
Në Lezhë pronari i fermës "Mrizi i Zanave" deklaroi publikisht se dështoi në kultivimin i orizit. Si është e mundur në një rrafshinë që çdo dimër nuk e kalon pa u përmbytur një herë, madje edhe pranverës kur kanë çelur sythet apo bulëzuar të jeshiltat, përmbytjet janë aty. Aq sa kemi parë pamje nga më të çuditshmet, si shpërndarje ushqimesh me varka, majë çative dhe orendi nën shoqërinë e ujit.
Si është e mundur të dështosh në një tokë zëre se nën ujë e të rrethuar nga lumenjë, lagunë e det?
Në fakt nuk ka dështuar ai, madje këtij novatori i duhet hequr kapelja. Por ka dështuar fillimisht a) qeveria dhe b) shoqëria shqiptare.
Sot me dhjetra gazeta postonin një sondazh të çuditshëm ku 61%, ishin të pa kënaqur me qeverinë, por ishin më të shumtë ata me opozitën, 73%. Them i çuditshëm pasi sondazhi bëhet për atë që ka çelësat e kullës së gurtë, jo për atë që ka çelsat e kasolles së kashtës.
Mirëpo në Shqipërinë tonë mjafton të marrësh pak para nga pushteti dhe ia bëfsha në kokë kujtdo. Qofshin këto edhe ideale shkencëtarësh apo dekorata intelektuali, mjaftojnë pak para dhe mund ta shikosh për qafe si xhelatin edhe viktimën. Kësisoj këtij djali që kërkon të kultivoj oriz vendi e kanë nëmur e tallur, madje i ka thënë se prodhon Kina oriz sa të hajë bota dhe jo më Lezha.
Kështu i ka thënë edhe myzeqarëve për hirrën, prodhon Serbia plot. Ndaj shitini bagëtitë, mbyllini fermat dhe ikni. Mendësia e shtetarit shqiptar vdes t'i bjeri shkurt, ndaj kemi atë edukatën që një mendje novatore, ta quajmë budalla. Administrata jonë është me 99% me të pa aftë që vinë si produkt i kërkimit partiak, jo i disiplinave universitare. Asesi...
Po t'a vini re, po të shikoni kurrikulat e tyre janë 99% të pa arsimuar sepse i kanë blerë diplomat. Ama janë 100% ushtarë të devotshëm për rektrutim dhe blerje votash.
Meritokracia partiake të bën deri doktor profesor pa studiuar qoftë dhe një orë të vetme. Eshtë kjo arsyeja që shkollat nuk janë më shkolla, sado të postojnë foto e video inagurimesh shtetarët, ato nuk janë më shkolla. Mund të kesh ngritur ngrehinën, por kjo nuk do të thotë se ajo është shkollë. Mund të kesh shpallur pluralizmin, por kjo nuk do të thotë se ke kapur demokracinë, asesi. Një sherrnajë e tërë qokash sa idetë kanë vdekur me kohë.
Për më tepër sot ligjet dhe projektet më shumë i shërbëjnë krimit dhe organizatave të shtëpive të barit se sa bujkut apo mendjeve novatore që punësojnë një komunitet të tërë. Po t'i hedhësh një sy Lezhës, qoftë edhe nga sateliti, e gjitha të kthehet në ironi që ka fytyrën e pa rruar të një noprani parazit shqiptar, pasi uji të përmbyt gjithandej, mirëpo një fermer nuk e ka për të kultivuar orizin. Po të lidhej me qeverinë dhe të kultivonte kanabis atëhere po.
Kur zbrisja nga radhe nga Qafë-thana vërshonte uji me pistolea preçise lavazhi, kot vërshonte, sikur të bënte shurrën mali, e megjithatë Përranjasi nuk ka ujë 24 orë. Ta mendosh që qeveria shqiptare bën tratativa t'i shesi Italisë ujin e syrit të kaltër.
Sikur ujin e përmbytjeve të menaxhonte ajo qeveri, me rezervuarë a gropa si ato gjoja për inceneratorët etj., mund të kultivohej lirshëm orizi. Po këto duken marrëzi në mentalitetin shqiptar, pasi gjithë koha e tyre është furrë e ndezur e politikës. Kësisoj edhe agronomi me tre diploma e ka më kollaj të bëj karrierë kafeneve pas Ramës apo Berishës, pasi ka vdekur novatorizmi, puna kërkimore, prodhimi dhe për tepër menaxhimi.
Shqipëria mund të quhet tashmë minerë politike, por jo minerë prodhimi të mirash materiale për qytetarin e saj. Ata që i bëjnë këto punë, kanë marrur malet. Ata pak që kanë mbetur aty, vuajnë dhe krijojnë me frikën e ndonjë ataku pasi kanë mbi kokë forcën e përbindshit nga ligjet me 1euro metër katrorin. Ligjin që e shpik njëra palë dhe ia lëron nën pala tjetër.
I. Ky qytetërimi i sotëm është filozofi, letërsi, art ...
Kur motra më tha që Ladi, shoku im i vegjëlisë, nuk qe...
Nuk do të flas për Emri Vatën si autoritet politik. As...
Në mesjavë publikova një sondazh në "Report TV" për çështj...
“Superoperacioni” i policisë që ka prangosur deri më tani ...
Ka disa vite që ka dalë kjo teoria bajate dhe e palogj...
Shqipëria po bëhet tashmë vendi më proverbial në botë ...
Me precedentin që po krijon prokuroria e Tiranës ku rrahja...
Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit e...
Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e ...
Shpallja e pavarësisë së Kosovës, si fakt historik tani, d...
Te sheshi, kur po prisja jeshilen e semaforit, dikush ...
Programi: “Çfarë NUK do të bëjmë” 10 vjet më parë PS prem...
“Follow the money!” Shprehja tashmë e famshme u kriju...
Nuk ka kandidatë dhe pretendon se është shumicë! Si ë...
10 vjet më parë, PS erdhi në pushtet duke bërë shumë premt...
Arbana Osmani është një moderatoret më të njohura të e...
Fasada e opozitës së unifikuar gjatë një tubimi në një...
Nëse do t’i besojmë policisë shqiptare, Behar Bajri, p...
Në kapacitetin e ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...