Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Të martën e kaluar, përsëri McGonigal ka qenë në gjykatën e Nju Jorkut, ku është njohur zyrtarisht me akuzën, ku ai u shpall vetëfajtor. Prokurori Damian Uilljams, ka paraqitur me shkrim në Gjykatën e Distriktit Jugor të Nju Jorkut, Informacionin S1 23 Cr. 16( JHR).
Akuza e Prokurorit është: Konspiracion
1.Së paku, rreth pranverës 2021, deri ose duke përfshirë, së paku nëntorin e vitit 2021, në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, ose edhe gjetkë, CHARLES MCGONIGAL, i akuzuari, si dhe të tjerë të njohur dhe të panjohur, me vullnet dhe dijeni të kombinuar, ranë dakord në konspiracion me njëri-tjetrin, të shkaktonin dëm ndaj SHBA të shkelnin, dhunonin Aktin E fuqise Ekonomike Ndërkombëtare të Emergjencës (“IEEPA”) në dhunim të 50. U.S.C&1750 të urdhrave Ekzekutivë 13660, 13661 dhe 13662 si dhe 31. C.F.R&589.201: edhe pastrim parash, duke dhunuar 18/U.S.C&1956 (a)1B(i).
2. Ishte pjesë dhe objekt i këtij konspiracioni që CHARLES MECGONIGAL, i pandehuri, dhe të tjerët, të njohur dhe të panjohur, do të bënin dhe do të dhunonin me dëshirë, apo duke u përpjekur të dhunonin dhe të shkaktonin shkeljen e licencës, rendit, rregullave dhe ndalimet e deklaruara nga IEEPA.
3. Ishte më tej, pjesë dhe objekt e këtij konspiracioni, që CHARLES MCGONIGAL, i pandehuri, të tjerë, të njohur ose të panjohur, duke ditur se pronat e përfshira në një transaksion financiar përfaqësonin dhe kryen disa forma të një veprimtarie të paligjshme, dhe kryen dhe u përpoqën të kryenin transaksion financiar që ndikoi në tregtinë e brendshme dhe të jashtme duke përdorur institucionet financiare, çka ishin aktivitete të paligjshme, duke dhunuar IEEPA, duke ditur që transaksioni ishte dizajnuar të fshihte natyrën e veprimit, vendodhjen, burimin, pronarët dhe kontrollin e procedimit të një aktiviteti të specifikuar të paligjshëm, në dhunim të 18 U.S.C 1856(a)(1)(B)(i).
Veprime të tepruara
4.Si pasojë e konspiracionit, Veprimet e Tepruara, më poshtë, u kryen nga CHARLES MCGONIGAL, i akuzuari si dhe të tjerë, të njohur e të panjohur në Distriktin Jugor të Nju Jorkut, por edhe gjetkë:
a)Rreth gushtit 2021 deri afro ose në nëntor 2021, McGonigal dhe të tjerë duke vepruar për llogari të Oleg Deripaskës, të cilin Departamenti i Thesarit i SHBA, Zyra e Kontrollit te Aseteve të Huaja, e kishte ndëshkuar si i Dezinjuar Specifik Kombëtar më 6 prill 2018: kërkoi të mbledhë informacione nënçmuese rreth një rivali të Deripaskës, në dhunim të IEEPA.
b)Nga, ose në gusht 2021 deri afro ose në nëntor 2021, McGonial dhe të tjerët morën dhe fshehën pagesa nga Deripaska mes dy Korporatave, asnjëra prej tyre regjistruar me emrin e McGonigalit ose të Deripaskës. Në një përpjekje të fshinin që pagesat kishin ardhur nga Deripaska.
Akuza për konfiskimin
5. Si rezultat i shkeljeve të ligjit tek aktpadia, tek akuza e parë e këtij Informacioni, i akuzuari CHARLES MCGONIGAL, do humbasë dhe duhet t’i dorëzojë SHBA, të gjitha pronat, të patundshme dhe personale, të bëra ose si rrjedhojë nga procedimi me lënie gjurmë te komisionet e shkeljeve të akzuara tek akuza një.
