ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një portal gjobaxhi
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...
ABI Bank ka refuzuar të paguajë gjobën 120 milionë për një...

Nuk do të flas për Emri Vatën si autoritet politik. As si ekspert i sigurisë kombëtare! Nuk dua të përmend asgjë nga veprimtaria e tij në detyra të shumta, sidomos në çështjet e sigurisë dhe të rendit në Shqipëri! Të gjitha këto mund t’i thonë shumë më mirë sesa unë bashkëpunëtorët e tij, me të cilët ai ka ndarë përgjegjësinë, sukseset dhe dështimet e veta.
Të gjithë njerëzit në këtë botë janë unikë. Kanë cilësitë e karakteristikat e tyre! Janë unikë, sepse asnjëri nuk ngjan plotësisht me tjetrin. Edhe në këtë aspekt nuk dua të merrem me tiparet e përgjithshme dhe karakteristikat e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Kukësit, Emri Vata. As bindjet e tij politike nuk përbëjnë për mua objekt vëmendjeje. Në fund të fundit bindjet politike të zotit Vata i kanë me mijëra demokratë.

Dikush do të donte që kandidatin demokrat për kryetar Bashkie në kryeqendrën e qarkut Kukës ta asociojmë me lideri historik dhe aktual të demokratëve. Ai e respekton dhe nderon me shumë zemër Sali Berishën. Por ndryshimi si njerëz, si politikanë është i dukshëm. Sigurisht që lideri i demokratëve ka karakteristikat e liderit dhe Emri Vata është larg të qenit lider. Liderët janë sa gjysma e gishtave të njërës dorë. Por Emri Vata është risi në plejadën politike të sotme jo vetëm për Kukësin, por në shkallë vendi.
Nëse i bën një vërejtje, ai skuqet! Sepse e ndjen që duhet të jetë më i përsosur në sjelljet dhe veprimtarinë e tij publike. Pleqtë na thoshin “kujdes nga njerëzit që as nuk skuqen, as nuk zverdhen”! Pse kujdes? Sepse këta njerëz janë mashtrues! Janë intrigantë. E për pasojë edhe hajdutë, të korruptueshëm dhe të pacipë. Ai që nuk skuqet e nuk zverdhet i bën të gjitha, sepse nuk ka turp! Fatkeqësisht Shqipërinë e drejtojnë të paturpshmit, të pacipët! Emri Vata duhet votuar edhe për faktin se ai skuqet kur gabon. Që do të thotë se nuk gabon dy herë!

Ata që e njohin, e dinë se Emri Vatës i rëndon në shpirt dhimbja e tjetrit. Është njeriu që ndjen vuajtje kur vuajnë të dobëtit e të pambrojturit. Mund të duket si një predikim fetar e madje edhe i karakteristikës së të majtës ky tipar i tij. Por e majta vetëm propagandën dhe programin e ka si mashtrim për kujdesin social ose ndihmën ndaj të vobektëve dhe të të pambrojturve. Emri Vatës i buron nga shpirti dhe tradita nevoja për të ndihmuar e për t’u kujdesur për këto kategori njerëzish. Ndërkohë që nuk kompleksohet nga kjo karakteristikë e tij e dallueshme dhe e munguar në shumicën e politikanëve tanë në Shqipëri.
Fatmirësisht Emri Vata i përket një formacioni politik, i cili më shumë se çdo parti tjetër, ka dëshmuar se përkushtohet për drejtësi dhe integritet. Ndaj dhe ai nuk është rastësisht pjesë e atij formacioni. Megjithatë, nuk kam ndërmend të kërkoj votën për Emri Vatën thjesht për shkak të përfaqësimit të tij politik. Emri i tij shkon përtej Partisë Demokratike, përtej demokratëve. Karakteristikat e tij prekin një masë gjigande njerëzish që ëndërrojnë dhe shpresojnë në produktin e punës së një politikani. Pikërisht për këtë masë gjigande e kam fjalën.

Ka qenë zakon në Kukës që kur zinin nusen, pyesnin për familjen, për rrënjët e saj, e deri për dajat dhe miqtë e shumtë. Familja e Emri Vatës është e njohur. Askush nuk mund ta kontestojë atë familje në asgjë. Ndërkohë ai njihet edhe si nënkryetar i Bashkisë në vitet 2015-1019. Të gjithë ata që kanë kontaktuar me të asokohe e dinë, se unë po them të vërteta të pakontestueshme për personalitetin e këtij njeriu të edukuar dhe të mësuar me traditën e Kukësit e kuksianëve, të Lumës e të limjanëve!

Kjo do të thotë se ai është e kundërta e shumicës së kryetarëve të mëparshëm që bashkia e Kukësit ka pasur në krye të saj. Nëse qytetarët kuksianë deh lumjanët do të duan një kryetar ndryshe! Nëse ata do të duan të mos përballen më me arrogancën dhe arbirtraritetin e kryetarit të radhës! Nëse zgjedhësit nuk duan më të fyhen, të nëpërkëmben, por duan të respektohen për identitetin e integritetin e tyre! Atëherë duhet zgjedhur Emri Vata!

Ai që di të respektojë tjetrin, ai që është mirënjohës ndaj tjerëve, ai që ndjen dhimbjen e dikujt tjetër, ai gjendet gjithnjë në krah qytetarëve! Kukësi dhe kuksianët kanë shansin më në fund të ndihen të barabartë edhe me qytetarin numër një të qytetit dhe rrethit të tyre!
Në mesjavë publikova një sondazh në "Report TV" për çështj...
“Superoperacioni” i policisë që ka prangosur deri më tani ...
Ka disa vite që ka dalë kjo teoria bajate dhe e palogj...
Shqipëria po bëhet tashmë vendi më proverbial në botë ...
Me precedentin që po krijon prokuroria e Tiranës ku rrahja...
Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit e...
Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e ...
Shpallja e pavarësisë së Kosovës, si fakt historik tani, d...
Te sheshi, kur po prisja jeshilen e semaforit, dikush ...
Programi: “Çfarë NUK do të bëjmë” 10 vjet më parë PS prem...
“Follow the money!” Shprehja tashmë e famshme u kriju...
Nuk ka kandidatë dhe pretendon se është shumicë! Si ë...
10 vjet më parë, PS erdhi në pushtet duke bërë shumë premt...
Arbana Osmani është një moderatoret më të njohura të e...
Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një...
Nëse do t’i besojmë policisë shqiptare, Behar Bajri, p...
Në kapacitetin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit ...
Më bëri përshtypje, foljet ishin zgjedhuar në njëjësin e v...
Ndryshimet në qeveri nuk erdhën as nga presioni rrugës...
A e mbani mend studimin prej ngaku doli shifra 1 milio...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...