E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Konflikti i fundit mes Tiranës dhe Athinës ka ngritur një pyetje që në sipërfaqe duket paradoksale: A mund të jesh njëkohësisht edhe kundër politikave që Greqia ndjek për Himarën edhe kundër asaj që po i bëhet përfaqësuesit më zhurmëmadh të minoritetit grek, Fredi Beleri? Eshtë e vështirë që kësaj dileme ti përgjigjesh me “PO”, në një rajon ku gjerat janë mësuar ti shohin bardhë e zi dhe ku konfliktet etnike të vënë përpara zgjedhjes, ose me “ne”, ose me “ata”. Por, në fakt e vërteta qëndron pikërisht në shtegun e ngushtë mes dy ekstremizmave: në përplasjen e fundit mund të mos jesh, as me atë që po bën Athina, apo aq më pak me kundërpërgjigjen që po i jep Tirana.
Në opinionin tonë janë të shumtë ata që nervozohen nga aroganca greke për të diktuar qasjen e drejtësisë shqiptare. Sjellja e ministrave, krye bashkiakëve madje dhe e kryeministrit Mitsotakis, janë nga ato që të ngrenë qimet përpjetë.
Kur këto i sheh në sfondin e trajtimit që i është bërë emigrantëve shqiptarë ndër vite, politikat e ndryshimit të emrave dhe greqizimit të tyre, si në asnjë vend tjetër të Evropës, çështja fillon e hyn ndër ato, kur për një plesht, mund të marrë flakë tërë jorgani.
Po të njëjta janë taktikat e Athinës edhe në atë zonë të cilën më ekstremistët vijojnë ta quajnë si Vorio Epir. Në një studim që hedh dritë mbi strategjinë e shtetit helen në Himarë, Ardit Bido i ka zbardhur me skrupulozitet këto përçapje.
Pikërisht kjo tablo e ka bërë shumkënd që me një mendjelehtësi patriotike, sa herë hapet çështja Beleri, të shprehet se, “mirë i’a bënë grekut”, “ai e meritonte”, “ai nuk respekton flamurin shqiptar”, “ai ka gisht në masakrën e Peshkëpisë”, “ai nuk pranon që Himara është e jona”, “ai punon për Vorio-Epirin”.
Por, në fakt e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ky turavrap nacionalist. Fredi Beleri nuk po gjykohet për të ndëshkuar në grup politikat e helenizimit të jugut. Ai nuk gjendet në qeli, as për masakrën e Peshkëpisë, as për flamurin dhe as për shifrat e minoritetit në Himarë. Prandaj, të gjitha këto, që shërbejnë si justifikim për konkluzionin: “e meritonte atë që i bënë”, nuk kanë asnjë vlerë. Ai është një i burgosur politik, që u prangos prej direktivës dhe vullnetit të shprehur publikisht të kryeministrit. Ai është rasti i parë dhe i vetëm në Shqipëri, kur një kandidat arrestohet dy ditë para garës. Ai shënon një rekord të zymtë, të kthimit të metodave të sigurimit të shtetit, duke përdorur të infiltruar të policisë. Ai është peng i një sistemi drejtësie të telekomanduar nga zyrat e qeverisë.
Ti anashkalosh të gjitha këto, do të thotë të mbështesësh ndëshkimin e dikujt për atë që është dhe jo për atë që ka bërë, ta kesh me personin dhe jo me faktet, të hakmerresh etnikisht dhe jo të logjikosh juridikisht. “La raison d’Etat” nuk është e përputhshme me një sistem demokratik. Nëse e justifikojmë vullnetin politik për të burgosur Belerin duke dashur të luftojmë atë që ai përfaqëson, ne i kemi thënë hapu kutisë së Pandorës. Me të njëjtën logjikë ne mund të amnistonim, le ta marrim si hipotezë, vrasjen shtetërore të Ervis Martinit, në emër të së shkuarës së tij, sipas shprehjes së njohur të Ramës: “hëngërshin kokat me njëri-tjetrin”. Po sipas të njëjtit model, ne duhet të përlgjnim vjedhjen e votave të opozitës, pasi në krye të saj është ‘non grata’ i 21 janarit dhe Gërdecit. Po njësoj mund të qemë dakord me shkeljen e të drejtës të çdokujt që është i papërputhshëm me steriotipin dhe moralin që pranon shumica.
Se çfarë mundësie për abuzim dhe se ku përfundon kjo mënyrë të menduari, nuk ka nevojë për shpjegim.
Pikërisht për këtë, sado e çuditshme që të duket, qëndrimi më i drejtë në konfliktin aktual është që edhe të denoncosh qëndrimin grek ndaj Himarës, apo minoritetit në përgjithësi, por edhe të ngresh zërin ndaj kurthit politik që i bënë Fredi Belerit. Qasja e parë nuk mund të shërbejë kurrë si alibi për të mbrojtur të dytën. Dhe kjo s’ka të bëjë fare, as me fqinjët tanë grekë, as me politikat e Athinës. Ajo, së pari, është një problem i shoqërisë shqiptare, sepse nëse pranojmë “arsyen shtetërore” për të përligjur ndëshkimin e dikujt, atëhere në vendin e kandidatit fatkeq të Himarës, mund t’a shohë nesër veten secili prej nesh.
Sot filloi Censusi i radhës, i popullisë dhe banesave....
E diela e temperaturave të larta të shtatorit ka sjell...
Në Lezhë pronari i fermës "Mrizi i Zanave" deklaroi publik...
I. Ky qytetërimi i sotëm është filozofi, letërsi, art ...
Kur motra më tha që Ladi, shoku im i vegjëlisë, nuk qe...
Nuk do të flas për Emri Vatën si autoritet politik. As...
Në mesjavë publikova një sondazh në "Report TV" për çështj...
“Superoperacioni” i policisë që ka prangosur deri më tani ...
Ka disa vite që ka dalë kjo teoria bajate dhe e palogj...
Shqipëria po bëhet tashmë vendi më proverbial në botë ...
Me precedentin që po krijon prokuroria e Tiranës ku rrahja...
Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit e...
Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e ...
Shpallja e pavarësisë së Kosovës, si fakt historik tani, d...
Te sheshi, kur po prisja jeshilen e semaforit, dikush ...
Programi: “Çfarë NUK do të bëjmë” 10 vjet më parë PS prem...
“Follow the money!” Shprehja tashmë e famshme u kriju...
Nuk ka kandidatë dhe pretendon se është shumicë! Si ë...
10 vjet më parë, PS erdhi në pushtet duke bërë shumë premt...
Arbana Osmani është një moderatoret më të njohura të e...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...