6. Nëse një nga pronat e përshkruara më lart, që janë objekt i dorëzimit (marrjes)
a)nuk mund të lokalizohen mbas jo zellit të duhur:
b) janë transferuar ose shitur, apo depozituar te palët e treta
c)ose janë dërguar jashtë Juridiskonit të kësaj Gjykate
d) janë zvogëluar shumë në vlerë; ose
e) janë ngatërruar me prona të tjera që nuk mund të ndahen pa vështirësi: është synimi i SHBA, sipas Titullit 21, Kodit të SHBA, Seksioni 853 de Titullit 28, Seksioni 2461, të kërkojë marrjen të çdo prone tjetër të të akuzuarit me vlerën e pronave të përfituara të përmenduara më lart.
Lidhja me Shqipërinë
Më 13 shator do jetë seanca e radhës në Uashington. Nuk mbaron këtë muaj. Mc Gonigal ka pranuar të bashkëpunojë me qeverinë. Pra, është gati të tregojë dhe të ndihmojë për thellim hetimesh dhe gjetje të pronave dhe llogarive bankare që kanë rrjedhur nga veprimtaria e tij e paligjshme.
Në disa shkrime në Uashington Examiner, ka akuza për miliona dollarë ndaj oligarkëve të Ramës, por edhe në Kosovë.
Gjyqatarja Jennifer Rearden, i ka thënë se McGonigal po ndiqet penalisht në Uashington DC, ku ai akuzohet se ka marrë ryshfet 500 mijë dollarë të ndihmonte të mundësonte një takim me zyrtarë të qeverisë dhe të OKB-së.
Gjyqtarja Rearden tha se dënimet e McGonigal mund të jenë të njëpasnjëshme.
Jashtë Gjykatës, avokati i McGonigal, Seth DuCharme, tha se” Ai kishte re të zeza mbi kokë gjatë gjithë kësaj kohe. Shpresojmë se retë kanë filluar të ikin, sikur edhe pak.” Kur e kanë pyetur nëse Marrëveshja, si i vetëshpallur fajtor, ka si detyrim bashkëpunimin me qeverinë, DuCharme u përgjigj se: "Marrëveshja është marrëveshje.”
Këto dy tentativa për gjyq dhe si veprohet në SHBA, do ishin një shembull për SPAK-un në Shqipëri: Konfiskim dhe sekuestrim pasurish të vjedhura mes korrupsionit.
Pa pasur gjyq, hetimet vazhdojnë. Në Nju Jork dënimi do jepet në dhjetor, ndërsa në Uashington, ende nuk është vendosur se si do jetë marrëveshja dhe se ku do vetëshpallet fajtor McGonigal.
Ka shumë gjasa se Duçka ka pasur rol te hetimet dhe lidhjet e Duçkës me Hunter Biden kane ngritur dyshime të mëdha.
Rama do zbresë në JFK, sepse do marrë pjesë në senancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
A do ketë të papritura ndaj tij? A do lejohet vetëm brenda Manhatanit? Apo do mjaftohet vetëm me puthjet me “mendje-femrën” Aleksi Shorosh? Rama nuk mund të rrijë dot pa kaluar nga “sarajet” në Staten Island apo në ato skuta të lobit grek, ku gjithmonë pikaset duke drekuar apo darkuar me velodonzinjtë e Kishësh Ortodoske greke në Nju Jork.
Ndalesa në Nju Jork, një ditë pasi McGonigal do jetë përballë gjykatëses në Uashington DC, është rastësi, por “shoroshdashuria”-Fuga e mban mend se si u ndalua deputeti i Ramës për 3.5 orë në JFK kur kishte sjellë cash për fotot me Obamën…
Kandili i Ramës po shuhet. Pastrimi i parave nuk e shpëton dot edhe sikur të vërë bast me stil vjenez ndaj së ardhmes së tij të errët dhe një tmerri pa fund./ CNA
Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë...
Seanca e parë e Kuvendit dhe kryetarja deklaron se Lul...
Skema e mikrokredive në Shqipëri është shndërruar në një k...
Socialistët po përballen me problemin më të madh që ka par...
Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik ...
Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, s...
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i aty...
Dante Aligieri ka thënë: "Prejardhja nuk e bën fisn...
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është n...
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Edi Rama është përpjekur të lajë duart duke prodhuar një s...
Kur hapa derën para m’u shfaq goca. Herë pas here ajo ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...