
Brian Spahiu - njomëzaku 3 vjeçar që humbi jetën pas operacionit në një klinikë private, mund të ishte fëmija i secilit nga ne - qëniet e rritura e të përgjegjshme që vendosim për fatin e jetës së të miturve tanë.
Si gjyshi i tij, edhe ne, do ta çonim, me vendimin tonë, fëmijën te një mjek i njohur, sepse në një rast parakalues mund të kishim mbetur të kënaqur nga shërbimi i tij.
Në stadin ku shoqëria jonë gjendet, kjo është funksionale.
Por pasi e lëmë fëmjën në duart e mjekut dhe përpara fytyrës na mbyllet dera e sallës së operacionit, ne nuk ekzistojmë më. Përgjegjësinë e jetës së fëmijës sonë ja kemi kaluar mjekut.
Në rastin e Brianit 3- vjeçar mjeku e mbajti atë larg vendimmarrjes së prindërve për 9 orë, duke tejkaluar disa herë afatin "dy orë maksimumi" që u kishte premtuar.
Fëmija do të qendrote i vetëm dhe pa asnjë mundësi për të reaguar dhe lajmëruar shqetësimin, vuajtjet, dhimbjet, për 9 orë të gjata.
Askush nuk e di se çfarë ndodhi saktësisht në sallën e operacionit dhe çfarë ishte gjëja që nuk po funksiononte dhe kërkonte një kohë të shumëfishuar.
Askush, veç pjesëtarëve të një biznesi privat familjar - mjekut anestezist dhe vajzës së tij kirurge - nuk e di se çfarë ndodhi, pse u përkeqësua gjendja e pacientit vocërrak, çfarë masash u morën dhe nëse u respektuan protokollet mjekësore që zbatohen në të tilla situata.
Paskësaj, Briani ju dorëzua prindërve gjysmë në koma. "Fëmija nuk i hapi sytë kurrë dhe sillej si i pajetë. Trupi përkundej si i pajetë. Dora rrëzohej si e pajetë. Doktori na tha se, pas, maksimumi, 30 minutash, narkoza do i dilte dhe do ishte mire" - përsërisin të afërmit.
Por ky nuk është i vetmi shqetësim i prindërve dhe të afërmve.
Ata janë ndier të shqetësuar edhe në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve ku mjeku anestezist i klinikës private e ngrinte zërin më tepër se mjekët e urgjencës, të cilët duhet të ishin zotër të vendit e të punës dhe ku ndonjëri, më i guximshmi, apo më i dhimbsuri, u pëshpëriste kujdesshëm në vesh se vocërraku po vuante pakujdesinë e një overdoze anestetiku.
Gjithsesi deri këtu të gjithë mbeten te dyshimet për mjekim të pakujdesshëm, ashtu si edhe akuza zyrtare e Prokurorisë së Tiranës.
Problemet, apo dyshimet, sidomos për familjarët, i shumëfishoi intervista televizive e mjekut anestezist. Sipas tyre, mjeku, shumicën e kohës, gënjeu.
1- Gënjeu kur tha se fëmijën, pas ndërhyrjes, e dorëzoi të shëndetshëm.
2-Gënjeu kur rrëfeu se fëmija, pasi doli nga narkoza, kërkoi të atin, apo të vëllanë e sapolindur.
3-Gënjeu kur tha se fëmija përqafoi me duart e veta të atin.
4- Gënjeu kur tha se ai vetë ju përgjigjej të gjitha thirrjeve në telefonin personal. E vërteta, sipas familjarëve, është se ai nuk u është përgjigjur telefonatave të tyre të realizuara menjëherë pas mbërritjes nga klinika në shtëpi, kur gjendja shëndetësore e fëmijës ishte përkeqësuar krejtësisht. Sipas tyre, mjeku anestezist do të bëhej i gjallë vetëm një ditë më pas, kur u shfaq në Urgjencën e Spitalit të Fëmijëve.
4- Gënjeu kur fliste për komplikacione eventuale nga sëmundje të lindura të pacientit të vogël. Sipas familjarëve djali kishte shëndet të plotë. I vetmi problem - një anormalitet kardiak pas lindjes - ishte kuruar plotësisht pas një ndërhyrjeje në zemër në moshën 9- muajshe. I realizuar në Qendrën Spitalore "Nënë Tereza", operacioni kishte dalë me sukses të plotë dhe njomëzaku nuk kishte shfaqur askurrë probleme me zemrën. Po kështu, edhe pse vetëm 9 muajësh, anastezia, gjatë këtij operacioni, kishte shkuar perfekt.
5-Gënjeu kur tha se fëmijën nuk e futi menjëherë në operacion, pasi ishte me rrufë dhe priti disa ditë që kjo, apo një sëmundje e ngjashme, të largoheshin nga trupi i tij...
E në këtë pikë, familjarët e njomëzakut jetëhumbur, dhe jo vetëm, vijnë te disa pyetje krejt logjike: përse mjeku anestezist po gënjen? Çfarë kërkon të fshehë?
Sigurisht që neglizhenca apo gabimi në profesion janë njerëzore. Ato janë të pranueshme, të njohura dhe të asimilueshme, qoftë nga drejtësia, qoftë nga opinioni. Por kur përpiqesh të shpëtosh, bashkë me vajzën dhe klinikën private, përmes gënjeshtrës së shumëfishtë, duke tentuar për ta pastruar veten nga gjithçka, këtu nuk bëhet më fjalë për tu lehtësuar nga akuza për neglizhencë. Këtu situata rëndohet, pasi shkohet një fije afër vrasjes.
Na kanë votuar që të bëjmë opozitë thonë. Çudi e madh...
Ndonëse rezoluta e Partisë Socialiste, i ka tejkaluar ...
Mos u shqetësoni fare miq dhe familja LRE. Ne lindëm ...
U hap në vitin 1990 me dëshirën për liri dhe demokraci, si...
Ndoshta do të duhej që Këshilli i Lartë i Prokurorisë ...
Nëse flasim për demokraci, liri, konkurrencë, meritokr...
Surprizues mëngjesi sot. Te kafja më bashkoi me Flamur...
Procesverbali i hyrjes për procedurat e mbajtura përpara g...
Partitë historike politike kanë hije të rëndë. Hijen e...
Ngjarja e tmerrshme e të dielës në Kosovë, kriminale p...
Nëse ka vetëm një gjë që Tirana duhet ta ketë mësuar t...
Ngjarjet e fundit në Leposaviç, ku njësi komando...
Kushdo që e ka dëgjuar dy ditët e fundit Edi Ramën ka ...
Kosova hyri me sukses në një luftë që e fitoi në datën...
Edvin Rama, më shumë ishte si vizitë private apo edhe si v...
Nga Miron Çako, përgjegjës i Zyrës së Katekizmit të Kryepe...
Sulmi terrorist serb në afërsi të Zveçanit dhe qëndrimi i ...
Çdo “justifikim” për çdo humbje dhe për çdo rezultat, ...
Kukësi shënoi fundin e një pritshmërie sociale e cila ...
Besnik Mustafaj i bëri vetes sot një dhuratë të veçantë në...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...