ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

A e mbani mend studimin prej ngaku doli shifra 1 milion të rinj shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër, 900 mijë nuk dinë asnjë gjuhë të huaj?
Ndërkohë nuk bëjnë më çudi lajmet se 50 a më shumë gazetarë janë kërcënuar dhe kanë kërkuar azil politik, 360 mijë shqiptarë kanë aplikuar për llotarinë amerikanë, Nexhmije Hoxha nuk vdes edhe kur thonë se ka vdekur ca vite më parë, e kështu me radhë të tilla tollovi informative për shqiptarët, na shkoqisin çdo arsye pse duam ti ikim vendit dhe shtetit tonë.
Interesante është se ne edhe kur ikim diku jashtë, nuk themi po iki jashtë vendit. Ne të gjithë themi po iki jashtë shtetit. Pra raportin me vendin e kemi të paeksploruar madje të paqenësishëm fare. Rritemi me ninulla, këngë e urime që të bëhemi trima e disa ndër ne përfundojmë ose kaçakë ose ikanakë.
Shumica mbetet pezull në kërkim të shtetit. Kaçakët bëhen udhëheqës, ndërsa ikanakët mbathin nga sytë këmbët dhe mësojnë ta duan e përmallen për atdheun nga larg prej jashtë shtetit.
Shumica e mbetur pezull, endet e tirret si pëlhurë Penelope nën fabulën se kaçakët e rradhës që kanë ardhur në pushtet, po na bëjnë shtet ose nën alarmin e kaçakëve mëtonjës të pushtetit, të cilët u bien tupanëve të luftës se ata që po qeverisin nuk po bëjnë shtet por narkoshtet apo bandoshtet.
Shqiptari i mbajtur pezull brenda shtetit shtrydhet e shkundet pa pikën e mëshirës nga pala e kaçakëve që thonë se po bëjnë shtet dhe pala tjetër që thonë se do bëjnë revolucion kundër narkoshtetit. Shkurt, ne mbetemi ende nën mendësinë komuniste se shteti është edhe Shpëtimi edhe Ndëshkimi, edhe Zoti edhe Djalli.
Alternativa qeverisjeje nuk ka. Ka vetëm shtetbërës në pushtet dhe opozitarë revolucionarë "kundër narkoshtetit". Të dyja alternativat janë për shtetin shpëtimtar ose kundër shtetit ndëshkimtar. Kjo sjell vetvetiu ose frikë nga shteti, ose rrebelim ndaj shtetit a fshehje ndaj shtetit ose ikje prej shtetit.
Ballafaqohen vetëm modele mbi shtetin e nuk ka asfare konkurencë për alternativa qeverisjeje. Thelbi qëndron tek kurthi logjik ku Rregjimi na ka plandosur që ditën e parë që menduam se themeluam demokracinë.
Ngase menduam se sfida jonë ishte të ndërtonim një shtet demokratik e të së drejtës si kundërvënia më e qartë ndaj shtetit diktatorial e totalitarist, ne harruam e nëpërkëmbëm faktin se demokracia e ka fuqinë jo tek shteti por tek alternativat që konkurojnë me njëra tjetrën.
E fetishizuam aq shumë shtetin dhe shtetbërjen saqë partitë kryesore i ndajmë në parti që dinë të bëjnë shtet dhe në parti që nuk dinë të bëjnë shtet.
Paradoksi ku ngecëm është fatal, sepse ose jemi me ata që bëjnë shtet, ose me ata antishtet, ose ikim nga ky shtet... Kush mbetet pa njërën nga këto 3 alternativa është thjeshtësisht "i shkretë".
Para pak ditësh në Vlorë dëgjova një zotni që ndërsa këndohej kënga Xhamadani Vija - Vija, ngjirrej teksa zëvendësonte fjalët e saj e thoshte: Xhamadani vija - vija, është Kosova është Shqipëria, rreh si zemër çiftelia, oh sa e madhe o është Tepsia... E pyes zotninë: Pse Tepsia e jo Shqipëria? Ma kthen: Kështu na ka mësuar Edi Rama.
U mendova një hop dhe e kuptova se vetvetiu ndërlidhja apo deduksioni e kishte bërë përsosmërisht tek ai zotnia, lodrimin e imagjinatës nga Shqipëria tek tepsia. Pra kur për çdo shqiptar Shqipëria është Shteti, e kur për Edi Ramën e çdo kaçak-udhëheqës Shteti është Tepsia, me rregull treshi i bie që për atë zotninë e ndoshta për të gjithë ne, Shqipëria është Tepsia.
