Vijojnë përplasjet në kantierin e aeroportit të Vlorës/ Kërkohet ndërhyrja e policisë, reagon Behgjet Pacolli
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...
Vazhdojnë tensionet në kantierin e aeroportit të Vlorës. P...

Ngjarja e tmerrshme e të dielës në Kosovë, kriminale për disa dhe terroriste për shumë të tjerë, ka risjellë Kosovën me nevojën e saj për përkrahje në sytë e opinionit publik shqiptar, që hera herës pret gjak e dëshmorë për t’u kujtuar. Megjithatë, i vetmi i cili nuk e ka rikthyer situatën në Kosovë në vëmendjen e tij, është padyshim Kryeministri Rama. Ai ka qenë gjithmonë aty; kontribuues, polemist, kundërshtar, vëlla dhe mik, por mbi të gjitha i linjëzuar vazhdimisht me aleatët perëndimorë.. deri dje!
Pikërisht dje, në një konferencë të jashtëzakonshme brenda të zakonshmes, Kryeministri në adresimin e tij përpara opinionit publik bëri edhe gazetarin, teksa shiti lajmin ekskluziv; “Shqipëria për herë të parë në këto 10 vite nuk është e linjëzuar me Bashkimin Evropain”. Një qëndrim i drejtë brenda një absolutizmi 10 vjeçar deri diku të tepruar. Dhe megjithatë, për të ardhur në këtë ditë gati apokaliptike të narrativave dhe kësaj ndarje qëndrimesh midis Shqipërisë dhe BE, u desh jo vetëm të rivinte përpara syve të gjithë botës imazhi i vërtetë i asaj që është Serbia në raport me Kosovën, por mbi të gjitha të kishim një mori deklaratash prej Kryeministrit Shqiptar; nga e diela e sulmit me një deklaratë që i ngjasonte më shumë kreut të një organizate deri në ditën e djeshme, që në mënyrë simfonike arriti shpërthimin me një deklaratë prej një Kryeministri jo të Shqipërisë, por të shqiptarëve.
Një nevojë për një sqarim të vazhdueshëm nga ana e Edi Ramës, pasi edhe ai është jashtëzakonisht i vetëdijshëm që në absolutizmin e popullaritetit të tij, një opozite inegsistente në Shqipëri, që jo vetëm nuk di të fitojë, por që sipas saj di vetëm të vidhet, vetëm Kosova është në gjendje të rrezikojë këtë imazh. Folklori është një ndër tiparet e këtij rajoni, dhe hera herës jemi të dënuar jo vetëm të bashkëjetojmë, por edhe ta kërcejmë atë valle.
Sidoqoftë, Edi Rama nuk harroi të bënte Edi Ramën. Midis shumë të vërtetave dhe distancimit nga deklarata e BE, ai sërish hodhi një kërkesë që jo vetëm është kontradiktore, por që shumë syresh hedhin dyshimin se kujt i shërben realisht. Kjo sepse në një distancë të pak orëve u kërkua dhe prej Presidentit Vuçiç; KFOR të marrë në dorë kontrollin e veriut. Edhe pse kërkesa zhvlerëson tërësisht aftësinë e shtetit të Kosovës për të kontrolluar territorin e saj brenda kufijve të vetë, mbase kjo kërkesë përbën më shumë sens sesa e kundërta e saj. Por ky zhvlerësim i menjëhershëm i aftësive të Kosovës vjen pikërisht në momentin më të papërshtatshëm të saj. Si një kërkesë shpagimi në një fitore të sapo korrur. Vetë Edi Rama disa muaj më parë ironizonte nevojën e KFOR në atë pjesë të territorit, duke e cilësuar si një “Republikë të KFOR-it në veriun e Kosovës”.
Atëherë çfarë ka ndryshuar në këtë qasje të vërtetash e kontradiktash të Kryeministrit të Shqipërisë? Konferenca e djeshme ishte një ndër rastet e rralla që mund të shihej Edi Rama, teksa hidhte sytë në fletën me fjalimin e përgatitur, e t’i ndërronte ato për të kaluar nga njëra pikë në tjetrën, pa lënë jashtë asgjë që nevojitet. Nuk e kishte të nevojshme as kur po debatonte me ambasadorin rus në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit. Atëherë po adresonte në emër të tij, apo sërish, me një maturi diplomatike nën rreshta theksoi vlefshmërinë e tij për regjinë që tejkalon rajonin dhe kontinentin?!
Gjithsesi, kjo vlefshmëri rrezikon të kriset për aq kohë sa ekspozimi i vazhdueshëm nuk është unison me rezultatet e një procesi, fundi i të cilit sot është akoma dhe më larg. Tashmë është nevoja e asaj që kushdo e kupton dhe e pret, që qëndrimet e dy shteteve shqiptare të jenë të unifikuara, sidomos përpara faktorit ndërkombëtarë, sesa marrëzirave publike që lëshohen nga Beogradi. Kryeministri i Shqipërisë tregoi që kur është nevoja edhe di të ndryshojë prej deklaratave të tij, mbase në një moment të gabuar, si në rastin e KFOR-it. Tani është momenti të ndryshojë edhe në mbështetjen publike me Kosovën, edhe kur ajo gabon. Sepse mbase, e kundërta mund ta rrezikojë kur ende shqiptarë vriten prej Serbisë dhe Beogradi refuzon të mbajë përgjegjësi.
Nëse ka vetëm një gjë që Tirana duhet ta ketë mësuar t...
Ngjarjet e fundit në Leposaviç, ku njësi komando...
Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka ...
Kosova hyri me sukses në një luftë që e fitoi në datën...
Edvin Rama, më shumë ishte si vizitë private apo edhe si v...
Nga Miron Çako, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i ...
Çdo “justifikim” për çdo humbje dhe për çdo rezultat, ...
Kukësi shënoi fundin e një pritshmërie sociale e cila ...
Besnik Mustafaj i bëri vetes sot një dhuratë të veçantë në...
Gazetari i oborrit të Edi Ramës, Denis Dyrnjaja ka reaguar...
Saliu po ndihet i trembur, por nuk po bën asgjë që të treg...
Pranimi i fajit përpara një gjykate në Uashington, nga...
Kurrë më parë ndonjëri nga shkrimet e mia të shumta nu...
Dymbëdhjetë vite pas procesit të fundit, Shqipëria po ...
U bënë tash sa vite që vijon të qarkullojë, duke u përhapu...
Janë në hidhërim patologjik sot në Shqipëri të paguari...
Konflikti i fundit mes Tiranës dhe Athinës ka ngritur ...
Sot filloi Censusi i radhës, i popullisë dhe banesave....
E diela e temperaturave të larta të shtatorit ka sjell...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Europian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka deklaruar se fo...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...