Seanca e parë e Kuvendit dhe kryetarja deklaron se Lul...
Skema e mikrokredive në Shqipëri është shndërruar në një k...
Socialistët po përballen me problemin më të madh që ka par...
Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik ...
Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, s...
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i aty...
Dante Aligieri ka thënë: "Prejardhja nuk e bën fisn...
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është n...
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...