Me pak fjalë, ne bëhemi militantë apo kaçakë partie që të fillojmë punë në shtet sepse kështu jemi në Tepsi. Kush është jashtë tepsie është i/e mjerë, qyqar/e, mjeran/e. Për çfarë të na duhen librat apo gjuhët e huaja kur në vendin tonë ku ne nuk kemi vend, shtigjet janë kaq të pakta e kaq të ngushta.
Ne ose jemi në tepsi, ose jashtë tepsie, ose jashtë shtetit fare. Kush është në tepsi, nuk ka pse lexon libra a studion, a mëson gjuhë të huaja, sepse mjafton të jetë plaçkëbërës me nam, e gjithçka i shkon fjollë, madje konsiderohet pari, elitar, mondan, model. Kush ështe jashtë tepsie, pi kënetën, me shpresën se kështu do ti mbarojë uji.
Të gjithë jashtëtepsinorët janë ose opozitarë radikalë antishtet, ose aplikantë llotarie amerikane apo kërkues mundësie për të ikur nga Shqipëria një orë e më parë. Këtu fillon edhe problemi më serioz që ka Opozita, sepse mes shtigjeve ku ka mbetur shoqëria shqiptare, opozita ose do të mobilizojë e thërrasë në revolucion jashtëtepsinorët e saj duke u premtuar se në fund të betejës ose do marrin gjithë tepsinë, ose do arrijnë të imponohen për bashkëqeverisje të Tepsisë.
Alternativën e kthesës së madhe kulturore, zgjimit të madh, ngjizjes, lindjes e ushqimit të shpresës, Opozita as që e sheh si mundësi.
Po të zgjedhë alternativën e kthesës dhe përmbysjes kulturore, Opozitës do ti duhet të ndajë pushtet me më të mirët e kësaj shoqërie. Por jo, këta nuk e duan këta. Janë mësuar të ndajnë pushtet e tepsi me gjithë kaçakët dhe plaçkëbërësit, e as që u shkon ndërmend ta bëjnë këtë gjë me më të mirët.
Sepse ditën që do ndajnë pushtet me më të mirët, Shqipëria nuk do të jetë më tepsi, por vendi ynë, vendi i të gjithëve, atdheu që duhet e do ta bëjmë më të mirë e më të drejtë për të gjithë.
Mendoj se statistikat që shpërndan INSTAT e mediat tona, për 1 milion moslexuesit, 900 mijë mosnjohësit e gjuhëve të huaja, 360 mijë aplikantët e llotarisë amerikane, 50 gazetarët e kërcënuar dhe azilkërkues, nuk janë aspak dramatike.
Janë vetëm fotografia lakuriqe e L'America ku ne jetojmë. Amelion e mallkuam pse bêri një film ku ne shfaqeshim si ishim. Nuk kemi pse të shajmë fotografinë kot, kur këto statistika janë vetëm simptoma natyrale të një shoqërie që vendin e ka shtet e shtetin tepsi.
Në të tilla shoqëri qytetari ndihet i pavend e sigurisht i pashpresë. Detyra jonë, e politikanëve të rinj e të papërlyer, intelektualëve, akademikëve, shpirtrave të lirë dhe guximtarë, e domosdo edhe e Opozitës është që këtyre qytetarëve tu japim vendin që u takon.
Vendi fitohet e ndërtohet me më të mirët, jo me kaçakëri e kaqola revolucionarë. Vetëm bashkimi i më të mirëve e bën Shqipërinë vendin dhe atdheun e drejtë të të gjithëve. Përndryshe do të jetojmë e dëshpërohemi me statistika që në fakt do të na shërbejnë veç si (statis t'ika) shtet t'ika...
Të martën e kaluar, përsëri McGonigal ka qenë në gjykatën ...
Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë...
Seanca e parë e Kuvendit dhe kryetarja deklaron se Lul...
Skema e mikrokredive në Shqipëri është shndërruar në një k...
Socialistët po përballen me problemin më të madh që ka par...
Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik ...
Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, s...
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i aty...
Dante Aligieri ka thënë: "Prejardhja nuk e bën fisn...
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është n...
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane Deutsche Bahn ka rifilluar s...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...