Lista me emra/ Kandidatët e Partisë Socialiste për disa këshilla bashkiakë
Dje ishte afati i fundit për të dorëzuar listat e kandidat...

Kreu i LRE, Arian Galdini, në një koment të gjatë, ka folur për rrugëtimin e tij në politikë si dhe arsyet pse dështoi dhe nuk arriti të kandidonte dot për kryetar bashkie në Tiranë për zgjedhjet e 14 majit.
Një ndër arsyet që rendit Galdini është fakti që nuk arriti dot të mblidhte firmat mbështetëse për t'u regjistruar si subjekt në zgjedhje.
Galdini në reagimin e tij të gjatë shkruan se një nga arsyet e dështimit ishte sulmi dhe baltosja e bërë nga "Fiks Fare" dhe "Top Channel".
“Dështova sepse më sulmuan, baltosën e plagosën keqazi kësaj radhe.
Sulmi i ulët, i ndytë, i 'Fiks Fare' dhe 'Top Channel' më plagosi rëndë në imazhin, por edhe në brendinë time…
Ai sulm, ia doli të plagoste rëndë imazhin tim, e njëkohësisht unë zbulova ditë pas dite se kishte gjymtuar rëndë, edhe pse përkohësisht, por rëndë, frymëzimin tim të brendshëm”, ka shkruar Galdini.
Deklarata e plotë e Arian Galdinit
Në aktivizimin tim politik, unë kam dashur prej vitit 2015 që të kandidoj për kryetar bashkie të Tiranës.
Dhe kam provuar të vetofrohem ai mundësi dhe alternativë asokohe, por nga askush dhe askund nuk pashë asnjë mbështetje prej “faktorëve politikë” apo ndër vendimmarrësit politikë a udhëheqësit politikë të Opozitës.
E vërteta është se për “elitat politike, mediatike apo publike” të Shqipërisë, unë nuk ekzistoj, nuk dukem, nuk jam i konsiderueshëm.
Asnjë prej tyre kurrë, nuk ka shprehur asnjë germë a tingull interesi apo begenisjeje për mua.
Madje, sa herë shfaqet emri im diku a ndokund, të gjithë këta “elitarët politikë, mediatikë apo publikë”, sillen si të bezdisur, shpërfillës dhe në tërësi pasi kapardisen si shumë të rëndësishëm, bëjnë gjeste bullizuese, poshtëruese apo qesharakëzuese ndaj meje…
Interesante është që kështu sillen vetëm kur nuk janë përballë meje…
Se përballë meje e dinë që nuk munden…
Në mospraninë time, më përqeshin, përbuzin, shajnë apo nënçmojnë….
Përballë meje, nuk më ka ndodhur ndonjëherë deri tani që ndonjëri prej tyre të më sfidojë me mosrespekt…
Sjellja dhe reagimet e tyre ndaj meje dhe emrit tim janë si një skenar i mirëmësuar dhe i mirëshpërndarë dhe përvetësuar uniformisht dhe njëlloj nga të gjithë majtas e djathtas…
Njëlloj. Të njëjtat fjalë, të njëjtat nënqeshje, të njëjtat steriotipizime, të njëjtat ”tulla parafabrikatë” propagande e opinionesh apo konsideratash.
Njëlloj. Të gjithë njëlloj, majtas, djathtas, në qendër, politikanë, gazetarë, analistë dhe VIP-a apo elitarë publikë apo korridotesh pushtetesh a partish..
Njëlloj..
E unë për ca kohë e kam ndier këtë si dhimbje, por më pas e kam parë si bekim…
Mua nuk më është dashur kurrë kjo “elita politike, mediatike apo publike”, për të qenë ky që jam.
Madje, mua izolimi, mosnjohja, refuzimi i tyre, më kanë bërë kaq mirë e kaq nder saqë edhe pse ata deri sot me ”fuqinë e tyre” kanë determinuar “mosarritjet, dështimet, bllokimet dhe mbetjen time të pasuksesshëm sipas konvencioneve të tyre”, gjithsesi unë ia kam dalë mbanë të bëj gjëra unike, të veçanta, të zëshme, vëmendjetërheqëse e përherë me njerëz përreth që kanë besuar tek unë e te çfarë flas, shkruaj apo bëj unë…
Me izolim total mediatik dhe elitar, unë kam arritur të kem gjithmonë organizimet e mia, komunitetet e njerëzve që më kanë mbështetur apo besuar…
Një njeri krejt i vetmuar, pa asnjë ndihmë e mbështetje, ia kam dalë të kem auditorët e mi, sallat e mia, mbështetësit e mi, ata që kanë besuar e besojnë tek unë…
Nuk kam qenë kurrë i pasur, nuk jam i pasur.
Nuk kam qenë kurrë i famshëm, nuk jam i famshëm.
