Edhe një tjetër “pikëz e voçkël” mbushet me shtëpi
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...
Analisti dhe gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas zjarrit ...

Gazetari i oborrit të Edi Ramës, Denis Dyrnjaja ka reaguar pas rezultateve në zgjedhjet në Kukës.
Njeriu i cili punon në mediat e ortakërisë së vëllait të kryeministrit Rama thotë se neveria ndaj opozitës aktuale është edhe më e madhe se neveria e videoskandalit të ish-kryebashkiakut socialist Safet Gjici.
Sipas tij kjo opozitë nuk ndez besim, nuk ndez shpresë.
Dyrnjaja thotë s nëse do të vazhdojnë kështu nuk duhet pritur fitorja e opozitës, por dita kur perandori të abdikojë vetë nga froni.
"Dikur social/komunistët e Enver Hoxhës thonin "rrofsh sa malet moj parti". Sot Edi Ramës i takon të thotë "Rrofsh sa malet o Sali", shkruan ai.
Postimi i plotë:
Neveria ndaj opozitës aktuale është edhe më e madhe se neveria e videoskandalit të ish-kryebashkiakut socialist Safet Gjici. Zgjedhjet ne Kukës për kryetarin e ri të bashkisë rikonfirmojnë dukshëm fitoren e socialistëve me një epërsi të madhe vote. Ky nuk është tanimë një lajm. Edhe që opozita është një humbëse recidiviste nuk është më lajm dhe fakt, përtej të gjitha pretendimeve, aludimeve, akuzave te saj për të justifikuar dështimet në seri me abuzime apo manipulime zgjedhjesh. Pra nuk është më momenti të flitet për faktet, as për dyshime rreth fakteve. Është momenti i nje analize me një konkluzion të thjeshtë.
Kjo opozitë nuk ndez besim, nuk ndez shpresë. Kjo po vërtetohet rast pas rasti në zgjedhje të përgjithshme e të pjesshme, në zgjedhje lokale e parlamentare. Me atë skandal ku zyra e kryebashkiakut ishte shndërruar si një studio filmash pornografikë, fitorja e opozitës duhet të ishte e padiskutueshme, duke pasur parasysh edhe historikun politik të Kukësit si një bastion i demokratëve. Por jo më. Duket se asnjë akt korruptiv apo moral sado i madh apo skandaloz qoftë, nuk e tejkalon dot neverinë që kanë krijuar në popull xhaketat e lodhura, të vjetra dhe pa ide e frymëzim të lidershipit opozitar.
Nuk është çështje e kandidatit, as e kandidatëve që opozita nxjerr në zgjedhje me primare apo primare. Madje mund të thuhet pa hezitim edhe pse apriori se ata mund të jenë njerëz me vlera, kapacitete e virtyte edhe më të forta e të mira se kandidatët socialistë, që shpesh po i plasin Ramës si "granata elektorale" pas krahëve duke i shtuar e krijuar kosto të panevojshme politike e publike. Çështja është që njerëzit sa herë shkojnë në votim dhe në çdo lloj votimi, po vazhdojnë me vendosmëri t'i thonë jo lidershipit të opozitës, për shkak të kalbëzimit politik, apo pabesueshëmërisë së tij.
Me vulë e pa vulë kjo opozitë e ka mbyllur misionin, nuk ka më as forcë, as mendësi e as ide se si të krijojë një strategji fituese qoftë edhe të rreme për njerëzit. Pra nuk prodhon më dot as gënjeshtra dhe demagogji deri në këtë pikë ka arritur shterpësia e saj politike. Dhe kjo është pika fundore që tregon se nuk ka më as mundësi dhe as as fuqi për të barazuar e jo më për të mundur apo larguar Edi Ramën nga pushteti. Me inceneratorë, pa inceneratorë, me pallë e pa pallë në dorë, Berisha & Co e kanë shndërruar me ose pa dëshirën e tyre Edi Ramën në një perandor.
Nëse do të vazhdojnë kështu nuk duhet pritur fitorja e opozitës, por dita kur perandori të abdikojë vetë nga froni. Për këtë opozitë e për këta hallexhinj që mban ajo brenda saj, Rama do "mumifikohet" në pushtet çfarë do që të ndodhë në oborrin politik të partisë dhe qeverisë se vet. Dikur social/komunistët e Enver Hoxhës thonin "rrofsh sa malet moj parti". Sot Edi Ramës i takon të thotë "Rrofsh sa malet o Sali"!
Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të treg...
Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga...
Kurrë më parë ndonjëri nga shkrimet e mia të shumta nu...
Dymbëdhjetë vite pas procesit të fundit, Shqipëria po ...
U bënë tash sa vite që vijon të qarkullojë, duke u përhapu...
Janë në hidhërim patologjik sot në Shqipëri të paguari...
Konflikti i fundit mes Tiranës dhe Athinës ka ngritur ...
Sot filloi Censusi i radhës, i popullisë dhe banesave....
E diela e temperaturave të larta të shtatorit ka sjell...
Në Lezhë pronari i fermës "Mrizi i Zanave" deklaroi publik...
I. Ky qytetërimi i sotëm është filozofi, letërsi, art ...
Kur motra më tha që Ladi, shoku im i vegjëlisë, nuk qe...
Nuk do të flas për Emri Vatën si autoritet politik. As...
Në mesjavë publikova një sondazh në "Report TV" për çështj...
“Superoperacioni” i policisë që ka prangosur deri më tani ...
Ka disa vite që ka dalë kjo teoria bajate dhe e palogj...
Shqipëria po bëhet tashmë vendi më proverbial në botë ...
Me precedentin që po krijon prokuroria e Tiranës ku rrahja...
Të dielën në darkë duke zbritur shkallët e stadiumit e...
Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzën për grupin e ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...