Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Ndryshimet në qeveri nuk erdhën as nga presioni rrugës, as nga presioni i opozitës, por nga hija e Drejtësisë dhe rutina e ndryshimit për hir të ndërrimit.
Edhe ata që u larguan, edhe ata që erdhën, edhe ata që qarkulluan, lajmin e morën në të njëjtën kohë me publikun.
Edhe të larguarit, edhe të qarkulluarit nuk e kuptuan pse u larguan. Por më të çuditurit janë ata që u bënë ministra.
Emrat e rinj, nuk thonë asgjë për publikun sepse Partia në pushtet ka 10 vjet që i është shmangur debatit publik- në kurdhën e të cilit spikatin politikanët. E përqendruar te propaganda dhe ideja që nuk kemi opozitë, emrat e rinj në kabinetin qeveritar (përjashto Maznikun) nuk i thonë asgjë publikut.
Kryeministri duket se ka vendosur të jetë edhe kryeministër i punëve të jashtme, të mos ketë shumë pengesa nga dikasteri i llogarive dhe ka luksin të akomodojë kë të dojë dhe të nxjerrë në rrugë ata që i bëhen barrë.
Megjithëse foli gati një orë për suksesin e jashtëzakonshëm në turizëm, Kryeministri nuk ishte i qetë aq më pak i qeshur. Hija e shkurtër e SPAK-ut dhe lista e gjatë e skandaleve janë ana tjetër e medaljes.
Motoja që përgjegjësia është individuale nuk përjashton përgjegjësinë politike, administrative dhe morale.
Korrupsioni që në vend është sa elitar aq edhe kapilar nuk luftohet me 8 prokurorë të SPAK-ut. Zgjidhja nuk është SPAK. Është përgjegjësi në radhë të parë e ekzekutivit.
Aferat për të cilat gjysma e qeverisë së majtë është në SPAK, nuk erdhën nga qielli, as nuk janë zbulim i SPAK dhe nuk janë gabime pa dashje. Aferat janë zbardhur nga media, shoqëria civile dhe opozita prej vitesh. SPAK, thjesht diku me drojë dhe diku me të shtyrë po mbledh fillin që ia ka dërguar në derë opozita dhe shoqëria civile. Madje në aferat e mëdha, cilësia e denoncimit është më e lartë se ajo e hetimit.
Do të ishte për t’u duartrokitur qeveria nëse strukturat antikorrupsion të ekzekutivit të dërgonin dosjet apo denoncime në SPAK. Do të ishte ideale që me zbulimin e aferave të kishim distancim.
Ajo që kemi parë është mohim, kundërshtim, rezistencë deri në pikën ku gota e zullumit është mbushur dhe nis e derdhet. Dhe rezistenca është bërë edhe në komisionet hetimore parlamentare.
Problemi i korrupsionit që gjatë këtyre 10 viteve ka ardhur duke u majisur nuk zgjidhen me predikime dhe paralajmërime. (Është detyrë e hoxhës dhe priftit të flasë kundër vjedhjes) nuk bëhet vreshti me urata, por me shata e lopata!
Lufta ndaj korrupsionit kërkon në radhë të parë vullnet politik, reforma të thella dhe përgjegjësi politike, llogaridhënie brenda ekzekutivit.
Nëse Kryeministri dhe qeveria i marrin seriozisht artikujt e shtypit (sidomos shkrimet investigative), nëse do të funksionojnë kontrollet e brendshme dhe departamentet antikorrupsion, nëse do të nxirren përgjegjësi nga raportet e KLSH dhe komisioneve hetimore parlamentare, nëse denoncimet e opozitës nuk do të konsiderohen si baltë ndaj “arritjeve të qeverisë, atëherë qeveria sot do të ishte më e qetë dhe nuk do të mburrej se nuk po lë pa punë SPAK-un.
Ndryshimet në qeveri dhe vetë fjala e Kryeministrit nuk japin asnjë sinjal se do të ketë një qasje pro aktive ndaj korrupsionit. Mesazhi kryesor është: kujdes nga SPAK-u. “Dy duart për një kokë”.
Ndryshimet në qeveri në 10-vjetorin e ardhjes në pushtet të PS-së përveç emrave nuk sjellin më asgjë të re. Problemet janë të vjetra.
A e mbani mend studimin prej ngaku doli shifra 1 milio...
Të martën e kaluar, përsëri McGonigal ka qenë në gjykatën ...
Edhe vetë Edi Rama ka qenë i ndërgjegjshëm se duke nxjerrë...
Seanca e parë e Kuvendit dhe kryetarja deklaron se Lul...
Skema e mikrokredive në Shqipëri është shndërruar në një k...
Socialistët po përballen me problemin më të madh që ka par...
Alber Kamy shkruante: “Ka vetëm një problem filozofik ...
Pas maskaradës së fundit me flamurin dhe siglën e PD-së, s...
A doni më prova për Lulzim Bashën!? Në 50 minuta recitim ...
Kuvendi i sotshëm i Lulzim Bashës, nuk është kuvendi i aty...
Dante Aligieri ka thënë: "Prejardhja nuk e bën fisn...
Njeriu që dikur mbante postin më të lartë në vend, është n...
Përhapja e platformave të rrjeteve e medieve (portalev...
Duke qenë se jemi ende në javën kur festuam ditëlindjen e ...
“Vetëvrasja politike” dhe “eutanazia politike” Ditët e fu...
Rasti e solli që kur kryeministri ynë po fliste për be...
Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë. Legjitim. Për ...
U deshën të kalonin 48 vjet që kërkimet të konfirmonin se ...
Në shtator Partia Socialiste hyn në vitin e 11-të të q...
Ata që mendojnë pasurinë, nuk ia duan të mirën vendit. Por...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...