Nuk kam qenë kurrë i pushtetshëm, nuk jam i pushtetshëm.
Nuk kam qenë kurrë pjesë e ndonjë rrjeti elitar, e nuk jam pjesë e asnjë rrjeti elitar…
Nuk kam qenë kurrë e as jam mik i asnjë njeriu me pushtet, fuqi, financa, para, famë, media, apo të tilla gjëra apo prej kësaj lloj bote…
Jam njeriu më i thjeshtë në botë që nuk kam asnjë lloj lidhjeje apo raporti me “të fuqishmit, të pasurit, të pushtetshmit apo punëmbaruarit a të famshmit apo elitarët e vendit tim”.
As më kanë dashur kurrë, as më kanë pranuar kurrë.
Madje më kanë refuzuar e luftuar gjithmonë.
Imagjinoni, krejt i vetëm, i luftuar, i izoluar, i shpërfillur, i përqeshur, i nënçmuar, i penguar dhe i baltosur nga të gjithë “të fuqishmit dhe elitarët e vendit tim”, unë prapëseprapë kam bërë gjëra që kanë bërë ose zë ose vlerë ose të dyja bashkë.
Nuk po them se kam pasur mijëra që kanë qenë apo janë me mua…
Por disa dhjetëra apo qindra i kam parë dhe ende i shoh të më mbështesin apo të besojnë tek unë apo në çfarë them, shkruaj apo bëj unë.
Pra me zero miq elitarë, me zero akses tek elitat, me zero kontakte elitare, me zero media, zero famë dhe zero financa, zero pasuri, zero lekë, unë kam arritur të ndërtoj një jetë në të cilën janë bërë pjesë si dëshmitarë, mbështetës apo inkurajues apo duke besuar, disa dhjetëra apo qindra shqiptarë të mirë.
Unë kurrë nuk kam pasur asgjë për t'u ofruar apo premtuar këtyre dhjetëra apo ndoshta qindra njerëzve që më kanë mbështetur, mbështesin, besuar, besojnë ndër vite e deri sot.
Thjesht kam folur të vërtetën sipas meje, pa pretenduar se unë jam e vërteta absolute apo kam të vërtetën absolute, dhe kam vepruar e marrë vendime bazuar tek e vërteta e duke qenë plotësisht vetvetja.
Këta dhjetëra apo ndoshta qindra njerëz kanë besuar tek Arian Galdini. Thjeshtësisht tek Arian Galdini.
Edhe kur shumica nuk e njeh fare Arian Galdinin, edhe kur “të fuqishmit apo elitarët e vendit” nuk e njohin apo nuk e duan apo e urrejnë apo e shpërfillin apo e tallin, qesharakëzojnë apo përqeshin mes tyre e rreth tyre Arian Galdinin, ata dhjetëra apo ndoshta qindra njerëz që më kanë mbështetur apo besuar mua, e kanë bërë këtë gjë pa kushte e me qartësi të plotë.
Dhe të jesh “i mohuari dhe penguari i madh”, të jesh kampioni i dështimeve, dhe prapë të kesh disa dhjetëra apo ndoshta qindra njerëz që besojnë te ti, kjo tregon se ke diçka që duhet të të mjaftojë për të vazhduar përpara.
Pikërisht, ky fakt më ka shtyrë që ta shoh veten si “kandidat” pa leje…
Çfarë është “kandidimi” tek e fundit???
Është vendim dhe e drejtë për shpalosje e përballje me këdo.
Nëse si “i vetmuar, i izoluar, i bllokuar, i penguar nga të pushtetshmit, të fuqishmit dhe elitarët e vendit tim” unë ia dal për vite e vite me radhë të kem disa dhjetëra apo ndoshta qindra njerëz që besojnë tek unë, ndoshta si “kandidat” unë mund t'i bëj mijëra, qindramijëra, ose ndoshta zero…
Si e kuptoj unë demokracinë, ky duhet të jetë “kandidati për detyra publike”, pra një njeri që arrin të ketë mbështetës prej vetvetes, jo një “kukull” që e mbështesin prej “Klanit”, “Bandës”, “Konjukturës”, “Skutave”, apo “Klientelizmit Okult”…
I vetmuari i mbështetur nga pak, është “kandidati” që kërkohet në demokraci.
I favorizuari i mbështetur nga “Pakica Fuqie, Okulte, etj”, është vrasës i demokracisë…
Si “i vetmuari i mbështetur nga pak”, u vetofrova në vitin 2015, 2019 dhe 2023, për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës.
Në vitin 2015, as u lejova ta provoj e as ia dola as ta zhvilloj idenë e kandidimit.
