Konflikt mes vëllezërve në Kavajë/ Ndërron jetë 74-vjeçari, u godit me thikë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...

Kryeministri Edi Rama prezantoi pak më parë ndryshimet e reja në kabinetin qeveritar, ku kishte larguar disa ministra dhe kishte ndryshuar postet e Ogerta Manastirliut dhe Delina Ibrahimajt.
Manastirliu do të mbajë postin e ministres së Arsimit dhe Ibrahimaj të Sipërmarrjes, ndërkohë që është rikthyer në kabinetin qeveritar si ministre e Bujqësisë Anila Denaj, e cila më parë ka mbajtur postin e ministres së Financave.
Ajo që vihet re janë 4 emra të rinj që i janë bashkuar kabinetit qeveritar, Ervin Mete, Igli Hasani, Albana Koçiu dhe Arbian Mazniku.
Ervin Mete

Ervin Mete, ministri i ri i Ekonomisë dhe Financave, aktualisht mban postin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Ai është emëruar në këtë post në maj të 2020-ës, ndërsa më parë ka shërbyer për një vit si kryetar i Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.
Gjithashtu ai ka qenë në vitet 2013-2017 Zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, përgjegjës për politikën fiskale dhe zhvillimin ekonomik. Në vitin 2011 ka punuar si ekspert dhe konsulent i Bankës Botërore, në vitin 2008 si ekspert dhe konsulent i Komisionit Evropian dhe në 2007-ën si ekspert dhe konsulent i PNUD-it (Rrjeti global për zhvillim i OKB-së).
Ervin Mete mban gradën Master nga Universiteti i Harvardit, SHBA (LL.M. 2010) dhe nga Shkolla Ekonomike e Londrës - LSE (LL.M. 2009), ku është specializuar në të drejtë fiskale dhe të drejtë korporatash. Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, me rezultate të shkëlqyera (2006) . Z. Mete zotëron gjuhën angleze dhe atë italiane.
Igli Hasani

Igli Hasani, ministri i ri i Jashtëm, ka shërbyer më parë si diplomat. Ai ka mbajtur postin e Koordinatorit Ekonomiko-Ambiental të OSBE-së.
Igli Hasani drejtoi misionin e Shqipërisë në OSBE në Vjenë, nga janari i vitit 2018 deri më nëntor të 2021, kohë gjatë së cilës Shqipëria pati edhe presidencën e radhës së OSBE-së.
Në janar 2021, ai mori postin e Kryetarit të Grupit të Partnerëve Aziatikë për Bashkëpunim.
Gjatë kryesimit shqiptar të OSBE-së, ambasadori Hasani ishte Kryetar i Këshillit të Përhershëm të OSBE-së dhe kryetar i Grupit të Kontaktit Mesdhetar si pjesë e Trojkës së OSBE-së në vitin 2019.
Ambasadori Hasani ka një përvojë 17 vjeçare në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë në role të ndryshme drejtuese, duke përfshirë si Sekretar i Përgjithshëm (2017-2018), Drejtor i Përgjithshëm për Politikat e Mbrojtjes (2015-2017), Drejtor i NATO-s dhe Marrëdhënieve me Jashtë (2013-2014). dhe Drejtor i Integrimeve Euro-Atlantike (2013-2014).
Ai është diplomuar në Drejtësi, Sociologji dhe Filozofi nga Universiteti i Tiranës, master në Marrëdhënie Ndërkombëtare nga King’s College në Londër, si dhe është diplomuar në Kolegjin Mbretëror të Studimeve të Mbrojtjes.
Albana Koçiu

Albana Koçiu, ministrja e re e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, aktualisht mban pozicionin e Drejtoreshës së Departamentit të Administratës Publike. Në këtë post ajo është emëruar që prej vitit 2013.
Ajo ka një eksperience 18 vjeçare në pozicione drejtuese ne administratën qendrore dhe vendore, me fokus të veçantë në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Koçiu ka përfunduar studimet në Fakultetin e Shkencave Sociale, në Universitetin e Tiranës.
Arbjan Mazniku

Arbjan Mazniku, ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, aktualisht është nënkryetar i Bashkisë së Tiranës.
Ai mban këtë post që nga shtatori i vitit 2015. Më parë, ai ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit për një periudhë 2 vjeçare. Mazniku ka qenë Drejtor Ekzekutiv i Institutit AGENDA, një organizatë në Tiranë që merret me kërkime dhe analiza të politikave publike në Shqipëri, sidomos në fushën e qeverisjes, Integrimit Europian dhe zhvillimit ekonomik dhe social.
Në janar të vitit 2008, Mazniku ka punuar për lëvizjen “MJAFT”, ku ka qenë drejtor Komunikimi dhe drejtor për Politikat e brendshme.
Arbjan Mazniku ka studiuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës dhe zotëron një Master në Profilin Komunikim Politik nga Universiteti Sheffield në Britaninë e Madhe./ CNA
Kryeministri Edi Rama, ashtu siç edhe kishte paralajmëruar...
Kryeministri Edi Rama është mburrur në Asamblenë e Par...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh për Shërbimin In...
Kryeministri Edi Rama ka folur në Asambnlenë e PS-së p...
Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me Greqin...
Kryeministri Edi Rama ka folur për situatën kriminalistike...
Turizmi ka qenë një nga temat për të cilat foli këtë p...
Kur vëmendja e kamerave ishte fokusuar te ish-kryeministri...
Deputeti dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim “kokë më kokë...
Gjatë seancës së sotme parlamentare ka pasur një përplasje...
Sot mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku dhe kr...
KQZ ka regjistruar si subjekt PD-në e vulës, të drejtuar n...
Ish-kryeministri dhe lideri i demokratëve, Sali Berisha, e...
Gazment Bardhi ka sfiduar publikisht Lulzim Bashën, duke i...
Seanca e parë e këtij sesioni parlamentar ka nisur me dabe...
Deputeti Ferdinand Xhaferri ka ironizuar Lulzim Bashën, të...
Në seancën e sotme është miratuar emërimi i Bledi Çuçit si...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka konfirmuar se do të marrë p...
Gazment Bardhi ka komentuar për përplasjet e tij me Bashën...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...