Në vitin 2019, kishim zgjedhjet e çmenduara pa Opozitën, e kështu edhe pse unë i mblodha 3225 firma mbështetëse, KQZ nuk e pranoi regjistrimin tim si kandidat për kryetar bashkie të Tiranës…
Ndërsa, sivjet, unë u dorëzova, u tërhoqa, sepse nuk ia dola dot t'i mbledh firmat mbështetëse për të kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës.
Doja shumë që kësaj radhe ta përmbushja këtë rrugëtim e të hyja në garë…
Nuk munda. Nuk ia dola. Dështova.
Doja të isha “kandidati, i vetmuari i mbështetur nga pak”, përballë “të përzgjedhurve të Pakicave”.
Nuk munda. Nuk ia dola. Dështova.
Nuk i mblodha dot firmat mbështetëse.
Dështova sepse më sulmuan, baltosën e plagosën keqazi kësaj radhe.
Sulmi i ulët, i ndyrë, i "Fiks Fare" dhe "Top Channel" më plagosi rëndë në imazhin, por edhe në brendinë time…
Ai sulm, ia doli të plagoste rëndë imazhin tim, e njëkohësisht unë zbulova ditë pas dite se kishte gjymtuar rëndë edhe pse përkohësisht, por rëndë, frymëzimin tim të brendshëm.
E unë ju kërkoj thellësisht ndjesë atyre dhjetëra apo ndoshta qindra mbështetësve të mi për këtë dështim timin…
Shumë shumë ndjesë që nuk ia dola dot.
LRE duhej të ishte në garën e Tiranës.
Kështu që dështimi im, u bë njëkohësisht edhe shkak i dështimit të LRE dega Tiranë, duke ia pamundësuar këtij komuniteti të drejtën dhe mundësinë për të konkurruar me listën e tyre të kandidatëve për Këshilltarë Bashkiakë në kryeqytet.
Kjo më jep keqardhje të madhe.
Shpresoj dhe uroj shumë që Komuniteti LRE, të më mirëkuptojë…
Ndaj edhe i kam thirrur të gjithë anëtarët e LRE në Kuvendin Zgjedhor, në dt. 17 qershor 2023, për të diskutuar ballazi së bashku e për të kërkuar votëbesimin e tyre.
LRE u ndëshkua prej dështimit tim në Tiranë, e detyrimisht unë duhet të marr përgjegjësitë që më takojnë duke kërkuar votëbesimin e Komunitetit LRE.
Njëherazi, unë mendoj se dështimi im për të mbledhur firmat mbështetëse e për të hyrë në garën për kryetar bashkie të Tiranës, është gjithashtu edhe dështimi përfundimtar i vetë kësaj gare.
Tashmë në garën e Tiranës nuk ka më asnjë “kandidat”.
Ka vetëm “të përzgjedhur të Pakicave”…
Fatkeqësisht, qytetarët e Tiranës, do të kenë në 14 maj, një fletë votimi me vetëm “të përzgjedhur nga Pakicat”…
Në këtë pikë, interesi im dhe i LRE për 14 majin e Tiranës, mbaron këtu…
Unë dhe LRE, nuk do të përfshihemi fare në maskaradën e 14 majit të Tiranës, ku nuk ka më garë, por lojë mes “të përzgjedhurve të Pakicave”.
14 maji i Shqipërisë do të jetë po ashtu si 14 maji i Tiranës…
Me përjashtim të ndoshta ndonjë bashkie ku do të jetë LRE në fletën e votimit…
Sipas meje, shpresë dhe garë do të ketë vetëm në atë apo ato bashki ku do të jetë LRE në fletën e votimit…
Çdo fletë votimi ku mungon LRE, është mungesë gare, mungesë shprese, mungesë demokracie, mungesë alternative./ CNA.al
Dje ishte afati i fundit për të dorëzuar listat e kandidat...
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama zhvilloi një vi...
Mbretëria e Bashkuar do të shpallë të tjerë persona “non-g...
CNA publikoi ditën e sotme disa mesazhe që tregonin se kan...
Belind Këlliçi dhe Erion Veliaj janë dy nga kandidatët...
4 kandidatë të grupit të vulës u tërhoqën nga gara për bas...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur...
Kreu i Partisë Deokratike, Sali Berisha ka prezantuar ...
Gjergji Gjata, ishte një nga kandidatët që mori pjesë ...
Projekti i kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se e ka kthyer v...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka pr...
Në prag të betejës së 14 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedh...
Agron Shehaj ka folur për tërheqjet e njëpasnjëshme të kan...
Njëri nga premtimet e kandidatit të opozitës për Tiran...
Gazetari Hysni Gurra ka ironizuar kreu e grupit të vulës, ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi është tallur me Enkelejd Alibe...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Vorën, Ibrahim Bruka nuk...
Tre kandidatë të Partisë Demokratike të vulës janë tër...
Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike të vulës është t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...